8 Qershor 2024, 12:20
Nga M.B
Pamje prej seancës së Kuvendit, të mbajtur më 8 qershor.
SHKUP- Me 88 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar të shtunën Ligjin për Organizimin e Ministrive në Qeverinë e re. Ligji parasheh që prej 16 ministrive sa janë aktualisht, të jenë 20 ministri. Për ndryshimet e propozuara nga mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski, votuan edhe deputetët e opozitës shqiptare Frontit Evropian duke iu mundësuar partive të shumicës, VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sigurimin e dy të tretave të votave.
Mbështetja e Ligjit nga opozita shqiptare u bë në këmbim të formimit të një komisioni ad hoc në Kuvend, për mbikëqyrjen e përfaqësimit të drejtë të etniteteve në institucione. Ndryshimet e miratuara kanë të bëjnë kryesisht me sektorët e ekonomisë dhe të administratës, por edhe të tjerë. Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të formohen dy ministri, njëra për Digjitalizim dhe tjetra për Administratë.
Nga Ministria e Ekonomisë do të formohet Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ndërsa sektori i energjetikës, që funksiononte në kuadër të Ekonomisë, do të bëhet Ministri për Energjetikë dhe Miniera. Do të ketë edhe Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, pastaj Ministri për Kulturë dhe Turizëm, si dhe Ministri për Sport.
Miratimi i ndryshimeve i hap rrugën formimit të Qeverisë së re mes VMRO DPMNE-së, koalicionit VLEN dhe lëvizjes ZNAM. Bisedimet mes këtyre partive për ndarjen e ministrive tashmë kanë përfunduar. Mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski ka thënë të premten se, përbërjen e re të Qeverisë do ta paraqesë për votim në Kuvend menjëherë pas votimit të Ligjit për Organizimin e Ministrive. Qeveria votohet me 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut./ REL
maqedonia e veriut
Bota
8 Qershor 2024, 12:15
M.B
Antonio Guterres
NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pritet t'i thotë Këshillit të Sigurimit javë...
Bota
8 Qershor 2024, 12:11
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një shtetas të Rusisë në fshatin Grizh...
Bota
8 Qershor 2024, 11:45
M.B
Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara.
SHBA- Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara kanë dekl...
Bota
8 Qershor 2024, 09:31
M.B
Astronauti amerikan, Bill Anders.
SHBA- Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili ka shkrepur një prej fotografive më të ...
Bota
8 Qershor 2024, 08:18
M.B
Çifti presidencial francez dhe çifti presidencial amerikan
SHBA- Një video e Presidentit Joe Biden në një ceremoni në Fra...
Bota
8 Qershor 2024, 07:51
M.B
Hunter Biden
SHBA– Prokurorët federalë mbyllën të premten paraqitjen e argumenteve në çështjen kundër djali...
Bota
8 Qershor 2024, 07:45
M.B
Antony Blinken
LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën p&eu...
Bota
8 Qershor 2024, 07:42
M.B
Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti Joe Biden do të përpiqet të bindë udhëheqësit e vendeve më të pas...
Bota
8 Qershor 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Volumi tregtar i Kosovës me jashtë vendit është përmirësuar dukshëm që nga shpallja e pavar...
Bota
7 Qershor 2024, 22:52
M.B
Harta
LINDJE E MESME- Njëmbëdhjetë punonjës jemenas të agjencive të Kombeve të Bashkuara janë kapur nga rebelë...