29 Tetor 2022, 08:36
Nga d.a.
trafik
KOSOVË- Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka folur në lidhje me testimin e unazës së tretë në Prishtinë, ku për herë të parë u bë në një ditë pune.
Musliu u shpreh se ata kanë njoftuar se ky do të ishte testi final dhe ishte i domosdoshëm të kryhej në një ditë pune dhe jo fundjavë pasi në këtë mënyrë studiohen të dhënat reale.
“Ne kemi njoftuar që testi final do të jetë ky, i cili parasheh që të bëhet në një ditë pune, për dallim prej dy testeve të para që janë bërë në ditë vikendi. Ekspertët kanë kërkuar që testi final të përfshijë edhe një ditë pune, për arsye se informatat dhe rezultatet që i marrin në ditët e vikendit, nuk janë të mjaftueshme për materialin i cili atyre u duhet për të marrë një vendim final, andaj është dashur një ditë pune, është më e vështirë, ne jemi munduar që t’i njoftojmë edhe qytetarët që do të jetë testi të premtën”, tha ai për Klan Kosova.
Më tej Musliu tregoi edhe mesazhet që morën në lidhje me kolonat e krijuara gjatë ditës së djeshme ku ka patur dhe përgëzime por dhe ankesa nga njerëzit që mbetën të bllokuar në trafik.
“Mesazhe ka pasur shumë, prej nga të më ndryshmet, ka pasur prej atyre që kanë qenë pro, të cilët kanë dhënë në rregull, ‘për arsye se punën nuk e kam larg, po shoh alternativa të tjera’. Ka edhe prej atyre që kanë qenë më të irrituar, ka pasur prej atyre që për herë të parë kanë shfrytëzuar rrugë të tjera alternative, për arsye se e kanë kuptuar që do të ketë test, ka prej atyre që udhëtojnë jashtë Prishtinës që nuk e njohin mirë pjesën e rrugëve alternative dhe janë irrituar dhe kanë bërë më shumë në kolonë, ka pasur rast kur kemi pasur komente që kanë mbetur në kolonë 1 orë ose 1 orë e gjysmë”, u shpreh tutje ai.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja, për tri ditë radhazi, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit. Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.
ilirik musliu perparim rama trafiku ne prishtine
Bota
29 Tetor 2022, 08:27
d.a.
Protesta ne Iran
SHBA- Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme do të vënë në qendër të vëmendjes së Kombeve t&eum...
Bota
29 Tetor 2022, 08:15
A.B
David DePape dhe Nancy Pelosi
SHBA- Burri që sulmoi me çekiç bashkëshortin e Nancy Pelosit, Paulin, mëngjesin e së p...
Bota
29 Tetor 2022, 08:18
d.a.
OBSH
GJENEVË- Rreth 10.6 milionë njerëz u sëmurën me tuberkuloz (TB) në vitin 2021, një rritje prej 4.5% nga viti 2020 d...
Bota
29 Tetor 2022, 07:35
A.B
Camilla
SHBA- Pjesa e parë e avionit të British Airways që transportonte mbretëreshën 75-vjeçare, Camilla nga Ind...
Bota
29 Tetor 2022, 07:33
A.B
Policia
SHBA-Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur jashtë një kishe në Pittsburgh, Pensilvani, SHBA. Një...
Bota
29 Tetor 2022, 07:28
A.B
Vitai Klitschko
UKRAINË- Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, përmes gazetës britanike Telegraph i bëri thir...
Bota
28 Tetor 2022, 23:08
k.m.
Dielli duke buzëqeshur
SHBA- Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi Diellin duke “buzëqeshur”. Të parë në drit...
Bota
28 Tetor 2022, 23:00
I.A
GREQI- Biznesmeni grek Yannis Markou u godit me thikë të paktën 15 herë në orët e para të së premtes, 28 tetor në...
Bota
28 Tetor 2022, 22:55
k.m.
Rishi Sunak
LONDËR- Kryeministri britanik Rishi Sunak u sfidua nga një paciente e moshuar në një spital të Londrës të pr...
Bota
28 Tetor 2022, 22:47
I.A
Vladimir Putin
ÇEKI- Në ditën kur përkujtohet 104-vjetori i themelimit të Çekosllovakisë, në ndërtesë...