LIVE UPDATES
Bota

Kanadaja i bashkohet SHBA-së, 100% tarifa makinave elektrike kineze

Njoftimi u bë pas inkurajimit nga këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, gjatë një takimi të dielën me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe ministrat kanadezë. Zoti Sullivan pritet të bëjë vizitën e tij të parë në Pekin të martën.

27 Gusht 2024, 08:38 Nga I.A
Kanadaja i bashkohet SHBA-së, 100% tarifa makinave elektrike kineze
Jake Sullivan

TORONTO– Kanadaja njoftoi të hënën se po u vendos 100% tarifa makinave të importuara të prodhimit kinez, duke arritur kështu nivelin e tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Qeveritë perëndimore thonë se subvencionimi nga qeveria kineze i mundëson kompanive kineze një avantazh të padrejtë në treg.

Njoftimi u bë pas inkurajimit nga këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, gjatë një takimi të dielën me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe ministrat kanadezë. Zoti Sullivan pritet të bëjë vizitën e tij të parë në Pekin të martën.

Kryeministri kanadez Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë gjithashtu 25% tarifa ndaj çelikut dhe aluminit kinez. “Aktorë si Kina ka zgjedhur t’i japin vetes një avantazh të padrejtë në tregun global”, tha ai.

Nuk pati një përgjigje të menjëhershme nga Kina.

Të vetmet makina elektrike që importohen nga Kina, për momentin janë Teslat, të cilat prodhohen në një fabrikë në Shanghai. Kompania amerikane Tesla mund ta shmangë këtë tarifë duke e kaluar prodhimin për tregun kanadez tek fabrikat në Shtetet e Bashkuara ose në Gjermani.

Firmat kineze të automjeteve nuk luajnë ende një rol në tregun kanadez. Megjithatë, firma gjigande kineze e automjeteve elektrike BYD çeli një degë të sajën në Kanada pranverën e kaluar dhe ka sinjalizuar se synon të hyjë në tregun kanadez ndoshta që vitin e ardhshëm.

Zyrtarët kinezë ka të ngjarë të ngrenë me zotin Sullivan shqetësimet e tyre në lidhje me tarifat amerikane, ndërsa Pekini vazhdon të riparojë ekonominë e tij pas pandemisë COVID-19. Presidenti amerikan Joe Biden vendosi në maj tarifa të reja të larta për automjetet elektrike kineze, bateritë e avancuara, materialet për energjinë diellore, çelikun, aluminin dhe pajisjet mjekësore.

"Shtetet e Bashkuara besojnë se një front i bashkuar, një qasje e koordinuar për këto çështje është në të mirë të të gjithëve", u tha zoti Sullivan gazetarëve të dielën.

Presidenti Biden ka thënë se subvencionet e qeverisë kineze për automjetet elektrike dhe mallrat e tjera të konsumit synojnë t’u japin kompanive kineze avantazh të padrejtë në tregtinë globale.

Firmat kineze mund të shesin makina elektrike me një çmim prej vetëm 12 mijë dollarësh. Impiantet e paneleve diellore të Kinës dhe uzinat e çelikut dhe aluminit kanë kapacitet të mjaftueshëm për të përmbushur pjesën më të madhe të kërkesës botërore. Zyrtarët kinezë argumentojnë se është prodhimtaria e tyre që i mban çmimet të ulëta dhe se kjo do të ndihmonte për një tranzicion drejt ekonomisë së gjelbër.

"Po e bëjmë këtë në bashkërendim, paralelisht, me ekonomitë e tjera në mbarë botën që pranojnë se kjo është një sfidë me të cilën po përballemi të gjithë", tha zoti Trudeau për tarifat e reja. “Nëse nuk duam të dalim të gjithë të fundit në garë, atëherë duhet ta ngremë zërin”.

Zëvendëskryeministrja Chrystia Freeland tha se Kanadaja gjithashtu do të nisë një konsultim 30-ditor në lidhje me tarifat e mundshme për bateritë kineze, pjesët e baterive, gjysmëpërçuesit, mineralet jetike, metalet dhe panelet diellore.

“Kina ka një politikë të qëllimshme të drejtuar nga shteti për të ofruar produkte mbi kapacitetin e tregut, për të gjymtuar industrinë tonë”, tha zonja Freeland. "Ne thjesht nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë me sektorin tonë të makinave elektrike, që ka dhënë shenja premtuese".

Të vetmet automjete elektrike të prodhuara në Kinë dhe që aktualisht importohen në Kanada janë nga kompania Tesla, të prodhuara në fabrikën e kësaj kompanie në Shangai.

Kanadaja “duhej t’i bashkohej qëndrimit të Shteteve të Bashkuara, duke patur parasysh integrimin ekonomik që kemi me Shtetet e Bashkuara; mbi 75% e eksporteve tona janë drejt Shteteve të Bashkuara”, tha Guy Saint-Jacques, ish-ambasador kanadez në Kinë.

Zoti Saint-Jacques tha se Kanadaja mund të presë kundërpërgjigje nga Kina në industri të tjera, duke shtuar se produkte si elbi dhe mishi i derrit janë të rrezikuara, sepse Kina mund t’i marrë ato nga vende të tjera.

"Kina do të dojë të dërgojë një mesazh", tha ai./VOA

jake sullivan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj