LIVE UPDATES
Bota

Ish-marinsi amerikan që luftoi në Ukrainë dhe pa vdekjen me sy

Bohdan Olinares ka lindur në Ukrainë, por prej moshës dy vjeç ai jeton në Shtetet e Bashkuara. Kur Moska sulmoi Kievin, më 24 shkurt të vitit 2022, ai nuk hezitoi të shërbente si vullnetar për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

7 Tetor 2023, 21:04 Nga I.A
Ish-marinsi amerikan që luftoi në Ukrainë dhe pa vdekjen me sy
Bohdan Olinares

UKRAINË- Shtetasi amerikan Bohdan Olinares është me origjinë nga Ukraina. Prindërit e tij u zhvendosën në Amerikë kur ai ishte vetëm dy vjeç. Por me fillimin e agresionit rus ndaj Kievit, në shkurt të vitit 2022, ai iu bashkua menjëherë Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ish-marinsi amerikan, shërbeu për gjashtë muaj në këtë vend dhe arriti t’i shpëtojë për mrekulli vdekjes ndërsa luftonte në rajonin e Donetskut.

Bohdan Olinares ka lindur në Ukrainë, por prej moshës dy vjeç ai jeton në Shtetet e Bashkuara. Kur Moska sulmoi Kievin, më 24 shkurt të vitit 2022, ai nuk hezitoi të shërbente si vullnetar për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Kur mbërrita në kufirit ukrainas një punonjëse e doganës më tha: “çfarë bën këtu?”, unë iu përgjigja: jam këtu për të luftuar!". Ajo më pas më pyeti: "Përse?!", tregon Bohdan Olinares.

Ai u vendos në rajonin e Donetskut.

"Ishte fillimi i luftës ndoshta dita e shtatë apo e tetë e saj... Prej atij momenti qëndrova për gjashtë muaj", shton ai.

Bohmdan Olinares ka shërbyer me trupat e marinës amerikane dhe kur nisi lufta në Ukrainë, ai ishte veteran i ushtrisë.

“Unë nuk kam një familje timen, grua apo fëmijë. Jam në moshë për ushtri, kam përvojë ushtarake dhe jam ukrainas… Pra, kujt tjetër më shumë se mua i takonte të ndihmonte?!”.

Zoti Olinares u regjistrua përmes Ambasadës së Ukrainës në Uashington. Më pas ai udhëtoi drejt Polonisë nga dhe u fut në territorin e Ukrainës.

Në atë kohë po formohej Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Zoti Olinares iu bashkua batalionit Azov. Ai luftoi në rajonin e Donetskut dhe ndihmoi në mbrojtjen e qytetit të Mariupolit. Po kështu ai shërbeu edhe në rajonin e Kievit.

Muajin e kaluar ish-marinsi mbushi 35 vjeç, por një vit më parë, ndërsa ndodhej në rajonin e Donetskut, ai u përball me një nga momentet më të vështira të jetës se tij, nga i cili mendoi se nuk do të dilte gjallë.

“Po vrapoja dhe gjatë gjithë kohës mendoja: do te vdes, nuk ka asnje shans per te mbijetuar. Një tank po kthehej në drejtimin tim për të më qëlluar, nuk mund të bëja asgjë. Një djalë qe ishte përpara meje më tha: 'Hajde, hajde!'. Ai kishte një radio në dorë dhe një mitraloz, pastaj qëlloi. Pas këtij momenti nuk dëgjova me asgjë. Mendova se me siguri kisha vdekur. Ishte momenti më i vështirë qe përjetova”.

Familja dhe miqtë e zotit Olinares e mbështetën vendimin e tij për të luftuar për Ukrainën.

“Prisja që ata të më thoshin, mos shko! Je çmendur! Por ata thanë se sapo kishin dëgjuar se çfarë kishte thënë Presidenti Zelenskyy, po prisnin për telefonatën time”.

Sot zoti Olinares punon në fushën e teknologjisë së informacionit. Punëdhënësi i tij i ruajti vendin e punës gjatë kohës që ai luftonte në Ukrainë. Ukraina ishte zona e parë luftarake aktive ku ka shërbyer ish-marinsi amerikan. Në muajin gusht, autoritetet e qytetit të Kievit i akorduan atij një medalje ushtarake.

Marrë nga VOA

bohdan olinares

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet