All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ka gënjyer për përdorimin e drogës? Prokuroria përfundon paraqitjen e argumenteve në gjyqin kundër djalit të presidentit Biden

Analizat arritën në përfundimin se në të kishte gjurmë kokaine, ndonëse sasia ishte minimale, u tha ai anëtarëve të jurisë.

8 Qershor 2024, 07:51 Nga M.B
Ka gënjyer për përdorimin e drogës? Prokuroria
Hunter Biden
All - Paragraf - 1

SHBA– Prokurorët federalë mbyllën të premten paraqitjen e argumenteve në çështjen kundër djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden me dëshmitarë të fundit në përpjekje për të provuar se djali i presidentit kishte gënjyer lidhur me përdorimin e drogës në formularin që duhej të plotësonte për të blerë një armë zjarri. Prokurorët ftuan eskpertin e kimisë mjekoligjore të Byrosë Hetuese Federale, FBI, Jason Brewer, i cili testoi mbetjet e gjetura në këllëfin prej lëkure të armës së zotit Biden. Analizat arritën në përfundimin se në të kishte gjurmë kokaine, ndonëse sasia ishte minimale, u tha ai anëtarëve të jurisë. Një agjent tjetër për zbatimin e ligjeve anti-drogë dëshmoi për mesazhet telefonike që Hunter Biden ua dërgoi personave të dyshuar si shitës droge.

Dëshmitë e tyre mbyllën një javë që kishte të bënte me problemet e drogës të Hunter Bidenit, përmes dëshmive tejet personale dhe që shpeshherë nxorrën në pah shumë elementë. Avokati i mbrojtjes Abbe Lowell tha se ai do të kërkonte nga gjykatësi të shpallë të pafajshëm klientin e tij, një kërkesë e zakonshme gjatë gjykimeve por që shpesh nuk pranohet. Avokati Lowell e filloi mbrojtjen e tij duke sjellë para të pranishmëve një punonjës tjetër të dyqanit të armëve, i cili ishte i pranishëm kur Hunter Biden bleu armën, duke hedhur dyshim mbi ato që ai i quajti si mospërputhje në formularin për blerje armësh. Prokurorët e ftuan për të dhënë dëshminë vetëm njërin nga punonjësit e dyqanit.

Vëllai i Presidentit, James dhe vajza e Hunter Bidenit, Naomi ishin gjithashtu të pranishëm në gjykatë. Para anëtarëve të trupit gjykues të enjten dëshmoi ish-bashkëshortja e zotit Hunter Biden dhe një ish e dashur e tij, të cilat dëshmuan për përdorimin e vazhdueshëm të kokainës dhe përpjekjeve të tyre të dështuara që ta ndihmojnë të heqë dorë prej saj. Anëtarët e trupit gjykues panë pamje të djalit të presidentit me gjoks të zhveshur dhe të shpërqëndruar në një dhomë me rrëmujë duke mbajtuar në dorë një çibuk kokaine. Ata po ashtu panë një inçizim të kokainës së tij në një peshore.

Prokurorët thonë se provat synojnë të dëshmojnë se 54 vjeçari Hunter kishte varësi droge në kohën kur bleu armën dhe se gënjeu kur shënoi në formular se nuk ishte “përdorues i paligjshëm apo se kishte varësi” droge. Avokati Lowell argumentoi se Hunter Biden nuk e kishte konsideruar veten si “nën varësi” kur bleu armën dhe se nuk e ka bërë këtë në përpjekje për të mashtruar të tjerët.

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden ka bërë përpjekje të balancojë rolin e tij si president dhe baba, duke deklaruar në një intervistë në televizionin amerikan ABC se ai do ta pranojë vendimin e trupit gjykues dhe duke hedhur poshtë mundësinë që ta falë djalin e tij. Në fillim të kësaj jave, ai bëri një deklaratë për shtyp, duke thënë: “Unë jam President, por jam edhe baba. (Bashkëshortja) Jill dhe unë e duam djalin tonë dhe jemi shumë krenarë me të.”

Presidenti Biden është aktualisht në Francë për ceremonitë që përkujtojnë zbarkimin e forcave aleate në Normandi për të çliruar Evropën nga nazizmi. Zonja e Parë Jill Biden, që ishte e pranishme në gjykatë gjatë pjesës më të madhe të javës, u kthye nga Franca të enjten për të qenë e pranishme në seancën gjyqësore të së premtes. Ajo do të kthehet në Francë për të qenë e pranishme në darkën shtetërore.

Ndaj Hunter Biden-it janë ngritur tre akuza penale për shkak të blerjes së armës në një periudhë kur sipas vetë kujtimeve të shkruara prej tij, ai ishte nën varësinë e drogës. Ai akuzohet se ka mashtruar një shitës të liçencuar të armëve, duke gënjyer në formularin e aplikimit se nuk ishte përdorues droge dhe duke patur rrjedhimisht një armë në mënyrë të kundraligjshme për 11 ditë.

Hunter Biden ka deklaruar se është i pafajshëm. Ai kishte shpresuar se kjo çështje dhe ajo në një gjykatë tjetër në Kaliforni, me akuzën e mospagimit të taksave prej 1.4 milionë dollarësh, do të zgjidheshin nëpërmjet marrëveshjes së arritur me prokurorët korrikun e kaluar, në përfundim të një hetimi shumëvjeçar mbi marrëdhëniet e tij të biznesit dhe se kjo do ta kursente nga spektakli i gjykimit në prag të zgjedhjeve të vitit 2024.

Por ajo marrëveshje dështoi pasi gjykatësja Maryellen Noreika ngriti dyshime për disa aspekte të pazakonta të marrëveshjes së propozuar dhe pasi avokatët nuk arritën të gjejnë zgjidhje për to. Hunter Biden ka argumentuar se është vënë në shënjestër padrejtësisht nga Departamenti i Drejtësisë, pasi republikanët e dënuan marrëveshjen tashmë të pavlefshme për pranimin e fajësisë, si një trajtim i veçantë për djalin e presidentit demokrat dhe që sipas tij, kanë përshkallëzuar sulmet ndaj sistemit të drejtësisë që kur Donald Trump-i u dënua nga gjyqi në Nju Jork në rastin e pagesës në këmbim të heshtjes.

Mbetet e paqartë nëse Hunter Biden do të dëshmojë. Por anëtarët e jurisë tashmë kanë dëgjuar zërin e tij. Prokurorët kanë paraqitur në sallën e gjykimit audio-incizime të tëra nga autobiografia e tij “Gjëra të Bukura”, ku ai shkruan për varësinë e tij të vazhdueshme dhe rënies në dëshpërim pas vdekjes së vëllait të tij Beau në vitin 2015. Libri, të cilin e ka shkruar pas rehabilitimit, mbulon periudhën kur ai kishte armën por ai nuk i referohet në mënyrë konkrete asaj.

Avokati Lowell ka deklaruar se gjendja e zotit Biden ishte ndryshe në kohën kur ai shkroi librin në krahasim me periudhën kur kishte blerë armën, kur besonte se kishte varësi nga droga. Ai u tha anëtarëve të jurisë se disa nga pyetjet në formularin për blerjen e armëve janë në kohën e tashme, siç është rasti me pyetjen “a jeni përdorues i jashtëligjshëm apo keni varësi” droge.

Ai ka sugjeruar se zoti Hunter Biden mund të ketë menduar se ka problem me alkoolin në atë periudhë kohore, por jo varësi nga droga. Abuzimi me alkool nuk përjashton blerjen e armës. Arsyeja përse institucionet e rendit ngritën pyetje rreth armës ishte për shkak se Hallie Biden, e veja e të ndjerit Beau, e kishte gjetur atë pa plumba në makinën e Hunter-it më 23 tetor, 2018 dhe në gjendje paniku e kishte hedhur atë në një kosh mbeturinash afër një dyqani. Ajo dëshmoi për këtë episod ditën e enjte. Ajo i tha jurisë se kishte menduar ta fshihte armën, por ishte frikësuar se mos e gjenin fëmijët e saj, dhe prandaj kishte vendosur ta hidhte.

“E kam të qartë që ishte ide e çmendur, por më kishte rrëmbyer ndjenja e panikut,” thotë ajo. “Nuk desha që ai ta lëndonte veten dhe nuk dëshiroja që fëmijët e mi ta gjenin dhe të lëndoheshin.”

Hallie Biden, e cila kishte një marrëdhënie të shkurtër intime me Hunterin pas vdekjes së bashkëshortit të saj Beau, dëshmoi se që prej kthimit të tij në Dellauer në vitin 2018 nga një udhëtim në Kaliforni e deri kur hodhi armën e tij, ajo nuk e kishte parë atë të përdorte drogë. Kjo periudhë përfshin ditën kur ai e kishte blerë armën.

Por shumica e dëshmisë së saj u përqëndrua në 23 tetorin e vitit 2018 – 11 ditë pasi ai kishte blerë armën. Hunter ishte me të dhe dukej tejet i lodhur. E pyetur nga prokurori nëse i dukej që Hunter po përdorte drogë gjatë asaj kohe, ajo tha, “mbase”.

Ndërkohë që Hunter po flinte në shtëpinë e saj, Hallie Biden shkoi për ta kontrolluar makinën e tij. Ajo tha se shpresonte ta ndihmonte të rehabilitohej apo të qëndronte larg alkoolit dhe kokainës. Ajo tha se kishte gjetur gjurmë kokaine dhe mjetet për përdorimin e saj. Ajo gjithashtu kishte gjetur armën që Hunter e kishte blerë në një kuti që nuk ishte plotësisht e mbyllur. Brenda kishte edhe municion. Ajo e futi armën në këllëfin prej lëkure, e vendosi atë në çantë dhe e hodhi atë në kosh mbeturinash të një dyqani Janssen. Ai e kishte pikasur se arma mungonte dhe e kishte pyetur atë se ku e ka çuar.

“A je çmendur,” i shkroi ai në një mesazh telefonik. Ai i tha të shkonte te tregu dhe ta kërkonte.

Video-incizimet nga kamerat e sigurisë që u shfaqën para jurisë treguan se si ajo kontrollon koshin në kërkim të armës, por nuk po e gjente atë. Ajo i pyet menaxherët e dyqanit nëse dikush kishte hedhur mbeturinat. Hallie dëshmoi se Hunter i kishte thënë ta njoftonte rastin në polici sepse arma ishte e regjistruar me emrin e tij. Ajo e thërret policinë nga dyqani.

Zyrtarët gjetën personin që rastësisht e kishte marrë armën me disa gjësende tjera për riciklim nga mbeturinat dhe e kishin kthyer atë. Rasti ishte mbyllur pas një kohe për shkak të mungesës së bashkëpunimin nga Hunter Biden, i cili konsiderohej si viktimë.

Anëtarët e jurisë gjithashtu dëgjuan edhe dëshmitë e oficerëve të policisë që kishin trajtuar rastin, atë të personit që kishte gjetur armën dhe nëpunësit të dyqanit që i kishte shitur armën zotit Hunter Biden. Nëse shpallet fajtor, zoti Hunter Biden përballet me një dënim prej 25 vitesh burg, ndonëse për kundërvajtjet për herë të parë shkelësit e ligjit marrin dënime shumë më të vogla se sa parashikohet me dënim maksimal. Mbetet e paqartë nëse gjykatësi do t’i japë atij dënim me burg. Gjykimi tjetër ndaj tij fillon në shtator nën akuzat se nuk ka paguar taksa në shumën prej 1.4 milionë dollarësh./ VOA

hunter biden

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!