LIVE UPDATES
Bota

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në Kinë, përpjekje për të ruajtur linjat e komunikimit

Synimi i vizitës së zotit Sullivan në Kinë, e cila zgjat deri të enjten, është modest: Të përpiqet të mbajë të hapura linjat e komunikimit në një marrëdhënie që u dobësua rëndë në periudhën 2022-23. Ai u takua të martën me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.

27 Gusht 2024, 17:07 Nga M.B
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e
Jake Sullivan dhe Wang Yi

KINA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan mbërriti të martën në Pekin për bisedime që synojnë zbutjen e tensioneve mes Shtetet e Bashkuara dhe Kinës. Të dyja vendet duan të shmangin një krizë madhore në prag të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, gjë që mund të përcaktonte tonin për lidhjet mes konkurrentëve strategjikë gjatë presidencës së ardhshme amerikane.

Synimi i vizitës së zotit Sullivan në Kinë, e cila zgjat deri të enjten, është modest: Të përpiqet të mbajë të hapura linjat e komunikimit në një marrëdhënie që u dobësua rëndë në periudhën 2022-23. Ai u takua të martën me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.

"Presidenti Biden e ka bërë shumë të qartë në bisedat e tij me Presidentin Xi se ai është i përkushtuar ta trajtojë këtë marrëdhënie të rëndësishme me përgjegjësi. Rezultatet e takimit të nivelit të lartë dhe puna që kemi bërë që atëherë dëshmojnë se ne po punojmë për të shmangur kalimin nga konkurrenca në konflikt dhe për të gjetur mënyra për të punuar së bashku aty ku na përputhen interesat", tha Sullivan.

Wang, i cili është edhe zyrtari më i lartë i politikës së jashtme në Partinë Komuniste të Kinës tha se marrëdhënia mes dy vendeve ka rëndësi kritike për ato vetë dhe për gjithë botën.

“Çelësi është të vazhdojmë në drejtimin e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit në favor të të dyja palëve. Zbatimi i angazhimeve mes dy presidentëve tanë në takimin e tyre në San Francisko, është përgjegjësia jonë e rëndësishme.”

Sullivan ka qenë zyrtari kryesor i administratës së Presidentit Joe Biden që ka mbajtur bisedime shpesh të paparalajmëruara me zotin Wang, në përpjekje për të zbutur dallimet në rritje mes Uashingtonit dhe Pekinit. Nga vizita nuk pritet ndonjë njoftim i rëndësishëm, megjithëse takimet e zotit Sullivan mund të vendosin bazat për një takim të mundshëm të nivelit të lartë mes Presidentit Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping përpara se zotit Biden t’i mbarojë mandati në janar.

Da Wei, drejtor i Qendrës për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Strategjinë në Universitetin Tsinghua në Pekin thotë se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të shmangin çdo krizë në muajt e mbetur të administratës së zotit Biden, pasi një gjë e tillë mund të përcaktonte tonin e marrëdhënieve SHBA-Kinë për presidencën e ardhshme.

“Qëllimi i kësaj vizite nuk është arritja e ndonjë përparimi të ri, por ruajtja e qëndrueshmërisë së marrëdhënieve që u stabilizuan vitin e kaluar përmes komunikimit strategjik, si edhe shmangia e krizave të reja në muajt e ardhshëm”, thotë ai.

Administrata e Presidentin Biden ka mbajtur një linjë të ashpër ndaj Kinës me të cilën Shtetet e Bashkuara kanë një konkurrencë strategjike, duke kufizuar qasjen e kompanive të saj në teknologjinë e përparuar dhe duke dënuar agresionin e saj në rritje lidhur me Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore.

Marrëdhëniet e vështira mes dy vendeve, pësuan një goditje të mëtejshme pasi Kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin në gusht 2022. Shpresat për stabilizimin e lidhjeve u zbehën në shkurtin e vitit 2023, kur një balonë e dyshuar kineze zbulimi qarkulloi në hapësirën ajrore amerikane përpara se të rrëzohej nga ushtria amerikane.

Sullivan dhe zoti Wang u takuan në Vjenë në maj 2023, në përpjekje për të filluar një proces delikat të rikthimit të marrëdhënieve në rrugën e duhur. Që atëherë, ata janë takuar edhe dy herë të tjera në vende të treta, në Maltë dhe Tajlandë. Kjo javë shënon bisedimet e tyre të para në Pekin. Ministria e Jashtme e Kinës tha këtë javë se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten në "një pikë kritike". Ajo vuri në dukje se të dy palët po bisedojnë për klimën dhe çështje të tjera, por akuzoi SHBA-në se vazhdon të marrë masa kufizuese ndaj Kinës. Kanadaja njoftoi të hënën se ashtu si Amerika do të vendosë një tarifë 100% ndaj importeve të automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë, pasi zoti Sullivan bëri thirrje për një gjë të tillë gjatë një takimi me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe ministrat e kabinetit të tij./ VOA

kina

Sondazh

Poll
Bota 27 Gusht 2024, 14:46 I.A

Analiza/ Ana e errët e Telegramit

Pavel Durov RUSI- Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, aktivistët iu drejt...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet