LIVE UPDATES
Bota

Përkeqësohet gjendja e opozitarit të burgosur rus, Alexei Navalny

Përkeqësimi i kushteve të burgut po kërcënon shëndetin e politikanit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny. Lajmi u bë i ditur nga një këshilltar i tij ndërsa Fondacioni kundër Korrupsionit i zotit Navalny po përpiqet të kthejë zgjedhjet e ardhshme vendore në Moskë në një garë zgjedhore kundër luftës në Ukrainë. Alexei Navalny u arrestua në janar të vitit të kaluar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për atë që analizat laboratorike perëndimore treguan se ishte një përpjekje gati vdekjeprurëse për ta helmuar atë në Siberi me një toksinë nervore të epokës sovjetike. Rusia mohon se ka tentuar ta vrasë.

6 Shtator 2022, 15:49 Nga d.a.
Përkeqësohet gjendja e opozitarit të burgosur rus, Alexei Navalny
Navalny

Politikani i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar me mbi 11 vjet burg për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore, të cilat ai i mohon.

Javën e kaluar ai shkroi përmes avokatëve të tij në rrjete sociale se ishte dërguar në një qeli ndëshkimi për herë të tretë në gusht, në shenjë hakmarrjeje për aktivitetin e tij politik. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se “shërbimi i burgjeve nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar këtë deklaratë”.

Qelia e ndëshkimit është dy me tre metra e gjerë, ka tavolinë, karrige dhe krevat. Kjo shënon një përkeqësim të konsiderueshëm të kushteve për udhëheqësin e opozitës, tha shefi i tij i personelit Leonid Volkov në një intervistë në Vilnius të Lituanisë.

“Tani, befas, ata filluan të përkeqësojnë në mënyrë dramatike gjendjen e tij, gjë që përbën një kërcënim të madh për shëndetin e tij, sepse, asnjë person normal nuk mund të kalonte një kohë të gjatë në këtë qeli të veçantë. Dhe për Alexein, i cili sapo i mbijetoi helmimit, është, natyrisht, veçanërisht i rrezikshëm. Kjo vjen nga Kremlini. Pra, patjetër Putini ka një plan. Ai dëshiron t'ia bëjë jetën të padurueshme Alexei Navalnyt. Ai dëshiron ta ndëshkojë më shumë”, tha zoti Volkov.

Zoti Volkov tha se popullariteti i presidentit Putin është në rënie dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Si Kremlini ashtu edhe zoti Putin thonë se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë po shkon sipas planit. Ata thonë se ky operacion ishte i nevojshëm pasi Shtetet e Bashkuara e përdorën Ukrainën për të kërcënuar Rusinë përmes zgjerimit të NATO-s dhe persekutimit të njerëzve rusishtfolës.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se këto janë justifikime të pabaza për një luftë të paprovokuar pushtuese.

“Do të duheshin dy, tre vjet që Ukraina të jetë në gjendje të shënojë fitore ushtarake. Shumica e ekspertëve ekonomikë thonë se do të duhen dy deri në tre vjet që sanksionet të kenë efektin e tyre dhe të shkatërrojnë ekonominë e Putinit. Unë do të thosha si ekspert, duhen dy deri në tre vjet për të ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e shoqërisë ruse dhe për ta bërë luftën e tij aq jopopullore sa ai nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë atë”, tha zoti Volkov.

Ai tha se sulmi i Rusisë i nisur më 24 shkurt në Ukrainë tregon se udhëheqësit rus nuk i intereson sesi shihej Rusia ndërkombëtarisht, gjë që ekipi i zotit Navalny kishte menduar se i jepte atij “një nivel mbrojtjeje”.

“Pasi filloi lufta, na u desh të rivlerësojmë të gjitha rreziqet për Alexei Navalnyn”, tha zoti Volkov.

Ekipi i zotit Navalny shpreson t'i kthejë zgjedhjet lokale në Moskë më 11 shtator në një votë proteste duke ofruar mbështetje për 400 kandidatë që thotë se kanë kundërshtuar konfliktin.

“Ata përballen me shumë presion, madje edhe dhunë dhe brutalitet. Ata po rrihen,” tha zoti Volkov.

Kremlini nuk iu përgjigj kërkeses për të komentuar akuzat e zotit Volkov, të cilat “Reuters” nuk arriti t'i verifikonte.

Ai foli edhe kundër propozimeve për të ndaluar rusët të udhëtojnë në BE, një ide e shteteteve baltike dhe Polonisë, duke thënë se kjo ishte një dhuratë për propagandën e Kremlinit./VOA/

alexei navalny

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë