LIVE UPDATES
Bota

Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik

Durov u ndalua në aeroportin Bourget, në periferi të Parisit, më 24 gusht, dhe ende po merret në pyetje.

26 Gusht 2024, 22:21 Nga M.B
Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik
Emmanuel Macron

FRANCA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themeluesit dhe udhëheqësit të aplikacionit të mesazheve Telegram, nuk ishte politik.

“Arrestimi i presidentit të Telegramit në tokën franceze u krye si pjesë e një hetimi gjyqësor”, shkroi Macron në X.

“Tani kjo çështje është në duart e gjykatësve” , shtoi ai.

Durov u ndalua në aeroportin Bourget, në periferi të Parisit, më 24 gusht, dhe ende po merret në pyetje. Telegrami publikoi një deklaratë ku tha se Durovi “nuk ka asgjë për të fshehur”, duke shtuar se kjo platformë “po pret për zgjidhjen e shpejt të kësaj situate”. Mediat franceze kanë raportuar se OFMIN, një zyrë franceze që merret me parandalimin e dhunës ndaj të miturve, kishte lëshuar një fletarrestim për Durovin për shkelje të dyshuara, përfshirë mashtrim, kontrabandë me drogë, bullizëm në hapësirën kibernetike, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

“Në qendër të kësaj çështjeje është mungesa e moderimit [të përmbajtjes] dhe bashkëpunimi i platformës, veçmas për luftimin kundër pedofilisë”, shkroi në një postim në LinkedIn kreu i OFMIN, Jean-Michel Bernigaud.

Telegrami, me bazë në Dubai, ka më shumë se 900 milionë përdorues në mbarë botën. Gjatë një interviste në prill, Durov u zotua se Telegrami synon të jetë “një platformë neutrale” dhe jo “lojtar në gjeopolitikë”. Kritikët në Ukrainë, megjithatë thanë se kjo platformë shpërndan dezinformata dhe lehtëson veprimtari ilegale. Disa e kanë akuzuar Telegramin se ka lidhje me shtetin rus dhe e ndihmon në luftën kundër Ukrainës./ REL

franca

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj