Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deti i Zi dhe bregu i tij në Ukrainë kanë qenë pikë diskutimi për shkak të rëndësisë së këtyre zonave për luftën.
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje NATO-s që ta luajë një rol më të madh për sigurimin e rajonit të Detit të Zi dhe ta integrojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Ukrainës me ato të anëtarëve të aleancës veri-atlantike. Deti i Zi dhe bregu i tij në Ukrainë kanë qenë pikë diskutimi për shkak të rëndësisë së këtyre zonave për luftën.
“Deti i Zi është instrumental për ta bërë të gjithë Evropën paqësore dhe për ta orientuar drejt së ardhmes”, tha Kuleba, duke folur përmes video-lidhjes në një konferencë për sigurinë në Detin e Zi të mbajtur në Bukuresht.
“Mjerisht, ai është gjithashtu një vitrinë që tregon se sa shpejt gjërat mund të përkeqësohen nëse dikush i neglizhon kërcënimet. Është koha për ta shndërruar Detin e Zi në atë që është bërë tani Deti Baltik, një det i NATO-s”, shtoi ai.
Këto komente të Kulebas u hodhën poshtë në Moskë, ku zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një konferencë se “Deti i Zi nuk mund të jetë kurrë një det i NATO-s”.
“Ky është një det i përbashkët, duhet të jetë një det bashkëpunimi, ndërveprimi dhe sigurie për të gjitha shtetet e tij bregdetare”, shtoi ai.
Si Moska, ashtu edhe Kievi mbështeten në Detin e Zi për tregti. Përmes tij, ata bëjnë furnizimin e tregjeve të drithërave si dy nga eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë. Një bllokadë ruse ndaj këtyre transporteve rrezikoi të shkaktonte një krizë globale ushqimore vitin e kaluar. Më vonë, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje për të mbajtur portet të hapura, ndërsa aktualisht po punohen për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje./Dosja.al
Varka SPANJË- Gjashtë varka me gjithsej 134 persona në bord mbërritën ose u shpëtuan në Mallorca dhe ishu...
Predha KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka rënë dakord t'i dërgojë Shteteve të Bashkuara 500,000 predha artilerie 155 mm, duke ...
protesta e punëtorëve dhe grevistëve të hekurudhave që pushtojnë selinë e LVMH në Paris FRANCË- Një raund...
Jakup Krasniqi HAGË- Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është në...
Do Kwon MALI I ZI- Koreano-jugori, Do Kwon qëndronte në një apartament 2 milionë eurosh në një lagje "ekskluzive" në Beo...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar nga takimi në Rashkë me përfaq&e...
Donald Trump SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë nesër në zyrat e prokurorisë së Nju Jorkut, për t'u marr...
Marine Le Pen PARIS- Udhëheqësja e Lëvizjes Popullore Franceze, Marine Le Pen, paralajmëroi se nëse Rusia fiton, do të jet&eu...
Milan Radoiçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dalë edhe një herë në mbr...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti në takimin me serbët nga Kosova ka thënë se qëllimi i vetëm i Pris...