LIVE UPDATES
Bota

Këshilltarët e fushatës e paralajmëruan, Trump vijoi të përhapte pretendime për manipulim të zgjedhjeve të 2020

Anëtarët e Komisionit për hetimin e sulmit ndaj Kapitolit rifilluan këtë javë seancat, duke argumentuar se ish-Presidenti Donald Trump u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022.

14 Qershor 2022, 18:47 Nga VOA
Këshilltarët e fushatës e paralajmëruan, Trump vijoi të
Donald Trump

SHBA- Anëtarët e Komisionit për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit thanë të hënën se ish-Presidenti Donald Trump vazhdoi të përhapte pretendime të rreme për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2020, pavarësisht paralajmërimeve nga këshilltarët e tij më të afërt.

Anëtarët e Komisionit për hetimin e sulmit ndaj Kapitolit rifilluan këtë javë seancat, duke argumentuar se ish-Presidenti Donald Trump u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Ai tradhtoi besimin e popullit amerikan. Injoroi vullnetin e votuesve. Gënjeu mbështetësit e tij dhe vendin. Dhe u përpoq të qëndronte në detyrë pasi populli kishte votuar për largimin e tij dhe gjykatat mbështetën vullnetin e popullit”, tha kryetari i komisionit, ligjvënësi demokrat Bennie Thompson.

Hetuesit thanë se natën e zgjedhjeve 2020, presidenti këmbënguli të shpallte fitoren…

“Ky është një mashtrim ndaj popullit amerikan. Ne po përgatiteshim t’i fitonim këto zgjedhje - në fakt ne i fituam zgjedhjet”, tha ish-presidenti Trump.

Pavarësisht paralajmërimeve nga këshilltarët e tij kryesorë të fushatës…

"Ishte shumë herët për të deklaruar rezultatin. Fletët e votimit ende po numëroheshin. Fletët e votimit do të vazhdonin të numëroheshin për ditë të tëra. Dhe ishte shumë herët për të bërë deklarata të tilla", tha Bill Stepien, ish-menaxher i fushatës së presidentit Trump.

Vetëm një avokat i fushatës, ish-kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili, sipas dëshmitarëve, ishte i dehur atë natë, mendonte ndryshe.

“Kryebashkiaku Giuliani po thoshte, ‘Ne i fituam zgjedhjet. Ata po na i vjedhin. Nga erdhën gjithë ato vota? Ne duhet të dalim e të themi se fituam.’ Dhe në thelb ai po thoshte se kushdo që nuk ishte dakord me këtë qëndrim, ishte i dobët”, tha Jason Miller, ish-këshilltar i lartë i fushatës së presidentit Trump.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend në kohën e zgjedhjeve të vitit 2020, dëshmoi se presidenti kishte vazhduar të këmbëngulte me pretendime të rreme për mashtrim në javët pas natës së zgjedhjeve, edhe pasi ishte e qartë se ai kishte humbur.

“Isha disi i demoralizuar sepse mendova, ‘nëse ai i beson vërtet këto, ai ka është shkëputur nga realiteti. Kur i thashë se sa të çmendura ishin disa nga këto akuza, pashë se nuk kishte asnjë interes për faktet reale”.

Zyrtarët zgjedhorë nga tre shtete kryesore dhe një avokat zgjedhor nga Partia Republikane thanë gjithashtu se përpjekjet e mëpasshme të fushatës së ish-presidentit për të provuar mashtrimin në gjykatë, ishin të pabaza.

"Fakti është se fushata e Trumpit nuk e bëri këtë", tha avokati i Partisë Republikane Ben Ginsberg.

Ligjvënësit e komisionit thanë se fushata e ish-presidentit Trump përfitoi nga përhapja e këtyre pretendimeve të rreme, duke mbledhur miliona dollarë që shkuan për organizatat pro tij.

“Ne gjetëm prova se fushata e ish-presidentit Trump dhe bashkëpunëtorët e tij mashtruan donatorët se ku do të shkonin fondet e tyre dhe për çfarë do të përdoreshin. Pra, jo vetëm që ishte ‘gënjeshtër e madhe’, ishte ‘shkatërrim i madh’. Donatorët meritojnë të dinë se ku po shkojnë realisht fondet e tyre”, tha ligjvënësja demokrate Zoe Lofgren.

Pothuajse të gjithë republikanët e Kongresit e kanë quajtur të paligjshme punën e komisionit të 6 janarit dhe kanë vazhduar të mbështesin ish-presidentin. Seancat dëgjimore do të rifillojnë të mërkurën dhe të enjten këtë javë me një vështrim më të gjerë mbi përpjekjet e zotit Trump për të përdorur Departamentin e Drejtësisë për të pretenduar në mënyrë të rreme se ai fitoi zgjedhjet.

donald trump sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet