LIVE UPDATES
Bota

Kirigistani në krizë për energji, por jo industria e saj e kriptovalutave

Më 26 korrik, si përgjigje direkte ndaj një hulumtimi të Shërbimit Kirgiz të Radios Evropa e Lirë (REL), presidenti i shtetit, Sadyr Japarov, ka tentuar ta arsyetojë punën e kompanisë për mihje të kriptovalutave në provincën Çui, afër kryeqytetit, Bishkekut.

6 Gusht 2023, 09:24 Nga I.A

Kirigistani në krizë për energji, por jo industria e saj e

KIRIGISTAN- Derisa autoritetet kirgize kanë qenë duke e përgatitur popullatën për mundësinë e problemeve me rrymë këtë dimër, një kompani gjigante për mihjen e kriptovalutave ka qenë duke shpenzuar çdo ditë më shumë energji sesa të gjitha fabrikat, minierat dhe tregjet që punësojnë mijëra banorë të këtij shteti.

Por, ndoshta vetëm edhe këtë javë. Më 26 korrik, si përgjigje direkte ndaj një hulumtimi të Shërbimit Kirgiz të Radios Evropa e Lirë (REL), presidenti i shtetit, Sadyr Japarov, ka tentuar ta arsyetojë punën e kompanisë për mihje të kriptovalutave në provincën Çui, afër kryeqytetit, Bishkekut.

Japarov ka thënë se kompania ka qenë duke e paguar rrymën me normën më të lartë të mundshme dhe ka pretenduar se Kirgizia ka tepricë të energjisë gjatë verës.

Operacionet e mihjes së kriptovalutave “mund të ndalen në muajt e dimrit” nëse përballemi me mungesë, ka shtuar ai, duke pretenduar se puna e kompanisë së kriptovalutave i ka shtuar në arkën e shtetin 2.5 milionë dollarë si taksa dhe 5.5 milionë dollarë si pagesa të rrymës.

Mirëpo, më 31 korrik, ministri i Energjisë, Taalaibek Ibraev, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kompania mbrapa mihjes së kriptovalutave e ka “përfunduar bashkëpunimin” me centralin elektrik shtetëror dhe e ka fajësuar hulumtimin e Radios Evropa e Lirë, pse kompania ka vendosur ta blejë rrymën prej Kazakistanit fqinj.

“Nuk ka pasur vjedhje të shtetit. Mirëpo, pas këtij hulumtimi, kompania i ka dhënë fund bashkëpunimit me shtetin, prej 1 gushtit. Prandaj, tani ne do të humbasim para. Kompania do të blejë rrymë nga kompania kazake dhe do t’i fitojmë vetëm paratë e transferit. Në vend të 5.5 milionë dollarëve, ne do t’i fitojmë vetëm 195.000 dollarë”, ka thënë Ibraev.

Mirëpo, a është kjo marrëveshje aq e mirë për shtetin sa janë duke e prezantuar zyrtarët?

Irritimi i shpejtë i Ibraevit për humbje të fitimeve është në kundërshtim të madh me komentet e tij të javës së kaluar, kur ka qenë duke tentuar ta përhapë sa më shumë fushatën për kursim të energjisë.

Më 20 korrik, gjatë një takimi të kabinetit, Ibraev ka bërë thirrje për miratimin e një dekreti presidencial që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në sektorin e energjisë për periudhë trevjeçare.

Kjo pasi, autoritetet janë detyruar të blejnë 3.5 miliardë kilovatë të energjisë nga Rusia dhe Turkmenistani në vjeshtën dhe dimrin e kaluar.

Dhe, Japarov e ka nënshkruar dekretin për shpallje të emergjencës.

Shkalla e problemit nuk do fjalë.

Hidrocentrali Toktogul i Kirgizisë prodhon 1.200 megavatë rrymë në orë, çka nënkupton përmbushjen e nevojave të një të tretës së popullsisë.

Mirëpo, rezervuari mbi të cilin prodhohet rryma, aktualisht është në nivelin më të ulët në tre vjetët e fundit.

Pavarësisht se Qeveria e ka mbuluar mungesën me importe, shumë pjesë të Kirgizisë kanë vuajtur nga problemet me rrymë dimrin e shkuar.

Një prej tyre ka qenë Kemini, ku banorët që kanë jetuar afër kompanisë për mihje të kripovalutave, nuk kanë qenë pothuajse aspak të vetëdijshëm sa shumë rrymë ka shpenzuar vetëm ajo.

“Në vjeshtë është zgjatur lidhja e transmisionit dhe janë instaluar shumë transformatorë. Kam dëgjuar se rryma që e shpenzon për një ditë kompania e kriptovalutave, është mjaftueshëm për Keminin për tri ditë”, ka thënë Zholdoshbek Dalbaev, banor i zonës, në një intervistë për Shërbimin Kirgiz të Radios Evropa e Lirë.

“Fillimisht, ata na i kanë ndalur dritat. I kam pyetur, pse po na i ndalin neve dritat për shkak të asaj gjëje? A mos na duhet të organizojmë protestë? Prej atëherë, më nuk na i kanë ndalur dritat”.

Banorët lokalë kanë thënë se kompania për mihje të kriptovalutave është ndërtuar në territorin e një ish-kampi veror të shtetit për fëmijë, dhe tani është shumë e mbrojtur.

Rreth saj ka tela gjemborë, territori është rreth dy hektarë dhe puna është e ndarë në tri seksione, kanë treguar pamjet me dronë të siguruara nga REL-i.

Një zyrtar policor që e ruan ndërtesën, e ka përshkruar atë si “objekt strategjik”, kur një gazetar i REL-it, ka tentuar të hyjë në ndërtesë, por nuk ka pasur sukses.

Barra që e ka vënë kjo kompani në sistemin shtetëror të energjisë, nuk është vetëm anekdotë.

Ajo është mbështetur edhe nga Ministria e Energjisë, bazuar në të dhënat për konsumatorët e mëdhenj, që kanë qenë të qasshme deri vonë.

Të dhënat për prill, të publikuara në faqen esep.energo.kg tregojnë se kompania Solarcoin ka qenë në krye të kompanive që kanë shpenzuar rrymë - 17 milionë kilovatë - duke e tejkaluar edhe prodhuesen më të madhe të çimentos në Kirgizi - 13.5 milionë kilovatë.

Pas publikimit të Radios Evropa e Lirë, lista nuk është më e qasshme në faqe.

Mirëpo, supozimi se kompania në Kemin e ka përdorur rrjetin shtetëror të energjisë, është konfirmuar nga zyrtari Gulzhigit Murzakarimov.

Murzakarimov ka thënë, po ashtu, se vendimi i miratuar më 2019, që ua parandalonte kompanive për mihje të kriptovalutave marrjen e energjisë nga rrjeti shtetëror, nuk është më në fuqi.

Ai ka thënë se tani kompani, si Solarcoin, mund të kenë qasje në rrjet “nëse ekzistojnë kapacitete”, duke mos komentuar pse atëherë ka pasur probleme me rrymë në Kemin.

Mihja e kriptovalutave bëhet përmes disa kompjuterëve që punojnë vazhdimisht për të zgjidhur probleme të komplikuara matematikore, ashtu që ta fitojnë në këmbim një kriptovalutë.

Sistemet e ftohjes punojnë, po ashtu, vazhdimisht, që të parandalojnë djegien e kompjuterëve.

Ky proces është jashtëzakonisht i kushtueshëm.

Por jo edhe në Azinë Qendrore, fakt që e ka bërë rajonin shumë tërheqës për mihësit e kriptovalutave, disa prej të cilëve kanë ikur prej Kinës, pasi kjo praktikë është shtypur atje.

Në Kirgizi, tarifa më e madhe e rrymës, që paguhet nga kompanitë për mihje të kriptovalutave dhe kompani tjera të mëdha, është 0.06 dollarë për kilovat në orë.

Kjo shifër është rreth pesë herë më madhe sesa ajo të cilën e paguajnë ekonomitë familjare në këtë shtet, mirëpo është e krahasueshme me tarifat që paguajnë ekonomitë familjare në shtetet me sasi të mëdha të energjisë si Venezuela, Rusia dhe Arabia Saudite.

Prej kur Solarcoin e ka nisur punën në dhjetor, çmimi i kriptovalutës më të popullarizuar, Bitocoin është dyfishuar dhe aktualisht një monedhë e tillë kushton 30.000 dollarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga burime të industrisë, shteti fqinj i Kirgizisë, Kazakistani, tani është bërë vendi i dytë më i madh në botë sa i përket mihjes së kriptovalutave, pas Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët kazakë të energjisë e kanë përmendur me raste ndikimin që e ka pasur ky sektor në furnizimin e popullatës me energji, sidomos në pjesën jugore të shtetit.

Zyrtarë për zbatim të ligjit në Kazakistan, madje, edhe janë zotuar për mbyllje të operacioneve ilegale, prej të cilave kanë përfituar figura të njohura, sikurse rasti i Bolat Nazerbaev, vëllait të ish-presidentit kazak, Nursultan Nazarbaev.

Shërbimet kirgize të sigurisë kanë kryer edhe shumë bastisje në zonat për mihje të kriptovalutave.

Megjithatë, hulumtimi i Radios Evropa e Lirë sugjeron se konflikt interesi mund të ketë në rastin e Solarcoinit.

Korrespodentët e kanë zbuluar se një grua me emrin Tatyana Martinova, është renditur si njëra prej bashkëthemeluesve të Solarcoinit.

Martinova ka punuar në të kaluarën si drejtore e kompanisë tjetër Ai Element, e cila është themeluar nga ish-ligjvënësi Farkhat Iminov.

Të dhënat nga portali qeveritar tregojnë se dikush me këtë mbiemër dhe me iniciale të Iminovit ka paguar 300 dollarë si taksë për tokë dhe pak më shumë se 50 dollarë si taksë tjetër në emër të Solarcoinit në Kemin, në muajin janar.

Ky është zhvillim i rëndësishëm sepse Iminov është zgjedhur në nëntor të vitit të kaluar në bordin e drejtorëve të Termocentraleve JSC – kompanisë shtetërore që i mbikëqyr të gjitha termocentralet e Kirgizisë – sapo punimet për nisje të punës së Solarcoinit kanë qenë drejt fundit.

Martinova përmendet edhe si themeluese e kompanisë tjetër, Metrum KG, status që ajo e ndan me Zhyrgalbek Turuskulov, tjetër ligjvënës të kthyer në zyrtar për energji.

Turuskulov i ka thënë Radios Evropa e Lirë në telefon se e ka parë Martinovan vetëm një herë në jetë dhe nuk di shumë për të.

As Martinova dhe as Iminov nuk kanë qenë të qasshëm për koment, derisa Aisana Ismailova, e përmendur si drejtoreshë e Solarcoinit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë përmes telefonit se do të deklarohet, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Për shkak të varësisë së Kirgizisë në hidrocentrale, vjetët e thatë sikurse 2023 mund të krijojnë telashe për rrjetin elektrik.

Më herët gjatë këtij viti, zëvendëskryetari i kabinetit të ministrave Bakyt Torobaev, ka vlerësuar se Kirgizia do të përfshihet nga një sezon i nxehtë dhe do të ketë 1 miliard kubikë më pak ujë sesa vitin e kaluar.

Historia tregon se Kirgizia duhet të sigurojë 6-7 miliardë metra kubë ujë në Toktogul gjatë muajve të dimrit për t’i shmangur problemet me rrymë, që patën ngjallur zemërim të ashpër ndaj regjimit të presidentit Kurmanbek Bakiev, më shumë se një dekadë më parë.

Lideri aktual i Kirgizisë, Japarov, ka qenë zyrtar i lartë në atë qeveri.

Në komentet e tij pas hulumtimit të REL-it, Japarov e ka përsëritur refrenin e paraardhësit të tij se Kirgizia “do të bëhet shtet që eksporton energji”.

Mirëpo, eksperti i energjisë, Ernest Karybekov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se projekti Solarcoin është një tjetër shembull sesi interesat private bëhen prioritet kundrejt të mirës publike, kur është puna për sektorin e brendshëm të energjisë.

“Nëse unë, ju apo ndonjë qytetar tjetër kërkon rrymë për ta hapur një fabrikë, ata do të thonë se s’ka kapacitete, ose do të refuzohet kërkesa”, i ka thënë Karybekov Radios Evropa e Lirë. “A përbën rrezik? Natyrisht që po. Mirëpo, autoritetet i japin leje dikujt për ta pasuruar veten”, ka thënë mes tjerash Karybekov.

Marrë nga REL

sadyr japarov

Sondazh

Poll
Bota 6 Gusht 2023, 07:40 I.A

Perspektiva ekonomike e Ballkanit

Foto ilustruese BALLKAN- Europa Juglindore pritet të jetë nënrajoni me rritjen më të shpejtë në krahasim me zonat e Euro...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj