"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë: Kufizime për 14 individë
CNN shkruan se masat e reja do të vendosin kufizime për 14 individë duke përfshirë oligarkët rusë, anëtarët e familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, thuhet në një deklaratë zyrtare.
20 Maj 2022, 17:23Nga DOSJA
Justin Trudeau
KANADA- Kanadaja ka thënë se po vendos sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë dhe po ndalon eksportin dhe importin e mallrave luksoze të synuara drejt dhe nga Rusia. CNNshkruan se masat e reja do të vendosin kufizime për 14 individë duke përfshirë oligarkët rusë, anëtarët e familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, thuhet në një deklaratë zyrtare.
“Këta individë kanë mundësuar drejtpërdrejt luftën e pakuptimtë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe mbajnë përgjegjësi për dhimbjen dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Ndalimi i importit do të synojë mallrat ruse duke përfshirë pijet alkoolike, ushqimet e detit, peshkun dhe diamante jo-industriale, ndërsa ndalimi i eksportit do të synojë mallrat luksoze si këpucët, veshjet luksoze dhe bizhuteritë.