LIVE UPDATES
Bota

Keqadministrimi i metadonit në Kosovë, REL: Faji hidhet nga një institucion në tjetrin

Sipas Inspektoratit Farmaceutik të vendit, bëhet fjalë për mospërputhje midis sasisë së pranuar dhe sasisë së harxhuar. Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ky inspektorat tha se ka formuar një komision për shqyrtimin e parregullsive.

25 Mars 2024, 14:36 Nga N.F

Keqadministrimi i metadonit në Kosovë, REL: Faji hidhet nga një

Foto ilustruese

KOSOVË- Metadoni - medikament që u jepet personave të varur nga substancat narkotike - “nuk administrohet siç duhet” në disa institucione publike shëndetësore në Kosovë. Sipas Inspektoratit Farmaceutik të vendit, bëhet fjalë për mospërputhje midis sasisë së pranuar dhe sasisë së harxhuar. Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ky inspektorat tha se ka formuar një komision për shqyrtimin e parregullsive.

“Institucionet gjegjëse kanë ofruar disa dëshmi që komisioni do t’i vlerësojë”, tha Inspektorati Farmaceutik, por nuk specifikoi se sa është sasia e metadonit që, sipas tij, është gjetur se mungon.

Sipas Inspektoratit Farmaceutik, i cili vepron nën Ministrinë e Shëndetësisë, parregullsitë me metadon janë konstatuar së paku në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës - tek e cila institucionet shëndetësore duhet të pajisen me licenca për furnizim me barna - nuk iu përgjigj një sërë pyetjesh të Radios Evropa e Lirë në lidhje këtë temë.

Institucionet e veçuara nga Inspektorati Farmaceutik ankohen se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka pajisur me licenca të veçanta për të operuar me metadon - ashtu siç e kërkon ligji - dhe nuk pranojnë se ka keqpërdorime. Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, thotë se inspektorët farmaceutikë, nga kontrollet e bëra në dhjetor të vitit 2023, kanë gjetur se në këtë klinikë mungojnë 28 shishe metadoni 100-mililitërshe nga sasia e përgjithshme e pranuar në fillim të atij viti.

Kutllovci, megjithatë, thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpjegon se ka pasur raste kur pacientëve që marrin terapi të rregullt me metadon, u janë dashur doza shtesë dhe kjo, sipas tij, është një ndër arsyet e mundshme përse mungojnë disa shishe. Kutllovci përmend “dy-tri raste” të pacientëve më agresivë, të cilët, siç thotë, në momentet e tyre të krizave, e kanë kërcënuar personelin për dhënie të terapisë.

“Ka pasur presion kryesisht gjatë vikendeve, por edhe ditëve të tjera nga ana e këtyre personave... Ka pasur raste kur e kemi thirrur policinë, policia i ka marrë dhe ata janë kthyer prapë te ne pas 2-3 orësh”, thotë Kutllovci.

Aktualisht, në Klinikën e Psikiatrisë janë rreth 20 persona që trajtohen me metadon. Kutllovci thotë se në repartin e klinikës ku shpërndahet terapia, veç regjistrit të zakonshëm, ka edhe një fletore me të dhëna që përdoret në fundjava, kur regjistri zyrtar është, sipas tij, në zyrën e shefit të repartit.

Ai thotë se Inspektorati Farmaceutik i ka marrë shënimet pa fletoren alternative për terapinë dhe, për këtë arsye, atij i janë dërguar tashmë “disa vërejtje dhe dokumente shtesë”. Kutllovci pranon se në klinikën që udhëheq ai, punonjësi shëndetësor që shpërndan terapinë me metadon, nuk ka licencë të veçantë.

Ngjashëm pohon edhe psikiatri Ramadan Halimi nga Reparti i Psikiatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Halimi, po ashtu, e kundërshton mënyrën se si Inspektorati Farmaceutik ka ardhur deri te konstatimi për keqadministrim të metadonit. Thotë se në klinikën ku shërben ai, është konstatuar mungesa e 34 shisheve metadon.

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se gjatë shpërndarjes, metadoni nxirret me shiringë nga shishja dhe, qoftë në shiringë, qoftë në shishe, mbetet ose tretet shpesh sasi e caktuar. Këtu, sipas tij, qëndron edhe problemi - sasia që mungon, humb gjatë shpërndarjes së ilaçit.

“Ky, në fakt, nuk është abuzim, keqpërdorim, nuk është mungesë”, thotë Halimi.

Në Spitalin e Gjilanit, aktualisht, janë duke u trajtuar rreth 50 pacientë me metadon. Halimi shton se ky spital ka kërkuar nga Inspektorati Farmaceutik që ta bëjë edhe një herë shqyrtimin e regjistrave të shpërndarjes së metadonit dhe mënyrës se si është bërë inspektimi.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që stafi të bëjë keqpërdorime, sepse unë dhe ata e dimë që metadoni është substancë narkotike dhe çfarëdo manipulimi me të, nënkupton tërheqjen e përgjegjësive penale”, thotë Halimi.

Sipas tij, nga viti 2012, kur ka nisur të shpërndahet metadoni, “nuk ka pasur asnjë interesim” për nivelin e arritjes së objektivave të kësaj terapie. E vetmja gjë që është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, thotë ai, janë raportet për shpenzimet mujore. Halimi thotë se mënyra se si e administron Spitali i Gjilanit këtë terapi, nuk është në përputhje me ligjin, marrë parasysh faktin se nuk ka person të licencuar për shpërndarje.

“Ne jemi duke improvizuar. Jemi duke pretenduar se jemi duke i ofruar shërbim një kategorie, e cila realisht ka nevojë, por për të cilën ne nuk kemi kompetencë ligjore ta bëjmë”, thotë Halimi.

Tash e dy javë, ai vetë merr pjesë në trajtimin e pacientëve me metadon, pasi kolegu i mëparshëm ka dhënë dorëheqje. Ai thotë se për kryerjen e kësaj pune, ka kërkuar mbrojtje ligjore nga Prokuroria e Shtetit, pasi, siç thotë, udhëzimi administrativ me të cilin vepron, nuk ka as bazë ligjore, sepse nuk i referohet ndonjë ligji që e përshkruan dhënien e metadonit.

“Udhëzimi nuk ka bazë ligjore, por Ministria [e Shëndetësisë] e ka nxjerrë si nevojë për ta improvizuar këtë program - kinse po e ofrojmë. Nuk duhet të improvizohet, por sigurisht se është pjesë e një programi më të gjerë, në të cilin janë të kyçur shumë njerëz, marrin paga e mëditje dhe vazhdojnë kështu”, thotë Halimi.

REL-i bisedoi me të në mes të marsit dhe, atëkohë, ka qenë në pritje të përgjigjes nga organet e drejtësisë. REL-i e pyeti Ministrinë e Shëndetësisë për këto pretendime, por nuk mori përgjigje. Rreth dy javë, REL-i priti përgjigje edhe në pyetje të tjera, që lidhen me përdorimin e metadonit në Kosovë, bazën e tij ligjore, licencat dhe efektet që ka pasur programi, por Ministria e Shëndetësisë nuk i ktheu.

Këtë medikament e përdor edhe Qendra për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint” në Kosovë, ku aktualisht janë duke u trajtuar rreth 130 persona. Drejtori Safet Blakaj, njëherësh defektolog, pranon se programi i trajtimit me metadon nuk e ka bazën e duhur ligjore. Edhe në këtë qendër, thotë ai, nuk ka një punonjës të licencuar për shpërndarje të metadonit.

“Udhëzimi është bërë... si ta them... janë përcjellë kriteret e normave ndërkombëtare dhe mbështetet në Ligjin për barna narkotike në Kosovë... e, ka probleme të rënda që neve na kanë penguar shumë”, thotë Blakaj pa specifikuar më shumë.

Sipas të dhënave të Qendrës “Labirint”, në Kosovë, vitin e kaluar, kanë vdekur rreth shtatë persona nga përdorimi i drogës, ndërkohë që, sipas udhëheqësit të Psikiatrisë, “numri i përdoruesve me mosha gjithnjë e më të reja, është në rritje”.

Marrë nga REL

metadon kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet