7 Qershor 2024, 18:30
Nga B.Z
Joe Biden
SHBA - Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikane të ripërtërijnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e demokracisë, gjatë fjalimit të tij të premten mbi demokracinë në Normandi të Francës.
Duke folur në plazhin shkëmbor ku trupat amerikane zbarkuan 80 vjet më pare së bashku me aleatët, për të çliruar Evropën nga nazizmi, zoti Biden krahasoi kërcënimin që paraqiste Gjermania nazizte me rrezikun me të cilin përballet sot bota për shkak të diktatorëve dhe autoritarizmit.
Zoti Biden u bëri thirrje amerikanë të kujtojnë heroizmin e forcave amerikane 80 vjet më parë.
“Ndërsa mblidhemi këtu bashkë, duhet të dëgjojmë jehonën e thirrjeve të tyre. Shembulli i tyre na tregon se çfarë duhet të bëjmë. Ata do të donim t’u qëndronim besnikë parimeve dhe vlerave që mbështet Amerika”, tha zoti Biden.
Ai shtoi se “demokracia amerikane kërkon që ne të bëjmë gjënë më të vështirë, të besojme se jemi pjesë e diçkaje më të madhe se sa vetja jonë. Pra demokracia fillon me secilin prej nesh”, tha zoti Biden.
Fjalimi i Presidentit Biden në Normandi, i dyti në dy ditët e fundit kishte për qëllim forcimin e mbështetjes për Ukrainën, në luftën e saj përballë Rusisë . Zoti Biden tha se ushtarët amerikanë që luftuan në atë kohë, do të donin që amerikanët të mbronin lirinë.
"A e vë dikush në dyshim që ata do të donin që Amerika të ngrihej kundër agresionit të Putinit këtu në Evropë sot?"pyeti ai.
Presidenti Biden nuk e përmendi asnjëherë rivalin e tij të pritshëm republikan në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, Donald Trump, por në fjalimin e tij kritikoi prirjet izoluese të ish-presidentit.
"Instinkti mund të jetë që të tregohemi egoistë, t’ia imponojmë vullnetin tonë të tjerëve. Të marrim pushtetin, të mos tërhiqemi kurrë," tha zoti Biden në një koment që dukej se i drejtohej ish-presidentit Trump.
Me fjalimin e tij në Pointe du Hoc të Normandisë, zoti Biden i bëri jehonë paraardhësit republikan Ronald Reagan, i cili shënoi përvjetorin e Zbarkimit të Aleatëve atje 40 vjet më parë.
Ish-presidenti Reagan tha në atë kohë se për demokracinë "ia vlen të japësh jetën" dhe theksoi dëshirën e Shteteve të Bashkuara për paqe në një kohë kur ishin vitet e fundit të Luftës së Ftohtë.
Synimi i zotit Biden ishte që në fjalimin e tij të bënte një lidhje mes Luftës së Dytë Botërore, Luftës së Ftohtë dhe krijimit të aleancës ushtarake të NATO-s si edhe luftës aktuale të Rusisë me Ukrainën, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan./VOA
joe biden demokraci
Bota
7 Qershor 2024, 18:19
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari për krime lufte kundër ...
Bota
7 Qershor 2024, 18:17
M.B
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thënë të premten se marrëveshja e Brukselit për A...
Bota
7 Qershor 2024, 17:47
B.Z
Ujëvara Yuntai
KINË - Ujëvara e njohur e parkut malor Yuntai në Kinë është vënë në qendër t&eum...
Bota
7 Qershor 2024, 17:05
M.B
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet nga presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, në Bulboaca, Moldavi.
BRUKSEL- Komisioni Evropian...
Bota
7 Qershor 2024, 16:56
B.Z
Foto ilustruese
UKRAINË - Ndërkohë që lufta në pjesën lindore të Ukrainës po vazhdon, votuesit nga 27 vende anë...
Bota
7 Qershor 2024, 16:25
B.Z
Foto ilustruese
RUSI - Katër studentë indianë të mjekësisë janë mbytur teksa po notonin në një lumë n&eum...
Bota
7 Qershor 2024, 16:21
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se nuk i është paraqitur formalisht ndonjë...
Bota
7 Qershor 2024, 15:56
S.B
foto nga fituesit
SHBA- ‘Comedy Pet Photo Awards’ kanë shpallur fituesit e tyre për edicionin e këtij viti të konkurs...
Bota
7 Qershor 2024, 15:56
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Produktet ushqimore me afat të skaduar ose të prishura për shkak që nuk janë mbajtur në temperatur&eu...
Bota
7 Qershor 2024, 15:53
B.Z
Zelensky-Biden
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua në Paris me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ku njoftoi...