All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ish-Presidenti Trump e krahason veten me Nelson Mandelën

24 Tetor 2023, 17:36 Nga a.l
Ish-Presidenti Trump e krahason veten me Nelson Mandelën
Donald Trump
All - Paragraf - 1

SHBA- Michael Cohen, i cili më parë ka qenë avokat i ish-Presidentit Trump, pritet të dëshmojë sot kundër shefit të tij të vjetër si një dëshmitar kyç në gjyqin që kërcënon të dëmtojë kompaninë e tij të pasurive të paluajtshme dhe imazhin e tij të një ish-Presidenti të pasur.

Ai ka thënë se përballja me ish-Presidentin Trump në gjykatë, do të jetë hera e parë në pesë vjet që ai do ta shohë nga afër ish-shefin e tij. Zoti Trump pritet të dëshmojë më vonë në gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork, ku deri më tani, prania e tij në sallë ka qenë vullnetare.

Gjatë një fjalimi fushate mbrëmë në Nju Hempshër, Ish-Presidenti Trump e krahasoi veten me aktivistin e anti-aparteidit Nelson Mandela, duke thënë se ai është viktimë e prokurorëve federalë dhe shtetërorë, që ai pretendon se e kanë vënë në shënjestër atë dhe bizneset e tij për arsye politike.

‘Nuk e kam problem të jem Nelson Mandela, sepse po e bëj këtë për një arsye. Ne duhet të shpëtojmë vendin tonë nga këta fashistë, këta të çmendur me të cilët duhet të merremi. Ata janë njerëz të tmerrshëm dhe po shkatërrojnë vendin tonë’, tha ish-Presidenti Trump para një grumbulli të mbështetësve të tij në një kompleks sportiv në qytetin Deri.

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela ka vuajtur një dërnim me 27 vjet burg për aktivitetin e tij kundër sistemit të aparteidit, për të cilin është nderuar me çmimin Nobel për Paqen.

Zoti Trump kritikoi Presidentin Joe Biden për mënyrën se si e ka menaxhuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe u zotua të ndërtojë një sistem të mbrojtjes nga raketat në Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me sistemin izraelit ‘Iron Dome’.

‘Unë ju premtoj se si president, do të rivendos paqen me forcë dhe do të parandalojmë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Unë i njoh të gjitha palët. Dobësia që Presidenti Joe Biden tregoi me Iranin dhe të tjerët shkaktoi sulmin ndaj Izraelit. Kjo është shumë e thjeshtë, ata nuk do ta kishin sulmuar kurrë Izraelin, nëse unë do të isha President.’

Ish-Presidenti Trump i bëri komentet pasi dorëzoi personalisht dokumentet për t’u regjistruar për zgjedhjet paraprake në shtetin Nju Hempshër.

Në publik, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur, por dy burime të njohura me këtë çështje thanë se Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit kanë shtuar thirrjet private në bisedat me izraelitët për të shtyrë ofensivën tokësore. Përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara është të fitojë kohë në negociatat për lirimin e pengjeve të tjerë.

I pyetur për mundësinë e një armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, Presidenti Biden tha: ‘Ne duhet t'i lirojmë pengjet dhe pastaj mund të flasim’. /VOA 

donald trump

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje