LIVE UPDATES
Bota

'Jam i etur për të folur'/ Ish-Presidenti Trump 7 orë dëshmi me dyer të mbyllura në prokurorinë e Nju Jorkut

Menjëherë pasi Trump hyri në zyrën e James, avokatja e tij, Alina Habba, tha se ai ishte "jo vetëm i gatshëm, por edhe i etur për të dëshmuar".

14 Prill 2023, 22:39 Nga k.m.
'Jam i etur për të folur'/ Ish-Presidenti Trump 7 orë
Donald Trump

Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, pjesë e një beteje ligjore mbi praktikat e bizneseve të tij. Kjo ishte dëshmia e dytë e tij dhe në ndryshim nga e para, ai nuk përdori Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, që garanton të drejtën për të mos u përgjigjur e për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.

Trump u takua gjatë gjithë ditës me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores së Përgjithshme Letitia James, e cila ka ngritur një padi civile ndaj ish-presidentit vitin e kaluar. Në padi thuhet se Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe partnerët në biznes, duke rritur në mënyrë fiktive vlerën e pronave, si hotele e fusha golfi, për të lehtësuar marrjen e kredive nga institucionet financiare. Menjëherë pasi Trump hyri në zyrën e James, avokatja e tij, Alina Habba, tha se ai ishte "jo vetëm i gatshëm, por edhe i etur për të dëshmuar".

Pas përfundimit të dëshmisë me dyer të mbyllura, avokati i Trump, Christopher Kise, tha se për shtatë orë, ish-presidenti "shpjegoi në detaje suksesin e jashtëzakonshëm të bizneseve të tij".

"Transaksionet financiare, mbi të cilat është ngritur padia, kanë qënë jashtëzakonisht fitimprurëse për bankat dhe organizatën Trump", tha Kise. "Të gjithë do të talleshinn me pretendimin se kemi të bëjmë me një mashtrim, nëse shihen faktet e këtij suksesi dhe jo tingujt e produkteve politike”, shtoi ai.

Kjo është një tjetër padi, që nuk ka lidhje me akuzat penale të ngritura kundër Trump nga Prokurori i qarkut të Manhattan-it Alvin Bragg. Ngritja e tyre shënoi dhe rastin e parë në historinë e vendit, që një ish- president akuzohet për vepra penale.

Prokurorja James nuk ka pranuar tani t'i përgjigjet pyetjeve në lidhje me dëshminë e Trump.

Herën e parë që ish-Presidenti u thirr për të dëshmuar në zyrën e prokurores më 10 gusht, ai refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve, me përjashtim të atyre me karakter procedural. Mbi 400 herë, Trump iu referua të drejtës që i garanton Amendamenti i Pestë i Kushtetuës për të heshtur. Në atë kohë, zonja James nuk e kishte ngritur ende padinë dhe mendohet se përgjigjet e Trump lidhur me mënyrën se si ai e vlerësonte kompaninë e tij, mund të bëheshin bazë, për ngritjen e një padie penale ndaj tij.

Kushdo në pozicionin tim, që nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë do të ishte tërësish budalla", tha ai gjatë dëshmisë, e cila u regjistrua dhe më vonë u bë publike. Trump akuzoi prokuroren se po përpiqej të ngrinte një padi penale ndaj tij.

Por tashmë ndaj Trump rëndojnë edhe akuza penale, të ngritura nga Prokurori i qarkut të Manhatanit Alvin Bragg, akuza që rodhën nga hetimet lidhur me pagesat e bëra nga ish-avokati i tij Michael Cohen, me synimin për të garantuar heshtjen e dy grave, që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me Trump, një gjë, që ky i fundit e ka hedhur poshtë. Prokurori Bragg thotë se pagesat ishin pjesë e një skeme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në padinë e saj, kryeprokurorja James pretendon se Trump ka gënjyer në mënyrë të përsëritur lidhur me vlerën e pasurive të tij, duke ekzagjeruar në pasqyrat financiare vlerën e pronave, me qëllim përfitimi të paligjshëm. Në një postim në mediat sociale të enjten në mëngjes, Trump e quajti padinë "qesharake, ashtu si të gjitha rastet e tjera të ngritura kundër tij”.

Procesi gjyqësor në kuadër të padisë civile së ngritur nga zonja James është planifikuar të nisë në tetor. Nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje mes prokurorisë dhe palës së paditur, dëshmia e Trump do të dëgjohet në gjyq.

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet