LIVE UPDATES
Bota

"Ka vepruar si agjente e Kinës!" Akuza për një ish-punonjëse shtetërore e New York, autoritetet: Ka shkelur ligjin për regjistrim si agjente e huaj, mashtrim me viza, kontrabandë dhe pastrim të parave

Linda Sun, ish-zëvendës shefe e personelit të guvernatores Hochul, po akuzohet për shkelje të ligjit për regjistrim si agjente e huaj, mashtrim me viza, kontrabandë dhe pastrim të parave, thanë prokurorët federalë në një deklaratë të lëshuar të martën.

4 Shtator 2024, 07:41 Nga M.B
"Ka vepruar si agjente e Kinës!" Akuza për një
Linda Sun

SHBA- Ndaj një ish-ndihmëseje të lartë të guvernatores së Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ngritën akuza për veprim si agjente e qeverisë kineze. Linda Sun, ish-zëvendës shefe e personelit të guvernatores Hochul, po akuzohet për shkelje të ligjit për regjistrim si agjente e huaj, mashtrim me viza, kontrabandë dhe pastrim të parave, thanë prokurorët federalë në një deklaratë të lëshuar të martën.

Linda Sun u punësua nga Zyra Ekzekutive e shtetit të Nju Jorkut më shumë se 10 vjet më parë dhe u pushua nga puna në mars 2023 kur u zbuluan dyshimet për aktivitete të paligjshme. Gjatë kësaj periudhe ajo mbajti poste në disa agjenci qeveritare të shtetit të Nju Jorkut. Linda Sun dyshohet se ka vepruar në emër të qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Partisë Komuniste Kineze ndërsa punonte për qeverinë e shtetit të Nju Jorkut.

Linda Sun "nuk u regjistrua asnjeherë si agjente e huaj", thanë prokurorët federalë, dhe ka "fshehur veprimet me urdhër, kërkesë ose udhëzim të qeverisë së Kinës dhe përfaqësuesve të Partisë Komuniste të Kinës". Linda Sun dhe bashkëshorti i saj Chris Hu, u arrestuan në shtëpinë e tyre në Long Island të martën. Ata nuk pranuan fajësinë për aukuzat gjatë paraqitjes në një gjykatë federale në Bruklin të martën.

Chris Hu përballet me akuza për pastrim parash, mashtrime bankare dhe keqpërdorim të mjeteve të identifikimit. Prokurori federal Breon Peace tha se "skema e paligjshme pasuroi familjen e të pandehurit me një vlerë prej miliona dollarësh." Linda Sun dyshohet se kur punonte për qeverinë e shtetit të Nju Jorkut dhe atë të Kinës, ajo me sukses kishte frenuar qasjen e zyrtarëve të qeverisë tajvaneze tek zyrtarët e nivelit të lartë të Nju Jorkut.

Njoftohet gjithashtu se Linda Sun se ka ndryshuar mesazhet e zyrtarëve të nivelit të lartë të shtetit të Nju Jorkut mbi çështje me rëndësi për Kinën dhe Partinë Komuniste të Kinës. Akuzat ndaj zonjës Sun përfshijnë një përpjekje për të lehtësuar udhëtimin e një politikani të nivelit të lartë të shtetit të Nju Jorkut në Kinë dhe caktimin e takimeve për vizitat e delegacioneve të qeverisë kineze me zyrtarë të qeverisë së shtetit të Nju Jorkut.

Sun dhe Hu morën shpërblime të rëndësishme ekonomike lidhur me angazhimin e tyre në mbështetje të Kinës, duke përfshirë miliona dollarë për biznesin e zotit Hu me bazë në Kinë, udhëtime falas, mbështetjen e biznesit të një miku të ngushtë të familjes dhe punësimin për kushëririn e zonjës Sun në Kinë.

Linda Sun dhe bashkëshorti i saj "pastruan miliona dollarë për vendin e huaj dhe përdorën përfitimet monetare të kësaj skeme për të blerë automjete luksoze dhe prona miliona dollarëshe këtu në Nju Jork", tha Thomas M. Fattorusso, agjent special i ngarkuar me hetimet penale në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme në Nju Jork.

Me paratë e tyre të pastruara, çifti bleu një shtëpi prej 4.1 milionë dollarësh në Long Island, një godinë me vlerë 2.1 milionë dollarë në Honolulu të Havait dhe disa makina të shtrenjta, duke përfshirë një Ferrari të vitit 2024. Sun nuk raportoi asnjë nga përfitimet që mori nga Kina, siç kërkohet nga ligji për një punonjës të qeverisë së shtetit të Nju Jorkut.

Ndërkohë, zoti Hu pastronte në mënyrë të paligjshme para përmes llogarive bankare që ai hapi në emër të një të afërmi, thanë prokurorët. Chris Hu ka përdorur në mënyrë të paligjshme një imazh të patentës së shoferit të një të afërmi për të hapur llogaritë bankare./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj