LIVE UPDATES
Bota

Irani: Izraeli ka humbur fuqinë parandaluese

Mediat shtetërore raportuan më 26 gusht se Izraeli ka shënjestruar fshatin kufitar të Tair Harafit dhe një zonë afër Sidonit në Liban, një ditë pas Hezbollahu gjuajti dhjetëra raketa dhe dronë kundër caqeve në Izraelin verior dhe qendror.

26 Gusht 2024, 15:03 Nga M.B
Irani: Izraeli ka humbur fuqinë parandaluese
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – brenda Libanit, një ditë pasi palët këmbyen sulme me raketa e dronë. Irani tha se sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit tregojnë ndryshim të balancës së fuqisë.

Mediat shtetërore raportuan më 26 gusht se Izraeli ka shënjestruar fshatin kufitar të Tair Harafit dhe një zonë afër Sidonit në Liban, një ditë pas Hezbollahu gjuajti dhjetëra raketa dhe dronë kundër caqeve në Izraelin verior dhe qendror. Kjo valë sulmesh u krye pak pasi Izraeli kreu atë që i cilësoi si sulme parandaluese ndaj raketahedhësve të Hezbollahut.

Ende nuk ka raportime për viktima nga sulmet e Izraelit të kryera më 26 gusht. Irani tha më 26 gusht se këmbimi i zjarrit – që është një prej përplasjeve më të mëdha në Lindjen e Mesme që kur nisi lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar – tregoi se Izraeli nuk ka humbur vetëm aftësinë e tij për të parashikuar sulme në shkallë të vogël, por po ashtu edhe fuqinë parandaluese.

“Pavarësisht mbështetjes, përfshirë të SHBA-së, Izraeli ka humbur fuqinë parandaluese dhe aftësinë për të parashikuar kohën dhe vendimin e sulmeve të kufizuara dhe precize”, shkroi në X zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, duke iu referuar sulmit të një ditë më parë në shkallë të gjerë të kryer ndaj Izraelit nga Hizbollahu, aleati libanez i Iranit.

“Regjimi pushtues gjithmonë ka kërkuar zgjerim territorial, por tani duhet ta mbrojë veten brenda territoreve të pushtuara. Frika është mbjellë në mesin e banorëve që jetojnë në tokat e pushtuara”, shtoi Kanani.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se sulmet parandaluese penguan lëshimin e “mijëra” raketave të tjera. Hezbollahu ka pretenduar se ka gjuajtur mbi 320 raketa dhe dronë, por Izraeli ka thënë se ky numër është rreth 150. Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, pretendoi se operacioni i grupit ishte i kalibruar, për të siguruar që të mos nxitej një konflikt i shkallës së plotë.

Duke iu adresuar Nasrallahut dhe liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se operacioni parandalues i Izraelit “ishte një hap tjetër drejt ndryshimit të situatës në veri dhe kthimit të sigurt në shtëpi të banorëve”.

Hezbollahu tha se operacioni ishte “faza e parë” e hakmarrjes së grupit për vrasjen e Fuad Shukr, që besohet se ishte numri dy më i fuqishëm i grupit. Shukr u vra gjatë një sulmi izraelit në Bejrut më 30 korrik. Disa orë pas vrasjes së tij, në Teheran u vra shefi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Irani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e Ismail Haniyehut dhe e ka akuzuar Izraelin se qëndron prapa vrasjes. Izraeli nuk e ka mohuar e as marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit politik të Hamasit./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj