LIVE UPDATES
Bota

“Në raste të jashtëzakonshme”, Putin: Nuk ka arsye për të përdorur armët bërthamore

Të premten, ai përsëriti paralajmërimin e bërë disa ditë më parë se Moska “rezervon të drejtën” për të armatosur kundërshtarët e Perëndimit, si një kundërpërgjigje ndaj lejes së dhënës Ukrainës nga disa vende të NATO-s që të përdorë armatimet e tyre për të goditur objektiva brenda Rusisë.

7 Qershor 2024, 21:03 Nga M.B
“Në raste të jashtëzakonshme”, Putin: Nuk ka arsye
Vladmir Putin

RUSIA– Presidenti Vladimir Putin tha të premten se nuk shikon aktualisht ndonjë kërcënim ndaj sovranitetit të Rusisë, që do të kërkonte përdorimin e armëve bërthamore. Por, presidenti rus paralajmëroi sërish se Moska mund t’u dërgojë armë vendeve dhe grupeve të tjera për të goditur objektiva perëndimore.

Duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, zoti Putin tha se përdorimi i armëve bërthamore është i mundshëm vetëm “në raste të jashtëzakonshme” dhe se ai nuk beson se “një rast i tillë është shfaqur”. Udhëheqësi rus ka përmendur në mënyrë të përsëritur mundësinë e sulmeve bërthamore, që kur dërgoi forcat ruse në Ukrainë në vitin 2022.

Të premten, ai përsëriti paralajmërimin e bërë disa ditë më parë se Moska “rezervon të drejtën” për të armatosur kundërshtarët e Perëndimit, si një kundërpërgjigje ndaj lejes së dhënës Ukrainës nga disa vende të NATO-s që të përdorë armatimet e tyre për të goditur objektiva brenda Rusisë.

“Nëse dërgojnë (armë) në zonë lufte dhe bëjnë thirrje për përdorim të këtyre armëve ndaj territorit tonë, përse nuk e kemi ne të drejtën të bëjmë të njëjtën gjë”, pyeti zoti Putin.

“Por nuk jam i gatshëm të them as se do ta bëjmë këtë nesër”, shtoi zoti Putin, duke sugjeruar se kjo mund të ndikonte tek qëndrueshmëria globale.

Presidenti rus nuk dha detaje se ku mund të dërgoheshin këto armë. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia i është drejtuar Koresë së Veriut dhe Iranit për të zgjeruar rezervat e saj të armëve relativisht të thjeshta, por Moska mund t’u dërgojë kundërshtarëve të Perëndimit nga rezervat e saj të raketave të teknologjisë së lartë, nëse zoti Putin vendos ta përmbushë kërcënimin e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e autorizuan kohët e fundit Ukrainën për të goditur disa objektiva në tokën ruse me armët me rreze të gjatë veprimi që po ia dërgojnë Kievit. Të mërkurën, një zyrtar perëndimor dhe një senator amerikan thanë se Ukraina ka përdorur armë amerikane për të goditur objektiva brenda Rusisë, sipas udhëzimeve të miratuara rishtazi nga presidenti Joe Biden që lejojnë përdorimin e armëve amerikane për të mbrojtur Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht për këtë çështje delikate, foli në kushte anonimiteti.

Presidenti rus Putin tha gjithashtu se nuk shikon nevojën për një raund të ri mobilizimi për të përforcuar njësitë ruse në Ukrainë, sepse, tha ai, "njerëzit vijnë vullnetarisht dhe shkojnë në front për të mbrojtur atdheun". Rusia mobilizoi 300,000 rezervistë në vjeshtën e vitit 2022, pas pësimit të disa humbjeve ushtarake në Ukrainë. Ky vendim jopopullor bëri që qindra mijëra persona të largoheshin nga vendi për të shmangur rekrutimin.

Putin i bëri komentet gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje, me një moderator pro-Kremlinit. Ky forum është përdorur nga Rusia prej dekadash për të demonstruar zhvillimin e vendit dhe për të tërhequr investitorët. Më herët gjatë një fjalimi, ai tha se ekonomia ruse po rritet pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare dhe tha se Moska po shton lidhjet ekonomike me vendet në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Putin tha se Rusia “mbetet një nga pjesëmarrësit kryesorë në tregtinë botërore”, pavarësisht sanksioneve gjithëpërfshirëse, të vendosura për dërgimin e forcave ushtarake në Ukrainë, që ndërprenë shumë nga tregtia e Rusisë me Evropën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate.

Shtysa kryesore për rritjen ekonomike të Rusisë janë luftimet tashmë po aq të rëndësishme ekonomikisht për Kremlinin, sa edhe politikisht. Rusët kanë humbur disa nga produktet kryesore të importuara dhe shumica e markave të njohura globale janë larguar ose në vend të tyre janë rikrijuar marka ekuivalente ruse. Por jo shumë gjëra të tjera kanë ndryshuar ekonomikisht për pjesën më të madhe të njerëzve, ndërkohë që vazhdojnë shpenzime masive shtetërore për pajisje ushtarake dhe pagesa të majme për ushtarët vullnetarë, që i japin një shtysë të fortë ekonomisë./ VOA

rusia

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen