LIVE UPDATES
Bota

Tre vjet pas, afganët ndiejnë ende efektet e sulmit në Aeroportin e Kabulit

Rreth 170 afganë dhe 13 veta nga personeli ushtarak amerikan u vranë në sulm, që ishte njëri nga më vdekjeprurësit në të gjithë luftën 19-vjeçare, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në Afganistan. Qindra të tjerë si Samsori u plagosën.

26 Gusht 2024, 14:39 Nga I.A

Tre vjet pas, afganët ndiejnë ende efektet e sulmit në Aeroportin

AFGANISTAN- Ngjarjet e tmerrshme të 26 gushtit të vitit 2021 janë ngulitur në kujtesën e Shafiullah Samsorit. Njëzetedyvjeçari i atëhershëm ishte në mesin e mijëra afganëve të dëshpëruar, që ishin grumbulluar jashtë Aeroportit të Kabulit, me shpresën se do të transportoheshin jashtë vendit nga ushtria amerikane.

Vetëm disa ditë më parë, talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, duke shkaktuar panik në mesin e 5 milionë banorëve të qytetit.

Mes skenave kaotike jashtë aeroportit, i cili ende kontrollohej nga forcat amerikane që po largoheshin, një kamikaz shpërtheu jelekun e tij të mbushur me eksploziv.

“Papritur, ndodhi një shpërthim i fuqishëm, i cili më hodhi në tokë”, kujton Samsori.

“Kishte klithma, njerëzit filluan të vraponin gjithandej. Më kujtohet gjaku dhe pluhuri rreth meje përpara se t’i humbja ndjenjat”, shton ai.

Samsori, student në universitet atëkohë, u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi në komë për katër ditë. Kur u zgjua, mjekët e njoftuan se shtylla kurrizore i ishte thyer në katër vende.

Rreth 170 afganë dhe 13 veta nga personeli ushtarak amerikan u vranë në sulm, që ishte njëri nga më vdekjeprurësit në të gjithë luftën 19-vjeçare, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në Afganistan. Qindra të tjerë si Samsori u plagosën.

Sulmi - përgjegjësinë për të cilën e mori grupi ekstremist Shteti Islamik Khorasan - u bë simbol i tërheqjes kaotike dhe vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane nga Afganistani, e cila përfundoi më 31 gusht.

Tre vjet më vonë, të mbijetuarit janë ende të tronditur nga efektet psikologjike dhe fizike të sulmit.

Samsori nuk u kthye kurrë në universitet për t’i përfunduar studimet në letërsinë angleze.

Ai nuk mund të punojë dhe mezi mund të ecë edhe me ndihmën e patericave.
Ai dhe pesë motrat dhe nëna e tij varen nga remitancat që ua dërgon vëllai i tij më i madh, i cili punon në Iranin fqinj.

Familja e Samsorit i shpenzoi të gjitha kursimet e saj dhe shiti një pjesë toke dhe makinën për të financuar trajtimin e tij.

“Shpresoj se Allahu do t’i ndëshkojë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e jetës sime dhe të shumë të tjerëve”, thotë Samsori.

Bashkëvendasi i tij, Meisam Ahmadi, humbi dy vëllezër në sulm.

Alireza Ahmadi, gazetar, dhe Mujtaba Ahmadi, fotoreporter, i ishin bashkuar turmës jashtë portës Abbey në Aeroportin e Kabulit, pasi një mik u tha se forcat amerikane po i lejonin të hynin në aeroport.

“Fatkeqësisht, atje ndodhi shpërthimi dhe të dy humbën jetën”, thotë Ahmadi.

Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të sulmit janë ende në kërkim të përgjigjeve për atë që ka ndodhur.

Dy hetime që kreu Pentagoni, arritën në përfundimin se të gjitha viktimat u shkaktuan nga një kamikaz i vetëm.

Por, një hetim i CNN-it, i bazuar në video-prova të reja dhe i publikuar në prill, sugjeroi se dhjetëra njerëz mund të jenë qëlluar për vdekje nga ushtarët amerikanë.

Tri ditë pas sulmit në portën Abbey, ushtria amerikane kreu një sulm me dron, duke shënjestruar, siç tha, një kompleks të Shtetit Islamik Khorasan në Kabul.

Por, sulmi vrau një punonjës afgan të ndihmave dhe nëntë njerëz nga familja e tij e gjerë. Pentagoni e cilësoi atë si “gabim tragjik”.

Michael Semple, ekspert për Afganistanin në Universitetin Queen’s në Belfast, thotë se sulmi i tmerrshëm në Aeroportin e Kabulit nxori në pah adresimin e keq të krizës nga Uashingtoni.

“Ishte koha që SHBA-ja të largohej nga Afganistani, por skenat e trazirave që pamë, të shoqëruara nga masakra që ndodhi në portën Abbey, tregojnë se kriza u adresua keq”, thotë Semple.

Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara dhe talibanët nënshkruan një marrëveshje për tërheqjen në faza të të gjitha trupave të huaja nga Afganistani. Por, një ofensivë ushtarake e talibanëve në verën e vitit 2021 çoi në rënien e Qeverisë afgane, të mbështetur nga Perëndimi, përpara se forcat ndërkombëtare të largoheshin nga vendi. Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja mbajtën kontrollin e Aeroportit të Kabulit dy javë pas marrjes së pushtetit nga talibanët, duke evakuuar dhjetëra mijëra shtetas të huaj, si dhe afganë të rrezikuar./REL

lufta ne afganistan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj