All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

"Kështu kalojnë ditët e mia"/ Gazetarja e REL-it Alsu Kurmasheva shkruan nga burgu

Kurmasheva, e cila ka dy nënshtetësi, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, ka punuar për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë për rreth 25 vjet.

21 Nëntor 2023, 21:20 Nga I.A
"Kështu kalojnë ditët e mia"/ Gazetarja e REL-it Alsu
Alsu Kurmasheva
All - Paragraf - 1

RUSI- "Na nxorën të ecnim sot në një oborr që është përafërsisht 4 metra me 6 metra", shkroi së fundi gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, nga burgu në Kazan, ku po mbahet tash e një muaj.

"Vrapuam 40 xhiro, që unë mendoj se janë rreth 1000 metra. Pastaj pati ushtrime. Roja ishte mjaft i befasuar. Me sa duket, kjo ndodh rrallë".

Përshkrimi i Kurmashevës për stërvitjen e saj në oborrin e të ngushtë të burgut ishte në kontrast të fortë me mesazhin që burri i saj, gazetari Pavel Butorin - i cili është kreu i Current Time, rrjeti në gjuhën ruse i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, dhe i cili, si Kurmasheva, punon në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë - kishte postuar në X, i njohur më parë si Twitter, më 17 nëntor.

Butorin shkroi se Kurmasheva tradicionalisht shënon festën e Ditës së Përpjekjes për Liri dhe Demokraci në Republikën Çeke, duke "iu bashkuar familjes dhe miqve të saj në një 'shëtitje lirie' tradicionale, sikurse marshimi studentor i vitit 1989 që ndezi Revolucionin e Kadifenjtë” dhe ndihmoi në rrëzimin e regjimit represiv komunist në Çekosllovaki.

Kurmasheva, e cila ka dy nënshtetësi, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, ka punuar për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë për rreth 25 vjet. Ajo u largua nga Praga në mes të majit të këtij viti, pas një emergjence familjare në vendlindjen e saj, Tatarstan.

Ajo u arrestua më 18 tetor dhe u akuzua për dështim për t'u regjistruar si "agjente e huaj", një emërtim ligjor që Rusia e ka përdorur që nga viti 2012 për t’i etiketuar dhe ndëshkuar kritikët e politikave të qeverisë. Gjithashtu, ky legjislacion është përdorur gjithnjë e më shumë për të heshtur shoqërinë civile dhe grupet mediatike në Rusi, që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Një gjykatë urdhëroi që ajo të mbahet në paraburgim në Burgun SIZO-2 të Kazanit deri të paktën më 5 dhjetor, megjithëse në Rusi është zakon që periudha të tilla paraburgimi të zgjaten vazhdimisht.

Ajo ka mundur të komunikojë me mesazhe me familjen, miqtë dhe mbështetësit, megjithëse të gjitha mesazhet i nënshtrohen censurës.

“Zgjohemi çdo ditë në orën 6 të mëngjesit”, ka shkruar ajo. "Por, dritat rrinë të ndezura në qeli gjatë gjithë natës. Për mëngjes ka qull tërshëre dhe çaj të zi të ëmbël. Pas kësaj, e pastrojmë qelinë, dyshemetë, muret. Në kohën e drekës na lejohet të dalim jashtë për një orë".

“Bibliotekë ka, por është e mbyllur”, ka shkruar Kurmasheva. “Në qeli janë rreth 10 libra, kryesisht tregime që lidhen me detektivët dhe libra për krishterimin, si dhe disa për psikologjinë dhe vetëpranimin”.

"I rilexoj letrat e tuaja disa herë në ditë", i tha ajo një prej korrespondencave të saj. "I kam lexuar tashmë dy libra që ishin në qeli. Kam kërkuar edhe disa, por nuk e di sa kohë do të zgjasë derisa t’i sjellin".

Dy herë në javë, të paraburgosurit lejohen të bëjnë dush. Kurmasheva tha se asaj iu lejua të përdorte dushin për herë të parë 10 ditë pas ndalimit të saj.

Qelia e saj, ku qëndrojnë katër të burgosur, është e ftohtë, shkroi ajo në disa mesazhe të saj.

Kurmasheva shtoi se po studion armenishten dhe gjuhën dargva të Kaukazit të Veriut për të kaluar kohën. Përveç kësaj, ajo po mëson nga një tjetër i burgosur që të flasë tatarisht.

“Kështu kalojnë ditët e mia”, ka shkruar ajo.

Kurmasheva është një nga katër gazetarët e Radios Evropa e Lirë - Andrey Kuznechyk, Ihar Losik dhe Vladyslav Yesypenko janë tre të tjerët - që aktualisht janë të burgosur për akuza që lidhen me punën e tyre.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe Radio Evropa e Lirë kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e të katër gazetarëve, duke thënë se ata janë arrestuar padrejtësisht.

Losik është një bloger dhe kontribuues për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, i cili u dënua në dhjetor të vitit 2021 për disa akuza, përfshirë "organizimin dhe përgatitjen e veprimeve që cenojnë rëndë rendin publik". Ai u dënua me 15 vjet burgim.

Kuznechyk, një redaktor në internet për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, u dënua në qershor të vitit 2022 me gjashtë vjet burgim pas një gjyqi që zgjati jo më shumë se disa orë. Ai u dënua për “krijim ose pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”.

Yesypenko, me shtetësi të dyfishtë, ukrainase dhe ruse, kontribues në Realitetet e Krimesë - media rajonale e Shërbimit Ukrainas të REL-it - u dënua në shkurt të vitit 2022 me gjashtë vjet burgim nga një gjykatës rus në Krimenë e pushtuar, pas një gjyqi me dyer të mbyllura. Ai u dënua për "posedim dhe transport të lëndëve plasëse", një akuzë që ai e mohon me vendosmëri.

Marrë nga REL

alsu kurmasheva pavel butorin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet