LIVE UPDATES
Bota

Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë: Trump donte të shkonte drejt Kapitolit me mbështetësit e tij

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, zonja Hutchinson tha se ish-Presidenti Trump ishte përpjekur, por pa rezultat, t’i bashkohej turmës së mbështetësve të tij, që marshuan drejt Kapitolit dhe për këtë kishte patur një moment tensioni mes tij dhe një punonjësi të Shërbimit Sekret.

29 Qershor 2022, 18:45 Nga I.A
Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë: Trump donte të
Cassidy Hutchinson

SHBA- Dëshmia të martën në Komisionin që po heton sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, e ish-ndihmëses së lartë të Shtëpisë së Bardhë Cassidy Hutchinson, zbuloi disa nga detajet më të rëndësishme të ofruara deri më sot lidhur me ngjarjen, si dhe përpjekjet e ish-presidentit për të mbajtur me pushtetin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, zonja Hutchinson tha se ish-Presidenti Trump ishte përpjekur, por pa rezultat, t’i bashkohej turmës së mbështetësve të tij, që marshuan drejt Kapitolit dhe për këtë kishte patur një moment tensioni mes tij dhe një punonjësi të Shërbimit Sekret.

Prej disa javësh, në seancat dëgjimore publike në komisionin që po heton ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol, janë ngritur pretendime se përpjekjet e ish-Presidentit Donald Trump për të minuar demokracinë amerikane, çuan në sulmin e dhunshëm të asaj dite.

Kjo ishte një fushatë trysnie shumëplanëshe, e drejtuar nga ish-presidenti, me synimin për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe bllokuar transferimin e pushtetit. Ne kemi treguar se kjo përpjekje bazohej në një gënjeshtër, në gënjeshtrën se zgjedhjet u vodhën dhe u ndotën nga manipulimet në shkallë të gjerë. Gënjeshtra e madhe e Donald Trump-it", tha ligjvënësi demokrat Bennie Thompson.

Por nga një dëshmi e dhënë të martën u zbuluan disa nga detajet më të rëndësishme të ofruara deri më sot. Cassidy Hutchinson, një ish-ndihmëse e lartë e Shtëpisë së Bardhë, zyra e së cilës ndodhej vetëm disa hapa larg Zyrës Ovale (zyra e presidentit të SHBA-ve), tha se zoti Trump dhe këshilltarët e tij më të afërt, mes tyre shefi direkt i saj, Mark Meadows, me detyrën e shefit të Personelit në Shtëpinë e Bardhë, ishin në dijeni të mundësisë për dhunë.

Gjërat mund të shkojnë shumë keq më 6 janar”, tha zonja Hutchinson para ligjvënësve të komisionit, duke dëshmuar se ish-Presidenti Trump ishte plotësisht në dijeni, se mbështetësit e tij ishin të armatosur dhe do të marshonin drejt Kapitolit.

Dëgjova presidentin të thoshte diçka të tillë: Nuk më intereson fare që ata kanë armë. Ata nuk kanë ardhur këtu për të më bërë mua keq. Hiqeni atë dreq pajisje kontrolli (detektorë). Lërini njerëzit e mi të hyjnë dhe ata mund të marshojnë drejt Kapitolit prej këtej”, tha ajo.

Zoti Trump i ka kritikuar hetimet që po kryen komisioni dhe po kështu edhe aleatët e tij republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilët duke iu referuar dëshmisë së zonjës Hutchinson, thanë se ajo po përsëriste histori të thëna nga dikush tjetër. Por zonja Hutchinson, e cila rrezikon ndjekjen penale, nëse gënjen nën betim, dha hollësi nga dëshira e zotit Trump për të marshuar drejt Kapitolit me mbështetësit e tij, edhe pse juristi kryesor i Shtëpisë së Bardhë e kishte paralajmëruar se një gjë e tillë kishte gjasa të ishte e paligjshme.

"Zoti Cipollone tha diçka të tipit: Të lutem, Cassidy merr masa që askush të mos shkojë në Kapitol. Më njofto për çdo gjë. Nëse dikush shkon, do të akuzohemi për çdo shkelje të ligjit që mund të ta marrë mendja”.

Gjatë dëshmisë së saj zonja Hutchinson foli dhe rreth një momenti tensioni të krijuar brenda makinës presidenciale, mes një punonjësi të Shërbimit Sekret dhe ish-Presidentit Trump, pasi ky i fundit përfundoi fjalimin përpara mbështetësve të tij më 6 janar. Debatet, sipas zonjës Hutchinson, kulmuan me një përpjekje të zotit Trump për të kapur me forcë timonin e makinës presidenciale që drejtohej nga një punonjës i Shërbimit Sekret.

Presidenti tha pak a shumë: ‘Unë jam presidenti. Më ço në Kapitol, urgjent’, por Bobby iu përgjigj: ‘Jo, ju duhet të ktheheni në Shtëpinë e Bardhë’. Presidenti më pas iu afrua pjesës së përparme të automjetit për të kapur timonin”.

Në një dëshmi të mëparshme zonja Hutchinson ka thënë se shumë ligjvënës republikanë i kërkuan Presidentit Trump, që në përfundim të mandatit, t’u jepte atyre falje presidenciale, duke i mbrojtur nga ndjekje të mundshme ligjore në të ardhmen, të shqetësuar mesa duket nga roli i tyre në minimin e procesit zgjedhor. Të martën, ajo zbuloi se edhe avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani si dhe shefi i saj, Mark Meadows, kishin kërkuar gjithashtu falje presidenciale.

Pyetjes së ligjvënëses republikane Liz Cheney, nëse zoti Meadows ishte interesuar të siguronte një falje presidenciale lidhur me 6 janarin, zonja Hutchinson iu përgjigj:

"Po, zoti Meadows kërkoi falje presidenciale".

Vetë Komisioni i 6 janarit nuk mund të ngrejë akuza penale, por mund t’ia rekomandojë një gjë të tillë Departamentit të Drejtësisë. Ligjvënësit pritet të rifillojnë seancat dëgjimore publike në muajin korrik.

cassidy hutchinson liz cheney mark meadows

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet