LIVE UPDATES
Bota

"Jemi krenarë për marrëdhëniet me Gjermaninë", presidenti i Izraelit në 50-vjetorin e atentatit të Berlinit

Presidenti i pestë i Izraelit mban fjalim në parlamentin gjerman. Isaac Herzog u shpreh me respekt dhe falenderim për kontributin që jep Gjermania për Izraelin.

6 Shtator 2022, 14:24 Nga d.a.
"Jemi krenarë për marrëdhëniet me
Isaac Herzog dhe Frank-Walter Steinmeier

GJERMANI- Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Gjerman ka shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj Gjermanisë për mbështetjen që i bën vendit të tij. “Shteti i Izraelit është krenar për partneritetin e tij me Gjermaninë”, tha Herzog të martën, 6.9.22, në Berlin, në sallën plenare të Bundestagut. “Ne e çmojmë shumë ndihmesën e Gjermanisë për sigurinë dhe suksesin e Izraelit”.

"Respekt për progresin që ka bërë Gjermania"

Mbi bazën e kujtimit të përbashkët për Holokaustin të dy vendet mund të formësojnë një të ardhme të përbashkët. “E ardhmja na përket neve, ajo duhet të na përkas të dyve”, tha Hezog në prani të deputetëve gjermanë dhe të krerëve të organeve kushtetuese të Gjermanisë. "Vetëm së bashku mund ta mbushim me kuptim këtë kujtim”.

Herzog tha se Holokausti do të luajë gjithmonë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Izraelit: “Populli izraelit nuk harron”, tha ai. Presidenti i Izraelit u shpreh me respekt të madh për progresin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania është bërë një nga vendet udhëheqëse të botës së lirë, ajo është sërish “motor në mendje dhe në kulturë”, tha Herzog.

Përkujtim për atentatin e Mynihut 1972

Në fjalën e tij, Herzog falënderoi Gjermaninë edhe për ditën përkujtuese, me rastin e 50-vjetorit të atentatit të Lojërave Olimpike të Mynihut. "Unë ju falënderoj për ceremoninë emocionuese të djeshme”, tha ai. Të hënën, presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, kërkoi falje që Gjermania nuk kishte arritur t’i mbronte atletët nga Izraeli dhe që nuk e kishte ndriçuar përfundimisht atentatin e Mynihut në vitin 1972, ku u vranë 11 atletë izraelitë.

Herzog është presidenti i pestë i Izraelit që mban një fjalim në Bundestag. Presidenti i parë që foli para deputetëve gjermanë, kishte qenë në vitin 1987 i ati i tij, Chaim Herzog. Si oficer i ushtrisë britanike, Chaim Herzog, kishte qenë një nga çliruesit e parë të Kampit të Përqendrimit në Bergen Belsen, në vitin 1945.Presidenti Isaac Herzog zhvilloi të hënën një vizitë në këtë kamp përqendrimi, i shoqëruar nga homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier./DW/

frank-walter steinmeier isaac herzog atentati i lojërave olimpike 1972

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet