31 Gusht 2023, 16:32
Nga a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e një kërcënimi me jetë. Policia ka vënë në pranga një të dyshuar i identifikuar me iniciale N.S. Sipas Prokurorisë Speciale, i arrestuari dyshohet se e ka kërcënuar me vrasje kreun e qeverisë së Kosovës. Ai fillimisht ka bërë një postim në Facebook me përmbajtje inkriminuese si dhe të njëjtën deklaratë e ka përsëritur në një emision televiziv.
Lidhur me rastin, N. S., pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”, thuhet në njoftim.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kryerja e kësaj vepre dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
“Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës, pengon një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 126 të këtij Kodi në ushtrimin e detyrave zyrtare apo i detyron të kryejnë apo të mos kryejnë ndonjë veprim nga fushëveprimi i detyrave të tyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”, parashihet me Kodin Penal.
Për arsye hetimore identiteti i plotë i të arrestuarit nuk bëhet ende me dije.
albin kurti
Bota
31 Gusht 2023, 16:15
a.l
Ashleigh ëatts
SHBA- Një ngjarje tronditëse është raportuar në Virxhinia të SHBA-së ku një n&e...
Bota
31 Gusht 2023, 16:11
a.l
Kamping
ITALI- Në Bados, një vendpushim bregdetar midis Olbias dhe Golfo Arancit, një fëmijë ...
Bota
31 Gusht 2023, 15:51
f.i
Xi Jinping
INDI- Presidenti kinez Xi Jinping me shumë mundësi mund të humbasë samitin e liderëve të G20 në...
Bota
31 Gusht 2023, 15:45
a.l
Foto ilustruese
FRANCË- Ministri i transportit i Francës kërkoi një çmim minimal për fluturimet e avionëve ...
Bota
31 Gusht 2023, 15:24
a.l
Iran
IRAN- Irani njofton se ka penguar një sulm sabotues të organizuar nga agjencia izraelite e spiunazhit Mossad kundër industris&eum...
Bota
31 Gusht 2023, 15:30
m.s
patina
Sot është dita e fundit për patinat elektrike në rrugët e Parisit. Nga 1 shtatori, Parisi do të bëhet kryeq...
Bota
31 Gusht 2023, 15:18
f.i
pamje nga vendngjarja
ITALI- Shumë njerëz në bordin e një fluturimi të Delta Airlines nga Italia në Atlanta u ...
Bota
31 Gusht 2023, 15:17
m.s
Toyota
Pak ditë më parë, Toyota u detyrua të ndalonte procesin e prodhimit në fabrikat e saj në Japoni.
Toyota,&n...
Bota
31 Gusht 2023, 15:18
a.l
Policia e Kosoves
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Malishevë, ku një burrë dyshohet se &eum...
Bota
31 Gusht 2023, 15:08
a.l
Caio Leëis
SHBA- Një 10-vjeçar i identifikuar me emrin Caio Lewis ka përfunduar me plagë të rënda në spital, pasi...