3 Maj 2024, 14:38
Nga M.B
Raketa me sondën Chang'e-6, duke u nisur drejt Hënës. 3 maj 2024.
KINA- Kina ka lansuar një sondë për të mbledhur mostra nga pjesa e largët e Hënës. Kjo është sonda e parë që dërgohet për një mision të tillë në botë, përderisa Pekini po shtyn përpara programin ambicioz që synon të dërgojë një mision me ekuipazh në Hënë deri më 2030. Një raketë që bartte sondën hënore Chang'e-6 u lëshua nga Qendra e Hapësirës, Wenchang në provincën Hainan më 3 maj. Uashingtoni ka paralajmëruar se programi i Kinës po përdoret si mbulesë për synime ushtarake dhe është një përpjekje e Pekinit për të pasur një dominim në hapësirë.
Sonda Chang'e-6 synon të mbledhë rreth 2 kilogramë mostra hënore nga pjesa e largët e Hënës dhe t’i sjellë në Tokë për analizim. Media shtetërore, Xinhua, tha se ky është “misioni i parë i këtij lloji në historinë e eksplorimit të Hënës nga njeriu”. Ky mision, që teknikisht është i ndërlikuar, do të zgjasë për 53 ditë. Sonda do të tentojë të bëjë një nisje të paprecedent nga pjesa e Hënës që gjithmonë është kahen e kundërt me Tokën.
“I gjithë misioni është i mbushur me sfida të shumta”, tha për Xinhua zëvendësshefi i projektimit të këtij misioni, Wang Qiong.
Sonda pritet të zbarojë në Pellgun Aitken në polin jugor, që është një prej kratereve më të mëdha të ndikimit në sistemin diellor. Kur të arrijë atje, sonda do të mbledhë dhe hënor dhe shkëmbinj dhe do të kryejë eksperimente të tjera në zonën e zbarkimit. Më pas sonda, me gjithë mostrat e marra do të niset nga Hëna për në Tokë./ REL
kina
Bota
3 Maj 2024, 13:10
M.B
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano
BRUKSEL- Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ...
Bota
3 Maj 2024, 12:52
M.B
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Gazetarëve afganë u ndalohet të transmetojnë apo publikojnë lajme që janë kritike ndaj talib...
Bota
3 Maj 2024, 12:41
M.B
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç
SERBIA- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeveri...
Bota
3 Maj 2024, 12:26
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Qyteti i vogël i North Bend në Uashington është i famshëm për jetën e tij të egër...
Bota
3 Maj 2024, 11:54
M.B
Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne
FRANCA- Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë pu...
Bota
3 Maj 2024, 10:34
M.B
Annalena Baerbock
GJERMANIA- Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga nj&eu...
Bota
3 Maj 2024, 09:37
M.B
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një konference për media në Pentagon më 26 prill 2024.
SHBA- Sekretari amerika...
Bota
3 Maj 2024, 08:16
M.B
Recep Tayyip Erdogan
TURQIA- Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gaz&e...
Bota
3 Maj 2024, 08:03
M.B
Harta
SHBA- Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cil...
Bota
3 Maj 2024, 07:56
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvic&eu...