LIVE UPDATES
Bota

Detyrim supermarketeve për dhurimin e ushqimeve të pashitura?

Rajoni i Brukselit dëshiron të vendosë detyrime ligjore për supermarketet e mëdha që të dhurojnë ushqimet e pashitura. Edhe vedne të tjera të BE-së kanë prezantuar legjislacione të ngjashëm. Por a funksionon kjo?

6 Gusht 2023, 08:45 Nga I.A
Detyrim supermarketeve për dhurimin e ushqimeve të pashitura?
Foto ilustruese

BRUKSEL- Një herë në javë, Jeannine Weyekmans dhe vullnetarë të tjerë u japin ushqim rreth 150 familjeve. Kryetarja e kësaj banke ushqimore e di se njerëzit që vijnë këtu nuk kanë zgjidhje tjetër. Këtë të enjte, shumë njerëz gjetën rrugën drejt kishës protestante në komunën e Laekenit të Brukselit.

Burrat dhe gratë mbushin karrocat dhe çantat e tyre të blerjeve me atë që u jepet nga vullnetarët. Mes tyre ka shumë familje me fëmijë. Pranë një grumbulli buke, mbi tavolina ka salca dhe perime. Në anën tjetër të dhomës, njerëzit marrin qese të vogla me patate të skuqura dhe kuti me ëmbëlsira. Ka gjithashtu ujë të gazuar, fruta dhe vaj. Në një frigorifer të madh, ka mish.

Ndryshe nga një supermarket, njerëzit nuk paguajnë, por gjithashtu nuk mund të zgjedhin nga raftet gjithçka që mund të dëshirojnë. Njerëzit gjejnë vetëm atë që është dhuruar nga supermarketet. Disa nga produktet e kanë kaluar datën më të mirë para përdorimit, të tjerët jo. Ndër produktet janë disa, si vaji apo mielli, që kanë një flamur të BE-së. Ato janë paguar nga një projekt i BE-së.

Kërkesa e lartë në bankat ushqimore të Brukselit

Njerëzit vijnë këtu për arsye të ndryshme, tha Jeannine Weyekmans për DW. Disa prej tyre kanë të drejtë përmes autoriteteve të mirëqenies sociale, të tjerët janë në borxhe apo ka edhe njerëz që presin të marrin dokumentat e qendrimit dhe nuk lejohen të punojnë ndërkohë.

Ajo thotë se ata nuk bëjnë ndonjë verifikim të hollësishëm, sepse njerëzit që vijnë këtu kanë vërtet nevojë për të. Por sidoqoftë ata kurrë nuk do të largonin ndokënd pa ushqim, shtoi ajo. Çdo të enjte ata shpërndajnë ushqimet për nevojtarët. Disa nga njerëzit që vijnë këtu jetojnë me atë që marin nga e enjtja deri të enjten pasuese, thotë Weyekmans.

Banka e ushqimit në Laeken është një nga afërsisht 140 bankat ushqimore në rajonin e Brukselit dhe Brabant, e cila merr një pjesë të produkteve të saj nga banka ushqimore e Brukselit dhe Brabant. Banka e ushqimit u siguron çdo vit 5 milionë kilogramë ushqime organizatave jofitimprurëse, tha për DW presidenti Luc Rogge. Banka rajonale e ushqimit shërben si qendër për dhurimet ushqimore nga supermarketet në bankat e ushqimit dhe shpërndan ushqime të paguara nga një projekt i BE-së për më të privuarit (FEAD). Kjo përbën rreth 40% të shumës vjetore.

Banka e ushqimit operon me vullnetarë dhe mbështetet nga autoritetet sociale dhe rajoni. Pa angazhimin e njerëzve si Luc Rogge dhe Jeannine Weyekmans, më shumë ushqim ndoshta do të shkonte dëm. 

Planet për të bërë të detyrueshëm dhurimin e ushqimeve

Eurostat vlerëson se afërsisht 10% e të gjithë ushqimit të vënë në dispozicion të konsumatorëve të BE-së përfundon në plehra. Në vitin 2020, ajo arriti në afro 59 milionë tonë, sipas BE-së. Në të njëjtën kohë, BE thotë se 32.6 milionë njerëz në Evropë nuk janë në gjendje të përballojnë një vakt cilësor në çdo dy ditë.

Në zonën e Brukselit, ministri rajonal Alain Maron thotë në një deklaratë në faqen e tij online se janë 70.000 njerëz që mbështeten tek bankat e ushqimit. Duke filluar nga viti 2024 ai dëshiron të detyrojë dyqanet me një sipërfaqe prej më shumë se 1000 metra katrorë të dhurojnë ushqime të pashitura, por ende të konsumueshme. Një projekt-dekret kaloi në lexim të parë dhe duhet t'i nënshtrohet hapave të mëtejshëm legjislativ. 

Hans Cardyn, zëdhënës i shoqatës belge të tregtisë me pakicë Comeos tha për DW, se supermarketet në Belgjikë tashmë po dhuronin shumë. Ai beson se ligji i ri do të vinte në disavantazh klientët, të cilët nuk do të përfitonin më nga çmimet e ulura të mallrave që u afron afati i skadencës. Një problem tjetër sipas Cardyn, është se detyrimi vlen vetëm për dyqanet me mbi 1000 metra katrorë sipërfaqe me pakicë. Ky plan mund të duket si një ide e mirë, por në fakt është një "ide e mire e gabuar", tha përfaqësuesi i shoqatës së tregtisë me pakicë për DW. 

Legjislacioni në vendet e tjera evropiane

Belgjika nuk është vendi i parë që dëshiron të prezantojë legjislacionin që ka të bëjë me donacionet ushqimore nga supermarketet. Sipas Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit (FEBA), e cila përfaqëson 351 banka ushqimore në 30 vende, ato vëzhgojnë tri qasje të ndryshme. Disa vende si Franca dhe Republika Çeke i detyrojnë shitësit të nënshkruajnë marrëveshje për dhurimin e ushqimit për organizatat e ndihmës ushqimore. Vende të tjera, si Italia dhe Moldavia, zgjedhin stimujt fiskalë ose thjeshtojnë procedurat administrative, tha për DW Angela Frigo, Sekretarja e Përgjithshme e FEBA. Së fundi, ajo shtoi se ka vende, si Holanda dhe Hungaria, të cilat do të preferonin marrëveshje vullnetare për zbatimin e legjislacionit. Spanja po planifikon gjithashtu të prezantojë ligje për të ndaluar mbetjet ushqimore.

E pyetur nga DW nëse ky lloj legjislacioni ndryshon situatën për bankat ushqimore, shoqata u përgjigj se "në varësi të vendit, zbatimi i këtyre qasjeve ka sjellë rritje apo ulje të sasisë së donacioneve ushqimore”, thuhet në deklaratë. Megjithatë, ndryshimi kryesor ishte "fokusi më i madh në çështjen e dhurimit të ushqimit dhe një dialog i përforcuar midis të gjitha palëve të përfshira".

A është detyrimi i donacioneve zgjidhja e duhur? 

Paul Milbourne, një gjeograf social në Universitetin e Cardiffit, thotë për DW, se edhe pse "sado pak ndihmon", pyetja më e madhe se pse ka mbetje ushqimore nuk trajtohet në asnjë nga këto nisma. Ai beson se modeli i shitjes me pakicë të supermarketeve përfshin një element tepricë dhe se nuk trajtohet aspekti i mbiprodhimit të ushqimit.

Mbetjet e ushqimit nuk vijnë vetëm nga supermarketet. Sipas Komisionit të BE-së, mbi 50% e mbetjeve ushqimore vijnë nga familjet. Deri në vitin 2030, BE-ja dëshiron të prezantojë objektiva ligjërisht të detyrueshëm për të reduktuar mbetjet ushqimore. Në korrik, Komisioni i BE-së propozoi reduktimin e mbetjeve ushqimore me 10% në përpunim dhe prodhim dhe 30% për frymë në shitje me pakicë dhe konsum. Megjithatë, këto propozime ende duhet të diskutohen nga parlamenti i BE-së dhe shtetet anëtare.

Modele të tjera për të trajtuar varfërinë ushqimore

Gjeografi social Milbourne mendon se është problematike përdorimi i mbetjeve ushqimore për të ushqyer njerëzit me të ardhura të ulëta dhe se ka modele më të mira për të siguruar ushqim për ta sesa bankat ushqimore që vijnë me stigmatizimin. Si një prej tyre, ai përmend të ashtuquajturin model të dyqaneve ushqimore në komunitet, i cili po fillon të zhvillohet në Britaninë e Madhe. Në këtë model, njerëzit mblidhen dhe blejnë ushqime me kosto të reduktuara. Ata ua kalojnë reduktimet anëtarëve të tyre, ngjashëm si në një kooperativë. Përfitimi, sipas Milbourne, është se do t'u jepte të drejtë njerëzve me të ardhura të ulëta për një shumëllojshmëri ushqimesh të cilësisë së lartë. Ai mendon se e gjithë qasja ndaj ushqimit duhet të ndryshojë dhe të shihet si e drejtë.

Në Bruksel, dy vullnetarët mirëpresin planin e rajonit të Brukselit për t'i bërë donacionet të detyrueshme. Ndërsa Luc Rogge mendon se në praktikë mund të mos ndryshojë aq shumë, pasi shumica e supermarketeve tashmë po dhurojnë pothuajse gjithçka, Jeannine Weyekmans është më optimiste. Ajo mendon se është një ide e mrekullueshme dhe shpreson të jetë në gjendje të ndihmojë edhe më shumë njerëz në të ardhmen.

Marrë nga DW

supermarkete

Sondazh

Poll
Bota 6 Gusht 2023, 07:40 I.A

Perspektiva ekonomike e Ballkanit

Foto ilustruese BALLKAN- Europa Juglindore pritet të jetë nënrajoni me rritjen më të shpejtë në krahasim me zonat e Euro...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë