LIVE UPDATES
Bota

"Ka përfshirë konceptin e pamundësisë objektive!" Ministria e Drejtësisë në Kosovë bën ndryshime në Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Më 26 qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm Ligjin për byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pasi gjeti se katër nene të tij ishin në kundërshtim me Kushtetutën.

3 Shtator 2024, 13:56 Nga M.B
"Ka përfshirë konceptin e pamundësisë objektive!"
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

KOSOVA- Ministria e Drejtësisë nuk ka hartuar një projektligj të ri për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, por ka bërë disa ndryshime në ligjin ekzistues, tha drejtuesja e këtij institucioni, Albulena Haxhiu. Më 26 qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm Ligjin për byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pasi gjeti se katër nene të tij ishin në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjatë një konference për media, Haxhiu deklaroi më 3 shtator se Ministria e Drejtësisë ka bërë katër ndryshime për të adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese. Çështja e parë që është adresuar është retroaktiviteti i ligjit. Haxhiu tha se Kushtetuesja gjeti se shtrirja e gjatë kohore mund të krijojë sfida për palët e përfshira, duke i vendosur ato në një pozicion "të pamundësisë objektive për të siguruar prova që justifikojnë prejardhjen e pasurisë së tyre".

“Në këtë drejtim, ndryshimi i ri ka përfshirë konceptin e pamundësisë objektive. Pra, si një element kyç procedural që ofron një mekanizëm mbrojtës për ata që nuk mund të sigurojnë prova për shkak të kalimit të kohës apo të ndryshimit të rrethanave, faktorëve të ndryshëm”, tha Haxhiu, duke shtuar se një qasje e tillë garanton një proces më të drejtë për palët e përfshira në procedurën e konfiskimit.

Ndryshimi i dytë ka të bëjë me qartësimin e periudhës kohore për verifikimin e pasurisë. Haxhiu tha se me ndryshimet, periudha e verifikimit do të lidhet vetëm me periudhën kohore kur një zyrtar publik ka qenë në funksion, duke lejuar që byroja të nisë verifikim e pasurisë vetëm në periudhën deri në pesë vjet pasi një zyrtar publik ka përfunduar ushtrimin e funksionit. Ky ndryshim, tha Haxhiu, mbron zyrtarët “nga hetimet e pafundme”.

Haxhiu tha se çështja e tretë e adresuar është ajo e Komisionit mbikëqyrës dhe ndarjes së pushteteve. Kushtetutuesja ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit. Ndryshimet e reja, sipas MD-së, kanë ristrukturuar përbërjen e komisionit, duke përfshirë tre anëtarë që do të zgjidhen nga Kuvendi, përfshirë drejtorin e Agjencisë për parandalimin e korrupsionit dhe drejtorin e njësisë së inteligjencës artificiale.

“Sapo të kemi deklaratat e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës, që ndërlidhen me deklaratën financiare dhe nëse ligji është në përputhje me acquis communautaire, ne do ta procedojmë sërish versionin me ndryshime. Sipas njoftimeve që i kam nga kabineti, brenda javës do të kemi këto dy deklarata dhe menjëherë do ta procedojmë në Qeveri e më pas në Kuvend”, tha Haxhiu, duke kërkuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë ligj kur të dërgohet në seancë plenare.

Në ligjin e shpallur të pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, parashihej që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të ishin subjekt i verifikimit të pasurisë nëse do të ekzistonin dyshime se ajo ishte fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Përveç zyrtarëve, subjekt i verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme parashihej të ishin edhe anëtarët e familjes së tyre apo palët e treta, që nënkupton personat te të cilët mund të ketë pasur dyshime se ishte bartur pasuria e zyrtarëve publikë.

Kushtetuesja tha se procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme është e pavarur nga procedura penale, “standardi i të provuarit nuk është ai penal i ‘dyshimit të bazuar’, por ai civil i ‘vlerësimit të gjasave’ dhe sipas të cilit, pasuria cilësohet e pajustifikueshme, nëse gjykata bazuar në prova ‘beson që një gjë ka më shumë mundësi të jetë apo të ketë ndodhur se sa jo’”.

Ligji, që është shpallur i pavlefshëm, përfshinte periudhën nga data 17 shkurt 2008, dhe periudhën brenda dhjetë vjetësh nga momenti kur zyrtarët publikë pushojnë së ushtruari funksionin e tyre./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës