LIVE UPDATES
Bota

Trump, Harris shkëmbime për debatin e ardhshëm presidencial: Me mikrofona të hapur, apo jo?

Kur dy ekipet elektorale patën rënë dakord për debatin televiziv kombëtar prej 90-minutash në kanalin ABC News në qytetin lindor Filadelfia, ishte me të njëjtat kushte sipas të cilave ish-Presidenti Trump debatoi me Presidentin Joe Biden në fund të qershorit, me mikrofonat e mbyllur gjatë kohës kur fliste kandidati tjetër.

27 Gusht 2024, 08:24 Nga I.A
Trump, Harris shkëmbime për debatin e ardhshëm presidencial: Me
Trump dhe Harris

SHBA- Dy kandidatët për president, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, ish-Presidenti Donald Trump – nuk janë takuar dhe as kanë folur ndonjëherë me njëri-tjetrin, por ata po përplasen në lidhje me kushtet e përballjes së tyre të parë që po planifikohet për në 10 shtator.

Kur dy ekipet elektorale patën rënë dakord për debatin televiziv kombëtar prej 90-minutash në kanalin ABC News në qytetin lindor Filadelfia, ishte me të njëjtat kushte sipas të cilave ish-Presidenti Trump debatoi me Presidentin Joe Biden në fund të qershorit, me mikrofonat e mbyllur gjatë kohës kur fliste kandidati tjetër.

Tashmë, Nënpresidentja Harris po kërkon që të lihen mikrofonat ndezur gjatë gjithë debatit. Është një lëvizje që mund të çojë në shkëmbime më të gjalla dhe të drejtpërdrejta midis dy kandidatëve – ose në aq shumë shkëmbime sa që miliona shikues që priten ta ndjekin mund të kenë vështirësi të dëgjojnë pikëpamjet konkurruese të kandidatëve.

Brian Fallon, zëdhënës i fushatës së zonjës Harris, pohoi se "ndihmësat e Trump-it preferojnë mikrofonin e fikur, sepse ata nuk mendojnë se kandidati i tyre mund të tregohet presidencial për 90 minuta i vetëm". Ai tha se Nënpresidentja Harris "është e gatshme të merret me gënjeshtrat e vazhdueshme të Trump-it dhe ndërprerjet në kohë reale. Trump-i duhet të ndalojë së fshehuri pas butonit të heshtjes”.

Ish-Presidenti Trump duket se sinjalizoi se kjo nuk do të bënte ndonjë ndryshim të madh për të, duke u thënë gazetarëve të hënën: "Ramë dakord për të njëjtat rregulla. Nuk e di, nuk ka rëndësi për mua... Marrëveshja ishte se do të ishte njësoj si herën e kaluar. Në atë rast ishin të fikur”.

"E vërteta është se ata po përpiqen të dalin nga marrëveshja”, akuzoi ish-Presidenti Trump ekipin elektoral të Nënpresidentes Harris. Vetë zoti Trump sugjeroi në një postim të dielën në mbrëmje në platformën e tij "Truth Social", se ndoshta nuk do të paraqitet në debatin në kanalin ABC. Ish-Presidenti Trump shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me emisionin e lajmeve të së dielës së këtij rrjeti me një "të ashtuquajtur Panel të urrejtësve të Trump-it" dhe pyeti në mënyrë retorike: "Përse do ta bëja debatin kundër Kamala Harris-it në atë rrjet?" Ai u bëri thirrje mbështetësve që të presin për zhvillimet e mëtejshme.

Debati i 27 qershorit, mes ish-Presidentit Trump dhe Presidentit Biden luajti një rol kyç në fushatën presidenciale të këtij viti. Paraqitja e dobët e 81-vjeçarit Biden, me humbje të rrjedhës së mendimit dhe duke mos arritur ta sfidojë drejtpërdrejt ish-Presidentin Trump, shtyu aleatët demokratë në Kongres t’i kërkojnë atij t'i jepte fund fushatës për rizgjedhje. Ai u tërhoq nga kandidimi më 21 korrik dhe i dha mbështetjen Nënpresidentes Harris, ndërsa zyrtarët kryesorë demokratë përqafuan me shpejtësi kandidaturën e saj.

Zonja Harris dhe zoti Trump nuk janë takuar asnjëherë personalisht dhe nuk kanë biseduar ndonjëherë me telefon, edhe pse rregullisht bëjnë shkëmbime politike. Kur zoti Trump ishte president, zonja Harris ishte në sallë gjatë fjalimeve të tij për gjendjen e vendit të mbajtura në Dhomën e Përfaqësuesve, por e ulur në distancë nga podiumi ku mbajti fjalimin ish-Presidenti Trump.

Mikrofonat janë çaktivizuar për të dy kandidatët e partive kryesore në shumicën e debateve të mëparshme presidenciale. Nëse miratohet kërkesa e zonjës Harris dhe mikrofonët nuk fiken gjatë gjithë debatit, perspektiva për shkëmbime të civilizuara midis dy kandidatëve ka të ngjarë të ketë më pak shanse.

Në vitin 2020, kur zoti Trump dhe zoti Biden debatuan për herë të parë, mikrofonët u mbajtën të hapur dhe kandidatët shpesh ndërprenë njëri-tjetrin dhe komentuan ndërsa fliste rivali. Analistët politikë e quajtën aktivitetin të dështuar dhe një nga debatet më të këqija presidenciale. Debati i dytë i vitit 2020 me mikrofona të fikur u vlerësua gjerësisht si më thelbësor se përballja e mëparshme./VOA

donald trump kamala harris

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet