LIVE UPDATES
Bota

Ish-zëvendëspresidenti Pence mund të dëshmojë në gjyq kundër Trumpit

I pyetur nga CBS nëse ai do të bëhej dëshmitar kundër Trumpit, nëse rasti shkon në gjykim, Pence tha se nuk ka “plane” për të dëshmuar, por nuk e hodhi poshtë mundësinë për ta bërë këtë.

6 Gusht 2023, 13:48 Nga I.A
Ish-zëvendëspresidenti Pence mund të dëshmojë në
Donald Trump dhe Mike Pence

SHBA- Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara nga Partia Republikane, Mike Pence, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë dëshmitar i prokurorisë, nëse ish-shefi i vet Donald Trump përfundon në gjyq nën akuzat për orkestrimin e një konspiracioni kriminal për ta shfuqizuar disfatën e tij në zgjedhjet presidenciale më 2020.

I pyetur nga CBS nëse ai do të bëhej dëshmitar kundër Trumpit, nëse rasti shkon në gjykim, Pence tha se nuk ka “plane” për të dëshmuar, por nuk e hodhi poshtë mundësinë për ta bërë këtë.

“Por, njerëzit mund të kenë besim se ne do t’i bindemi ligjit, ne do t’i përgjigjemi thirrjes së ligjit, nëse vjen ajo, dhe ne thjesht do ta themi të vërtetën”, tha Pence, i cili po garon kundër Trumpit në garën për kandidatin e republikanëve për president.

Pence u bë figurë qendrore në aktakuzën e fundit kriminale që u ngrit ndaj Trumpit më 1 gusht nga Departamenti i Drejtësisë, e cila e ngarkon ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara (SHBA) me akuza se ka tentuar të mbetet në pushtet jashtëligjshëm, pasi i humbi zgjedhjet presidenciale kundër demokratit Joe Biden më 2020.

Trumpi u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat më 3 gusht.

Para dhe gjatë certifikimit të fitores së Bidenit në Kongres më 6 janar 2021, Pence i mbikëqyri procedurat në rolin e tij ceremonial si president i Senatit të SHBA-së. Ai u përball me trysni të madhe nga Trumpi për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve, por nuk pranoi.

Disa nga përkrahësit e Trumpit, të cilët shkaktuan trazira në Kapitolin e SHBA-së, brohoritën “vareni Mike Pencen!”

Ajo trysni e vazhdueshme dhe “shënimet e njëkohshme” që Pence i kishte marrë gjatë procedurave dhe trazirave të 6 janarit 2021, citohen shpesh në aktakuzën e javës së kaluar kundër Trumpit. Në një pikë, aktakuza i referohet një telefonate të 1 janarit 2021, gjatë të cilës Trumpi e qortoi Pencen pse nuk kishte marrë pjesë në planin për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ju jeni shumë i sinqertë”, i kishte thënë Trumpi Pences.

Dëshmia e mundshme e Pences dhe shënimet e tij mund të bëhen pjesë kyçe për rastin e prokurorisë kundër Trumpit. Për herë të parë në fushatën fillestare, Trumpi e sulmoi Pencen të shtunën. Ai e mohoi se e kishte vlerësuar atë si “tejet të sinqertë”, por e quajti atë tani “Mike Pence i vogël”.

Fushata presidenciale e Pence ka dështuar të marrë hov deri tani, dhe ai madje rrezikon të mos ia dalë të jetë as në debatin e parë republikan presidencial në fund të këtij muaji, për shkak të mungesës së donatorëve. Derisa ai ka mbetur shumë mbrapa, Trumpi është duke i prirë bindshëm garës së republikanëve, pasi ka shijuar rritje në sondazhe sa herë që është ngritur aktakuzë ndaj tij.

Marrë nga REL

mike pence donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj