All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Karikaturat e Chalie Hebdo, Irani paralajmëron Francën: Do marrim hak, s'do kalojë pa përgjigje

Karikaturat që tallnin Ali Khamenein, të botuara në shtypin francez si pjesë e një konkursi ndërkombëtar të Charlie Hebdo, provokuan reagimin e Teheranit, i cili paralajmëron Parisin për hakmarrje.

5 Janar 2023, 17:21 Nga k.m.
All - Paragraf - 1

Karikaturat e Chalie Hebdo, Irani paralajmëron Francën: Do marrim hak,

TEHERAN- Irani paralajmëroi qeverinë e Parisit për hakmarrje pasi gazeta satirike franceze "Charlie Hebdo" publikoi karikatura të diskutueshme që përshkruanin liderin suprem fetar Ayatollah Ali Khamenei. Dje, shtypi francez publikoi dhjetëra karikatura kundër regjimit iranian, të mbledhura nga drejtuesit e gazetës, si pjesë e një konkursi ndërkombëtar, për të zgjedhur filmin vizatimor më të mirë për të zbukuruar kopertinën e saj më 7 janar.

8 vjet më parë sot, gazeta satirike franceze u sulmua nga terroristët si hakmarrje për karikaturat e saj që u konsideruan si fyerje për Profetin Muhamed. 12 persona humbën jetën. Publikimi i karikaturave të Muhamedit kishte ngjallur zemërim në vendet myslimane dhe sulmet e vitit 2015 kishin krijuar një lëvizje të madhe mbështetjeje për Charlie Hebdo në mbarë botën. 8 vjet më vonë, gazeta satirike franceze është gati të publikojë një tjetër numër special që do të mbështesë me zjarr "tsunamin" e protestave antiqeveritare në Iran, duke synuar regjimin teokratik të Ali Khameneit.

Karikaturat e Chalie Hebdo, Irani paralajmëron Francën: Do marrim hak,

"Veprimi fyes dhe i papërshtatshëm i një shtypi francez duke botuar skica kundër udhëheqjes fetare dhe politike nuk do të kalojë pa një përgjigje efektive dhe të rreptë,"- tha Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian në Twitter.

Agjencia “Reuters” raportoi se autoritetet iraniane thirrën të dërguarin e Francës në Teheran për të protestuar kundër karikaturës.

"Republika Islamike e Iranit nuk pranon fyerjen e shenjtërive dhe vlerave të saj islame, fetare dhe kombëtare në asnjë mënyrë,"- i tha të mërkurën të dërguarit francez zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. Duke reaguar ndaj ngjarjeve, ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna hodhi poshtë kërkesat iraniane, duke deklaruar se liria e shtypit sundon në Francë dhe se Irani duhet së pari të shikojë se çfarë po ndodh në shtëpi të vet përpara se të kritikojë gazetarët francezë.

Skica, e cila u dallua nga 300 të marra nga menaxhmenti i gazetës satirike nga vende të ndryshme si Irani, Turqia, Shtetet e Bashkuara, Senegali dhe Australia, tregon një grua topless me këmbët e shtrira gjerësisht dhe mullahët në radhë teksa futen në trupin e saj. Kjo kopertinë do të zbukurojë faqen e parë të gazetës “Charlie Hedbo”, e cila pasnesër do të dalë në stendat e gazetave. 

Gazeta satirike donte të shprehte në këtë mënyrë mbështetjen e saj për iranianët, dhe veçanërisht gratë, të cilat kanë dalë në rrugë muajt e fundit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të ashpra të qeverisë së Teheranit. Gjithçka nisi kur “policia e moralit” reagoi me ashpërsi ndaj të resë Mahsha Amini, e cila u rrah pasi nuk e mbante siç duhet shaminë dhe më në fund ndërroi jetë në spital, duke shkaktuar bujë reagimesh.

Si pjesë e numrit të saj special të 7 janarit, përvjetorit të përgjakshëm të sulmit terrorist të Charlie Hebdo në 2015, e përjavshmja satirike nxitoi të mbështesë iranianët që kanë protestuar gjatë katër muajve të fundit pas vdekjes së padrejtë të gruas kurde 22-vjeçare Makhsa. Amini, më 16 shtator 2022, u arrestua nga “policia e moralit” për shkelje të kodit të veshjes që kërkonte që gratë të mbanin shami në publik.

Karikaturat e Chalie Hebdo, Irani paralajmëron Francën: Do marrim hak,

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, nga 16 shtatori e deri më sot, të paktën 503 civilë kanë humbur jetën nga zjarri i autoriteteve iraniane për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare.

Gazeta satirike franceze ka qenë shënjestër e tre sulmeve terroriste: në 2011, 2015 dhe 2020. Të gjitha këto dyshohet se ishin hakmarrje për karikaturat që ajo ka publikuar herë pas here që përshkruanin në mënyrë të diskutueshme profetin Muhamed.

charlie hebdo


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj