Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu, pjesëmarrje paralajmëruan edhe përfaqësues të serbëve të rajonit dhe personalitete të Kishës Ortodokse Serbe.

SERBIA- Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, përmes deklaratës, te folklori. Kështu u konceptua "Kuvendi i botës serbe" me emërtimin “Një komb, një kuvend Serbia dhe Sërpska”. Me idenë e vërtetimit të unitetit serb, kjo ngjarje e shpallur edhe si “festë e madhe”, po mbahet të shtunën në Beograd. Në të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe të Republikës Sërpska.
Gjithashtu, pjesëmarrje paralajmëruan edhe përfaqësues të serbëve të rajonit dhe personalitete të Kishës Ortodokse Serbe. Në Beograd po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve të Kosovës. Kuvendi po mbahet në kohën e forcimit të retorikës së autoriteteve në pushtet për “rrezikimin e popullit serb”, për shkak të miratimit në Kombet e Bashkuara të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u kundërshtua nga Beogradi dhe Banjalluka.
Serbia loboi kundër miratimit të rezolutës, sepse Beogradi zyrtar, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë dhe përdor cilësimin “krim i tmerrshëm”. Fillimisht, kuvendi ishte paraparë të mbahej më 5 dhe 6 maj, në dy festat fetare, Pashkë dhe Shën Gjergji. Por, Dodik kërkoi të shtyhej mbajtja, pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën. Në Srebrenicë, pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë mbi 8.000 burra e djem boshnjakë, në korrik të vitit 1995.
Rezoluta, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, u miratua më 23 maj. Kuvendi filloi me lutje në Tempullin e Shën Savës, nën udhëheqjen e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
“Jemi mbledhur për t’iu lutur Zotit për unitet dhe unitet të njerëzve tanë, si dhe për paqe mes të gjithë njerëzve dhe të gjitha kombeve”, ka thënë Porfirije.
“Nuk jemi kundër askujt, mirëpo jemi këtu për të mirën tonë, dhe për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë me ne dhe rreth nesh”.
Ai ka bërë thirrje për unitet dhe harmoni, por edhe për ndërtim të paqes me të gjithë. Më vonë do të zhvillohet një takim të zyrtarëve më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnjë e Hercegovinës Republikës Sërpska, si dhe patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Dhe më pas do të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në të cilën u paralajmërua edhe prania e personaliteteve të kishës. Në atë mbledhje, siç është paralajmëruar, do të duhet të miratohet edhe deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe të së ardhmes së përbashkët të popullit serb.
Shënimi qendror i manifestimit do të jetë në Sheshin qendror të Republikës, me 48 ansamble folklorike dhe 2.500 valltarë. Ngjarja përfundon në mbrëmje, me fishekzjarrë nga Parku i Republikës Sërpska. Një ditë para mbajtjes së Kuvendit, deklarata ishte ende duke u harmonizuar. Beogradi theksoi se është mjaft e sigurt se ky dokument do të ketë një “bazë të fortë” në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe në Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës. Kështu ka paralajmëruar ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviq, në një paraqitje në transmetuesin publik serb RTS, më 7 qershor.
Marrëveshja e Dejtonit i dha fund luftës në vitin 1995 dhe Bosnje e Hercegovina u përcaktua si një shtet i dy entiteteve - Federata e Bosnje e Hercegovinës, si dhe Republika Sërpska dhe distrikti Bërçko. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve, më 7 qershor, se Serbia dëshiron të tregojë “jo gjithmonë unitet pikëpamjesh, por unitet në vendosmërinë për të mos fshehur përkatësinë tonë të të njëjtit popull”.
“Sa i përket Republikës Sërpska (duam të tregojmë) respekt për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, si dhe neutralitetin ushtarak dhe shumë parime të tjera të Serbisë dhe Republikës Sërpska”, shtoi ai.
Një ditë para Kuvendit gjithëserb, Qeveria e Serbisë miratoi disa protokolle dhe memorandume për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Sërpska. Kuvendet, si mënyrë për të marrë vendime, praktikoheshin në kohët e hershme. Ky model i vjetër popullor-kishtar i vendimmarrjes, i cili e ka origjinën nga mesjeta, tashmë është rikthyer në skenë nga Vuçiqi dhe Dodiku. Marko Millosavleviç nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se në këtë mënyrë po rrumbullakohet koncepti i “botës serbe”.
“Qytetarëve të kombësisë serbe, si në Serbi ashtu edhe në Bosnje e Hercegovinë, u është paraqitur përkatësia etnike e tyre si identiteti më i rëndësishëm, e jo të drejtat dhe liritë e tyre civile, të cilat këtu lihen anash”, vlerësoi ai.
Ideja e një “bote serbe” u proklamua nga nënkryetari pro-rus i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, kur ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiq, mohoi se një gjë e tillë është politikë zyrtare. Duke komentuar mbajtjen e kuvendit, Millosavleviç thotë se përmes aktiviteteve të kësaj ngjarjeje shihet roli i madh i Kishës Ortodokse serbe, por jo në mënyrën që e lejon Kushtetuta e Serbisë.
“Përkundrazi, ne po shohim një shkelje flagrante të parimit të laicitetit”, tha Millosavleviç.
Duke vënë në dukje se bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik është legjitim, ai thotë se shpallja e deklaratës shkakton “dyshim, madje edhe një lloj frike”, veçanërisht ndaj popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç, më 7 qershor, pritën zyrtarët e Republikës Sërpska në vendkalimin Raça e Sremit (Sremska Raça). Millorad Dodik, president i Republikës Sërpska arriti në kuvend pas një takimi tjetër me liderin rus Vladimir Putin, me të cilin foli në Shën Petersburg. Dodik, udhëheqës pro-rus i serbëve në Bosnje e Hercegovinë, i cili është nën sanksionet amerikane dhe britanike, falënderoi Putinin që Rusia nuk votoi Rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Putin theksoi se Rusia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe tha se “Dejtoni është baza për ruajtjen e situatës në Bosnje e Hercegovinë, por edhe për zhvillimin”.
Dodik u takua me Putinin në momentin e krizës më të re politike në Bosnje e Hercegovinë, e shkaktuar nga lëvizjet e autoriteteve të entitetit të Bosnje e Hercegovinës Republikës Sërpska pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën. Më 30 maj, Qeveria e Republikës Sërpska caktoi një grup pune me qëllim të hartimit të një propozimi për një marrëveshje mbi “ndarjen paqësore” në Bosnje dhe Hercegovinë. Në prag të kuvendit, Dodik njoftoi se do të kërkonte mbështetjen e Serbisë në lidhje me “ndarjen” e Republikës Sërpska dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës. Lidhur me këtë, Vuçiç është përgjigjur se “nuk mund” të komentojë nismën e ndarjes dhe se qëndrimi i Serbisë është respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit. Një përpjekje për t’u shkëputur do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, me të cilat është përcaktuar statusi i dy entiteteve./ REL
Pamje prej seancës së Kuvendit, të mbajtur më 8 qershor. SHKUP- Me 88 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë s&eum...
Antonio Guterres NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pritet t'i thotë Këshillit të Sigurimit javë...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një shtetas të Rusisë në fshatin Grizh...
Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara. SHBA- Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara kanë dekl...
Astronauti amerikan, Bill Anders. SHBA- Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili ka shkrepur një prej fotografive më të ...
Çifti presidencial francez dhe çifti presidencial amerikan SHBA- Një video e Presidentit Joe Biden në një ceremoni në Fra...
Hunter Biden SHBA– Prokurorët federalë mbyllën të premten paraqitjen e argumenteve në çështjen kundër djali...
Antony Blinken LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën p&eu...
Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti Joe Biden do të përpiqet të bindë udhëheqësit e vendeve më të pas...
Foto ilustruese KOSOVA- Volumi tregtar i Kosovës me jashtë vendit është përmirësuar dukshëm që nga shpallja e pavar...