LIVE UPDATES
Bota

Izraeli intensifikon sulmet në gjithë Gazën, banorët: Bombardimet vazhduan për thuajse 24 orë pa ndërprerje

Sulmet nga ajri dhe ato tokësore me tanke, u njoftuan gjithashtu në zonat qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Banorët thanë se bombardimet vazhduan për pothuajse 24 orë pa ndërprerje.

24 Prill 2024, 07:20 Nga M.B
Izraeli intensifikon sulmet në gjithë Gazën, banorët:
Foto ilustruese

LUNDJE E MESME- Sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën të martën në disa nga goditjet më të fuqishme prej javësh, sipas banorëve. Ndërkohë ushtria urdhëroi evakuime të reja në veri të enklavës, duke paralajmëruar civilët se ndodheshin në një "zonë të rrezikshme luftarake". Sulmet nga ajri dhe ato tokësore me tanke, u njoftuan gjithashtu në zonat qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Banorët thanë se bombardimet vazhduan për pothuajse 24 orë pa ndërprerje.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee u kërkoi banorëve të katër zonave në Beit Lahiya në skajin verior të Gazës që të zhvendosen në dy zona të caktuara. Ai tha se ushtria "do të veprojë me forcë ekstreme kundër infrastrukturës terroriste dhe elementeve të rrezikshëm" në rajon. Në një deklaratë të lëshuar më vonë të martën, ushtria tha se "ndjek ligjin ndërkombëtar dhe merr masa paraprake për të zbutur dëmet ndaj civilëve".

Bombardimet e reja në veri të Gazës vijnë pothuajse katër muaj pasi ushtria izraelite njoftoi se po tërhiqte trupat nga atje, duke thënë se Hamasi nuk i kontrollonte më ato zona. Këtë muaj, Izraeli tërhoqi gjithashtu shumicën e forcave në Gazën jugore. Por përpjekjet për të arritur një armëpushim kanë dështuar dhe bombardimet dhe sulmet izraelite në territorin ku trupat e tij janë tërhequr, po e bëjnë të vështirë për banorët e Gazës të zhvendosur që të kthehen në shtëpitë e braktisura.

Bombardimi i së martës erdhi pasi sirenat e alarmit për raketat u dëgjuan në dy qytete kufitare izraelite jugore, megjithëse nuk pati njoftime për viktima. Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, një grup aleat i Hamasit, mori përgjegjësinë për sulmet në Sderot dhe Nir Am. Goditjet dëshmuan se militantët janë ende në gjendje të lëshojnë raketa pothuajse 200 ditë pasi filloi lufta, e cila ka rrafshuar pjesë të mëdha të enklavës dhe ka zhvendosur pothuajse të 2.3 milionë banorët e saj.

Hamasi tha se Izraeli kishte arritur vetëm "poshtërim dhe disfatë" me ofensivën e tij. Duke folur në një video të transmetuar nga televizioni Al Jazeera, Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, bëri thirrje për një përshkallëzim të konfliktit në të gjitha frontet dhe ngriti lart Iranin për sulmin kundër Izraelit në fillim të këtij muaji. Ai tha gjithashtu se Hamasi i qëndronte kërkesave të tij në bisedimet e armëpushimit që Izraeli t'i japë fund krejtësisht luftës së tij, të tërheqë të gjitha trupat e tij nga Gaza dhe të lejojë të zhvendosurit të kthehen në veri. Izraeli i ka rezistuar një armëpushimi të përhershëm, duke thënë se kjo do të lejonte vetëm rigrupimin e Hamasit./ VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj