30 Shtator 2023, 10:42
Nga r.ll
Edward Joseph
SHBA-Profesori amerikan, Edward Joseph ka kritikuar sërish ambasadën amerikane në Beograd, ku tha se ndërsa po bëhen shumë orë nga thirrja e SHBA-së për tërheqjen e trupave serbe në kufi me Kosovën, nga ambasadori Christopher Hill nuk ka asnjë reagim.
“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që të tërheqë trupat e saj të vendosur përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken “i nënvizoi” (Vuçiqit) nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën”. Mbi 10 orë dhe as Ambasadori i ShBA’së në Serbi e as Ambasada e ShBA’së në Serbi nuk kanë ripostuar mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph.
Ai gjithashtu ka rikujtuar një deklaratë të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright e cila kishte thënë se ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci, është ajo që thuhet publikisht. Joseph ka theksuar se postimi i fundit i Hill është më 8 shtator e i ambasadës më 26 shtator, derisa ka pyetur se “Nëse do të ishit presidenti Vuçiç, çfarë mesazhi do të merrnit”.
“Ambasadori Hill ka postuar për herë të fundit në Twitter më 8 shtator dhe Ambasada e ShBA’së në Serbi më 26 shtator. Nëse do të ishit presidenti Vuçiç, çfarë mesazhi do të merrnit”, përfundon postimi i Joseph.
Një natë më parë, Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
edward joseph tensionet në veri të kosovës christopher hill
Bota
30 Shtator 2023, 10:13
r.ll
Ritchie Torres
SHBA- Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se është i alarmuar pas informacioneve për një dislokim t&...
Bota
30 Shtator 2023, 10:19
A.B
Shtetet e Bashkuara të Amerkës i kanë drejtuar një thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosov&eum...
Bota
30 Shtator 2023, 10:04
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË-Një banesë në katin e pestë të një pallati në rrugën “Nënë Tereza&rdquo...
Bota
30 Shtator 2023, 09:47
Dosja.al
Këshilltari i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan shprehu të premten në një telefonatë me...
Bota
30 Shtator 2023, 09:36
A.B
Sky Shield, sistemi i mbrojtjes ajrore i propozuar nga Gjermania mendohet të forcojë mburojën e NATO-s për Europën. Çfarë...
Bota
30 Shtator 2023, 09:18
A.B
Posterat
SLLOVAKI- Në Sllovaki një vend me 5.4 milionë banorë, një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, sot po mbahen zgjedhj...
Bota
30 Shtator 2023, 09:17
a.b. f.g
Sjoerd Wiemer Sjoerdsma
HOLANDË- Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun ...
Bota
30 Shtator 2023, 08:43
A.B
Wladimir Klitschko
UKRAINË- Wladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, reflektoi mbi ngj...
Bota
30 Shtator 2023, 08:02
A.B
Jake Sullivan dhe Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për telefonatën që ka pasur të ...
Bota
30 Shtator 2023, 07:50
A.B
Hena
Superhëna e fundit e plotë e vitit 2023 arriti kulmin të premten mbrëma, e quajtur edhe “hëna e korrjes”, pa...