LIVE UPDATES
Bota

Kalifornia nuk gjen qetësi nga sulmet me armë zjarri, vriten shtatë persona të tjerë

Sipas policisë i dyshuar për sulmet është një 67 vjeçari i identifikuar si Chunli Zhao, i cili u arrestua pasi u gjet në makinën e tij në parkingun e një nënstacioni të një sherifi. Autoritetet besojnë se i dyshuari punonte në një nga objektet dhe se viktimat ishin kolegë të tij.

24 Janar 2023, 16:28 Nga a.l
Kalifornia nuk gjen qetësi nga sulmet me armë zjarri, vriten
Kaliforni

SHBA-  Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet se janë të lidhura njëra me tjetrën, në një komunitet në brigjet jugore pranë San Franciskos. Sulmi pason masakrën e së shtunës në një klub vallëzimi në Kaliforninë Jugore ku u vranë 11 persona. Ky është sulmi i tretë me armë në Kaliforni brenda tetë ditësh.

Katër persona u vranë dhe një u plagos rëndë ditën e hënë në një sulm me armë zjarri në një fermë në qytetin Half Moon Bay pranë San Franciscos, ndërsa tre të tjerë u gjetën të vdekur në një biznes pak kilometra larg. Lidhja midis vendnodhjeve të incidenteve është e paqartë, por autoritetet thonë se të dyja janë biznese bujqësore.

Sipas policisë i dyshuar për sulmet është një 67 vjeçari i identifikuar si Chunli Zhao, i cili u arrestua pasi u gjet në makinën e tij në parkingun e një nënstacioni të një sherifi. Autoritetet besojnë se i dyshuari punonte në një nga objektet dhe se viktimat ishin kolegë të tij.

Ky incident vjen dy ditë pasi një sulmues i armatosur vrau 11 persona në një klub vallëzimi në afërsi të Los Anxhelosit, ku po festohej viti i ri kinez. Banorët shprehen të tronditur nga një valë e përgjakshme në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara.

Rastet në Sandy Hook, Uvalde, këtu në Monterey Park, Columbine. Mund të vazhdoj pa pushim së numëruari sulmet që kanë ndodhur ndër vite. Nuk e ndjen derisa nuk goditet vendi yt, thotë Inez Arakaki, banore e Monterey Park.

65 për qind e banorëve të këtij qyteti janë aziatiko-amerikanë.

Është një komunitet i qetë dhe paqësor ku gjithmonë jam ndjerë i sigurt, qoftë ditën apo natën”, thotë banori Frank Salazar.

Zemra më tha se duhet të jem këtu në mbështetje të komunitetit. Besoj se në tragjedi si kjo duhet të bashkojmë zemrën, mendjen dhe shpirtin tonë, sepse të bashkuar qëndrojmë, ndërsa të ndarë biem”, thotë Rita Fulmore, banore tjetër.

I dyshuari për sulmin në Monterey Park, 72 vjeçari Huu Can Tran, u gjet i vetëvrarë brenda një furgoni pas sulmit.

“Këta njerëz të pafajshëm nuk e meritonin të iknin kështu nga kjo botë”, thotë Darren Yan.

Autoritetet thonë se ende nuk kanë identifikuar motivin e asnjërit sulm. Ajo që dihet është se të dyshuarit në dy rastet e fundit janë burra në pension, shumë më të moshuar krahasuar me autorët e sulmeve të tjera me armë.

Nga fillimi i vitit të ri, Shtetet e Bashkuara janë përballur me gjashtë sulme me armë, ku si pasojë kanë humbur jetën 39 persona. Tre nga këto sulme kanë ndodhur në Kaliforni, me rastin e parë të regjistruar para tetë ditësh. Më 16 janar, një nënë adoleshente dhe foshnja e saj ishin në mesin e gjashtë viktimave në një sulm me armë në rajonin e Luginës Qendrore të Kalifornisë./VOA

vrasje ne kaliforni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet