LIVE UPDATES
Bota

Rebelët huthi të Jemenit "rrëmbejnë" 11 punonjës të OKB-së, çfarë ndodhi?

Arrestimet vijnë pasi huthitë, të cilët morën kryeqytetin e Jemenit gati një dekadë më parë dhe kanë luftuar më pas kundër një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë sulmuar transportin detar në të gjithë korridorin e Detit të Kuq, për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

7 Qershor 2024, 22:52 Nga M.B
Rebelët huthi të Jemenit "rrëmbejnë" 11
Harta

LINDJE E MESME- Njëmbëdhjetë punonjës jemenas të agjencive të Kombeve të Bashkuara janë kapur nga rebelët huthi të Jemenit në rrethana të paqarta, thanë autoritetet të premten, ndërsa rebelët përballen me presion financiar në rritje dhe sulme ajrore nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ka të ngjarë që të jenë rrëmbyer edhe persona të tjerë që punojnë për organizatat e ndihmave.

Arrestimet vijnë pasi huthitë, të cilët morën kryeqytetin e Jemenit gati një dekadë më parë dhe kanë luftuar më pas kundër një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë sulmuar transportin detar në të gjithë korridorin e Detit të Kuq, për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Por ndërkohë që ka fituar më shumë vëmendje ndërkombëtarisht, grupi për të cilin nuk dihet shumë, ka shtypur disidencën brenda vendit, duke dënuar madje rishtazi edhe 44 persona me vdekje.

Zyrtarët rajonalë, duke folur për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti, fillimisht konfirmuan të paktën nëntë punonjës të OKB-së që janë rrëmbyer. Ndër të ndaluarit janë punonjës të agjencisë së OKB-së për të drejtat e njeriut, programit të saj të zhvillimit, Programit Botëror të Ushqimit dhe një punonjës i zyrës së të dërguarit të saj të posaçëm, thanë zyrtarët. E ndaluar është edhe bashkëshortja e njërit prej punonjësve.

Të premten mbrëma në Nju Jork, zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric pranoi se ishin rrëmbyer 11 punonjës të OKB-së.

"Jemi shumë të shqetësuar për këto zhvillime dhe po kërkojmë në mënyrë aktive sqarime nga autoritetet de facto huthi në lidhje me rrethanat e këtyre ndalimeve dhe më e rëndësishmja, për të siguruar qasjen e menjëhershme tek personeli i OKB-së", u tha ai gazetarëve. "Kështu që mund t'ju them se po ndjekim të gjitha kanalet e disponueshme për të siguruar lirimin e sigurt dhe të pakushtëzuar të të gjithëve, sa më shpejt që të jetë e mundur".

Ish-punonjësit e ambasadës amerikane në Sanaa, e cila u mbyll në vitin 2015, gjithashtu janë arrestuar dhe mbahen nga rebelët huthi.

Organizata “Mayyun” për të Drejtat e Njeriut, e cila gjithashtu identifikoi punonjësit e OKB-së që janë ndaluar, përmendi edhe organizata të tjera ndihmash, punonjësit e të cilave u arrestuan nga huthitë në katër provincat që kanë nën kontroll: Amran, Hodeida, Saada dhe Saana.

“E dënojmë ashpër këtë përshkallëzim të rrezikshëm, i cili përbën shkelje të privilegjeve dhe imuniteteve të punonjësve të Kombeve të Bashkuara, të dhëna sipas ligjit ndërkombëtar, dhe i konsiderojmë si praktika shtypëse, totalitare, shantazhuese për të marrë përfitime politike dhe ekonomike”, thuhet në një deklaratë të organizatës.

Shumë nga organizatat e përmendura nuk i konfirmuan menjëherë ndalimet.

Organizata “Save the Children”, i tha agjencisë së lajmeve AP se janë "të shqetësuar për vendndodhjen e një prej anëtarëve të stafit tonë në Jemen dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tij". Organizata nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme.

Aktivistët, juristët dhe profesionistë të tjerë hartuan një letër të hapur në internet, duke u bërë thirrje huthive të lirojnë menjëherë të arrestuarit, sepse nëse nuk e bëjnë, kjo "ndihmon për izolimin e vendit nga bota".

Organizata “Human Rights Watch”, duke cituar të afërm të të arrestuarve, tha se "autoritetet huthi nuk kanë zbuluar vendndodhjet e njerëzve që arrestuan, ose nuk i kanë lejuar të komunikojnë me punëdhënësit dhe familjet e tyre".

"Huthitë duhet të lirojnë menjëherë çdo punonjës të OKB-së dhe të organizmave të tjera të pavarura që ata kanë ndaluar për shkak të punës së tyre për të drejtat e njeriut dhe punës humanitare dhe të ndalin arrestimin arbitrar dhe zhdukjen e njerëzve me forcë", tha studiuesi i “Human Rights Watch”, Niku Jafarnia.

Rebelët huthi të Jemenit dhe enitetet mediatike të lidhura me ta nuk kanë folur për ndalimet.

Huthitë kanë arrestuar më parë katër punonjës të tjerë të OKB-së, dy në vitin 2021 dhe dy të tjerë në vitin 2023, të cilët ende mbahen nga ky grupim. Agjencia e OKB-së për të drejtat e njeriut në vitin 2023 i quajti këto ndalime një "situatë thellësisht alarmante pasi zbulon një shpërfillje të plotë për sundimin e ligjit"./ VOA

rebelet houthi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet