9 Korrik 2023, 16:26
Nga a.l
Rexhep Taip Erdogan dhe Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, falenderoi homologun turk Recep Tayyip Erdogan për mbështetjen e dhënë, për kthimin në atdhe të pesë ish komandantëve ukrainas.
Në një ceremoni të posaçme në qytetin Lviv, të shtunën, Presidenti Zelenskky i cilësoi heronj ish komandantët që luftuan në Mariupol. Ai shprehu mirënjohje ndaj palës turke dhe ndaj Presidentit Erdogan për ndihmën e tij në lirimin e ish komandantëve.
Ish komandantët udhëhoqën vitin e kaluar luftimet për mbrojtjen e portit të Mariupolit, qyteti më i madh që rusët kanë vënë nën kontroll gjatë agresionit të tyre.
Forcat mbrojtëse ukrainase rezistuan në tunele dhe bunkere poshtë uzinës së Azovastalit, derisa në maj morën urdhër nga Kievi që të dorëzoheshin. Më shumë se dy mijë prej tyre u zunë robër luftë nga Rusia.
Moska liroi disa prej forcave ukrainase në shtator, pas një marrëveshjeje për shkëmbimin e robërve të luftës, të ndërmjetësuar nga Ankaraja, sipas së cilës, ish komandantët duhet të qëndronin në Turqi deri në përfundim të luftës.
Deri më tani nuk ka një shpjegim të qartë nga Ankaraja apo Kievi se përse ata u lejuan të ktheheshin në Ukrainë. Një ditë më parë, pasi lajmi u bë i ditur, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Turqia kishte shkelur kushtet e marrëveshjes dhe nuk e kishte informuar Moskën.
Ndërkohë, po të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mori pjesë në meshën e mbajtur për të shënuar ditën e 500 të luftimeve të ukrainasve përballë trupave ruse. Sipas një njoftimi të Presidencës ukrainase, përfaqesues të komuniteteve fetare u lutën për paqe, për fitore dhe çlirimin e vendit./VOA
volodymyr zelenskyy
Bota
9 Korrik 2023, 16:08
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përsëritur deklaratën e bë...
Bota
9 Korrik 2023, 16:03
a.l
Organizata e Kombeve të Bashkuara
SUDAN- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi s...
Bota
9 Korrik 2023, 15:51
a.l
Tunizi
TUNIZI- Në brigjet e Zarzis, në Tunizinë juglindore raportohet për një tjetër varkë të fundosur, ku për...
Bota
9 Korrik 2023, 15:49
a.l
Grupi Wagner
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi në raportin e saj të fundit këtë të diel se mediat shtetërore ruse ...
Bota
9 Korrik 2023, 15:38
a.l
Gjermani
GJERMANI- Festivali kulturor në qytetin perëndimor gjerman, Giessen është kthyer në arenë përleshjes. Si&ccedi...
Bota
9 Korrik 2023, 15:32
a.l
Dhelpra
Një dhelpër arktike e rrëmbyer nga era, një tufë zogjsh përballë një stuhie të Him...
Bota
9 Korrik 2023, 15:21
a.l
Emergjencat
GREQI- Një zonë pyjore pranë ishullit grek Samos është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj t&eu...
Bota
9 Korrik 2023, 15:09
a.l
Helikopter
Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga media me bazë në SHBA 'Wall Street Journal', Polonia i ka dërguar Ukr...
Bota
9 Korrik 2023, 15:00
a.l
Një nga postimet e rreme
UKRAINË- Postimet e rreme për konfliktin në Ukrainë vazhdojnë të bëhen virale në plat...
Bota
9 Korrik 2023, 14:44
a.l
Francë
FRANCË- Fishekzjarret ishin një armë popullore gjatë trazirave në Francë ku mijëra qytetarë u mblodh&eu...