Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
"Ka dashtë vetë ajo", përdhunuesit e 11-vjeçares "mbrohen" në rrjetet sociale
Pas reagimeve të shumë zyrtarëve, artistëve dhe shoqërisë civile mesa duket jo të gjithë e dënojnë aktin e pashembullt pasi disa akuzojnë të miturën për këtv situatë.
30 Gusht 2022, 13:53Nga d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik të hënën në Kosovë ku një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeç, është përdhunuar nga 5 persona për rreth 7 orë në një park të kryeqytetit.
Pas reagimeve të shumë zyrtarëve, artistëve dhe shoqërisë civile mesa duket jo të gjithë e dënojnë aktin e pashembullt pasi disa akuzojnë të miturën për këtv situatë.
Pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale, disa komente janë tepër shokuese ku kryesisht shihet se janë bërë nga gjinia mashkullore.
"Veshje provokative", "ka dasht vet ajo", “kërkush nuk të merr me zor”, janë vetëm disa nga komentet e neveritshme të cilat amnistojnë dhunuesit.
Nuk dihet nëse instancat e drejtësisë do të ndërmarrin ndonjë masë apo veprim ndaj atyre që haptazi mbështesin krimin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.