LIVE UPDATES
Bota

Izraelitët ndërhyrje ushtarake në Bregu Perëndimor, palestinezët: Operacioni më i madh në dy dekada

6 Shtator 2024, 15:47 Nga DOSJA
Izraelitët ndërhyrje ushtarake në Bregu Perëndimor,
foto ilustruese

IZRAEL- Trupat izraelite duket se u tërhoqën nga tre kampe refugjatësh në Bregun Perëndimor, pas një operacioni ushtarak më shumë se njëjavor, që la pas dhjetra të vdekur dhe shkatërrime. Të premten, trupat izraelite u panë të largoheshin nga kampi i Xheninit, ndërsa më herët u tërhoqën edhe nga kampet Tulkarem dhe Al Faraa. Ushtria izraelite tha se operacioni kishte si objektiv çrrënjosjen e Hamasit nga Bregu Perëndimor. Palestinezët thonë se ka patur shkatërrime të mëdha në Xhenin.

Palestinezët thonë se ky është operacioni më i madh i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor që prej dy dekadash. Sulmi është përqëndruar në qytetet Xhenin dhe Tulkarm.

Zyrtarët izraelitë thonë se operacioni ka në objektiv udhëheqësit terroristë në Bregun Perëndimor dhe se forcat izraelite kanë vrarë deri më tani të paktën 29 prej tyre. Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë thënë se pjesa më e madhe ishin anëtarë të organizatave të tyre.

Analistët izraelitë thonë se Hamasi ka filluar të përqëndrohet tek Bregu Perëndimor, pasi u dobësua në Gazë.

“Në Rripin e Gazës, Hamasi është pothuajse plotësisht i shpërbërë. Irani dhe udhëheqësit e Hamasit në mërgatë, e kuptojnë se kanë humbur një pjesë të rëndësishme të të ashtuquajturit ‘aksi i rezistencës’. Po përpiqen ta kompensojnë këtë humbje duke forcuar infrastrukturën në Bregun Perëndimor, duke futur kontrabandë armë dhe eksploziv, si dhe para nga Siria, Libani dhe Iraku, nëpërmjet Jordanisë, dhe në vazhdim përmes luginës së Jordanit dhe drejt pjesëve veriore të Bregut Perëndimor”, i tha Zërit të Amerikës, Kobi Michael, studiues në Institutin për Studimet e Sigurisë Kombëtare, në Universitetin e Tel Avivit.

Zyrtarët politikë dhe ushtarakë të Izraelit thonë se aktiviteti terrorist në Bregun Perëndimor është shtuar, ndër të tjera edhe me prodhimin lokal të armëve.

“Zbuluam se në Xhenin, në Ramallah, ka një industri serioze ushtarake që ka prodhuar për vite të tëra, jo vetëm raketa, por edhe bomba dhe armë të ndryshme. Mendoj se ky është objektivi ynë”, tha Amit Halevi, deputet i Partisë Likud në parlamentin izraelit.

Por, palestinezët thonë se operacioni në Bregun Perëndimor po dëmton edhe civilët, në veçanti kampin e refugjatëve në Xhenin. Ata thonë se ushtria izraelite ka prishur shumë rrugë, ndërsa gërmon për paisje shpërthyese, duke e bërë të pamundur udhëtimin drejt kampit. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në disa zona.

Analistët palestinezë thonë se opinioni publik në Bregun Perëndimor po mbledh më shumë zemëratë.

“Së fundmi, një fenomen i ri u shfaq në Bregun Perëndimor: Njerëz që janë të gatshëm të luftojnë dhe që po mbledhin armë, të ushqyer nga ndjenja e hakmarrjes për çfarë po ndodh në Gazë dhe nga praktikat e përditshme të pushtimit izraelit”, i tha Zërit të Amerikës gazetari palestinez Mohammed Daraghmeh, i rrjetit të lajmeve Al-Sharq News.

Numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë, ose nga banorët e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, po rritet. Kombet e Bashkuara kanë raportuar 680 të vdekur që kur filloi lufta kundër Hamasit në tetor. Izraeli thotë se 22 ushtarë dhe civilë izraelitë janë vrarë gjithashtu në Bregun Perëndimor gjatë së njëjtës periudhë./VOA

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri