LIVE UPDATES
Bota

Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në jetët e grave të të dy Gjermanive

Ajo kishte dy fëmijë dhe ia arrinte të drejtonte një fermë të madhe shtetërore në fshatin verilindor të Banzkowit, sepse kujdesi për fëmijët ishte i garantuar.

8 Nëntor 2024, 22:50 Nga E. D
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në jetët e
fotot ilustruese

GJERMANI- Ashtu si shumë të reja të tjera që jetonin në Gjermaninë Lindore komuniste, Solveig Leo nuk mendonte shumë për balancën mes karrierës dhe roli të saj si nënë. Ajo kishte dy fëmijë dhe ia arrinte të drejtonte një fermë të madhe shtetërore në fshatin verilindor të Banzkowit, sepse kujdesi për fëmijët ishte i garantuar.

Nga ana tjetër Claudia Huth, nënë e pesë fëmijëve, e cila u rrit në Gjermaninë Perëndimore kapitaliste, la punën si nëpunëse banke kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe bëri jetën e një shtëpiakeje tradicionale në fshatin Egelsbach në Hesse, duke rritur fëmijët dhe duke u kujdesur për të shoqin, i cili punonte si kimist.

Si zonja Leo edhe zonja Huth përmbushën role që në shumë mënyra ishin tipike për gratë në sistemet politike shumë të ndryshme që qeverisnin dy Gjermanitë gjatë dekadave të ndarjes së saj, pas disfatës së vendit në Luftën e Dytë Botërore në 1945.

Ndërsa Gjermania shënon 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 - dhe ribashkimin e vendit, që u realizua pas një viti më 3 tetor 1990 - shumë vetë në Gjermani po reflektojnë se si jetët e grave që ndryshonin aq shumë nën komunizëm dhe kapitalizëm, janë bërë përsëri shumë më të ngjashme - megjithëse disa dallime mbeten edhe sot.

"Në Gjermaninë Perëndimore, gratë - jo të gjitha, por shumë prej tyre - duhej të luftonin për të drejtën e tyre për të pasur një karrierë," thotë Clara Marz, kuratorja e një ekspozite për gratë në Gjermaninë e ndarë të organizuar nga Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës Komuniste.

Ajo shton se gratë në Gjermaninë Lindore ishin shpesh të punësuara – edhe pse kjo ishte diçka që vinte “me urdhër nga lart”.

I ngritur në vitin 1961, për 28 vjet muri qëndroi në vijën e parë të frontit të Luftës së Ftohtë midis amerikanëve dhe sovjetikëve. Ai u ndërtua nga regjimi komunist, për t’i shkëputur gjermano-lindorët nga ndikimi ideologjik i Perëndimit dhe për të frenuar valën e njerëzve që iknin nga Gjermania Lindore.

Pjesët e mbetura të murit prej 156.4 kilometrash rreth Berlinit Perëndimor kapitalist, sot shërbejnë kryesisht si një objekt turistik.

"E gjithë industria e rëndë ishte në Perëndim, nuk kishte asgjë këtu," thotë zonja Leo, e cila tani është 81 vjeç, në një intervistë duke reflektuar mbi jetën e saj si grua nën komunizëm.

"Gjermania Lindore duhej t'i paguante dëmshpërblimet e luftës Bashkimit Sovjetik. Gratë duhej të punonin vetë për të dalë nga ajo gjendje e mjeruar”.

Nga ana tjetër thotë zonja Leo, gratë në Perëndim nuk kishin nevojë të punonin falë Planit Marshall të Shteteve të Bashkuara për rindërtimin që derdhi miliarda dollarë në Gjermaninë Perëndimore dhe në vendet e tjera evropiane pas luftës.

Në Gjermaninë Perëndimore kapitaliste, ekonomia u rimëkëmb aq shpejt pas shkatërrimit total të Luftës së Dytë Botërore, sa njerëzit filluan të flisnin shumë shpejt për një "mrekulli ekonomike", që u solli atyre pasuri dhe stabilitet në më pak se 10 vjet pas luftës.

Megjithatë ky sukses ekonomik, pengoi në mënyrë indirekte aspiratat e grave për të drejta të barabarta. Shumica e grave gjermano-perëndimore qëndruan në shtëpi dhe prej tyre pritej të kujdeseshin për shtëpinë, ndërsa burrat punonin.

Feja gjithashtu luajti një rol shumë më të madh sesa në Gjermaninë Lindore ateiste, duke i kufizuar gratë në rolet tradicionale të të kujdesurit për familjen. Nënat, që u përpoqën të dilnin nga këto norma konvencionale dhe hynë në punë, konsideroheshin si nëna të pakujdesshme, që vendosnin punën mbi familjen. Jo të gjitha gratë gjermano-perëndimore i perceptonin rolet e tyre tradicionale si kufizuese.

“Gjithmonë kisha dëshirën të isha me fëmijët e mi, sepse më pëlqente të isha me ta”, thotë zonja Huth, tani 69 vjeç. “Nuk më ka shkuar kurrë në mendje të shkoj në punë.”

Më shumë se tre dekada pas bashkimit të Gjermanisë, një brez i ri grash di shumë pak për jetët e ndryshme që bënin nënat dhe gjyshet e tyre në varësi të pjesës së vendit ku jetonin.

Për shumicën e tyre, balancimi i punës dhe të qenit nënë, është bërë një mënyrë normale jetese. 18 vjeçarja Hannah Fiedler nga Berlini, thotë se fakti që familja e saj jetonte në Gjermaninë Lindore gjatë dekadave të ndarjes së vendit, nuk ka ndikim në jetën e saj sot.

"Lindje apo Perëndim - nuk është më as temë diskutimi në familjen tonë," thotë ajo. Ajo shton se nuk ka përjetuar në jetën e saj ndonjë disavantazh sepse është femër.

“Unë jam e bardhë dhe e privilegjuar – për mirë a për keq – nuk pres ndonjë problem kur të hyj në tregun e punës në të ardhmen,” thotë ajo.

Disa dallime të vogla midis pjesëve të dikurshme të Gjermanisë vazhdojnë të ekzistojnë. Në ish-Lindjen, 74% e grave punojnë, krahasuar me 71.5% në Perëndim, sipas një studimi të vitit 2023 nga fondacioni Hans-Böckler-Stiftung.

Kujdesi për fëmijët është gjithashtu më i pranishëm në ish-Lindje sesa në Perëndim. Në vitin 2018, 57% e fëmijëve nën moshën 3 vjeç shkonin në çerdhe, ose kopshte në shtetin lindor të Saksonisë.

Ndëra në shtetin perëndimor North Rhine-Westphalia kjo shifër ishte 27% ndërsa në Hamburg dhe Bremen ishte 44%, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë.

Gjermania është pas disa vendeve të tjera evropiane kur bëhet fjalë për barazinë gjinore. Vetëm 31.4% e ligjvënësve në parlamentin kombëtar të Gjermanisë janë gra, krahasuar me 41% në parlamentin e Belgjikës, 43.6% në Danimarkë, 45% në Norvegji dhe 45.6% në Suedi. Megjithatë, Leo, fermerja 81-vjeçare nga ish-Gjermania Lindore, është optimiste se përfundimisht gratë në të gjithë vendin do të kenë të njëjtat mundësi.

“Nuk mund ta imagjinoj të ketë ndonjë grua që nuk i pëlqen të jetë e pavarur,” tha ajo./voa

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën