Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një intervistë për gazetën e pavarur, Novaya Gazeta Europe, Sejourne tha se sipas vlerësimit të Parisit numri i përgjithshëm i viktimave ruse gjatë luftës, përfshirë të plagosurit, është 500.000.
FRANCA- Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Moska, tha ministri i Jashtëm, Stephane Sejourne. Në një intervistë për gazetën e pavarur, Novaya Gazeta Europe, Sejourne tha se sipas vlerësimit të Parisit numri i përgjithshëm i viktimave ruse gjatë luftës, përfshirë të plagosurit, është 500.000. Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tretë.
“Evropa dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe të vendosur për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Veçse është i dukshëm dështimi i ushtrisë ruse. Ne vlerësojmë se ushtria ruse ka humbje prej 500.000, përfshirë 150.000 të vdekur”, tha ai.
“E gjithë kjo për çfarë?”, pyeti Sejourne. “E gjithë kjo mund të përmblidhet shkurt: për asgjë”, tha ai.
Rusia nuk i ka bërë publike humbjet e pësuara gjatë luftës kundër Ukrainës. Në muajin shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 180.000 trupa ruse janë vrarë gjatë luftës. Britania ka vlerësuar se afër 450.000 rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë. Në prill, transmetuesi publik britanik, BBC, ka raportuar se më shumë se 50.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur. Këtë shifër, kjo media e ka bazuar në gazetarët e saj, vullnetarët dhe në grupin e pavarur medial, Mediazona.
Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për nisjen e “operacionin e posaçëm ushtarak” më 24 shkurt 2022, dhe që atëherë, lufta është shndërruar në një mizori të përgjakshme që e ka izoluar Rusinë nga Perëndimi. Disa analistë ushtarakë besojnë se Rusia mund të jetë në prag të nisjes së një ofensive të re të madhe në Ukrainë. Novaya Gazeta Europe u themelua nga gazetarët e gazetës kryesore të pavarur të Rusisë, Novaya Gazeta, pak pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës./ REL
Annalena Baerbock GJERMANIA- Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga nj&eu...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një konference për media në Pentagon më 26 prill 2024. SHBA- Sekretari amerika...
Recep Tayyip Erdogan TURQIA- Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gaz&e...
Harta SHBA- Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cil...
Foto ilustruese RUSIA- Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvic&eu...
Foto ilustruese SHBA- Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin për pretendimin se Michael Cohen, i ...
Gjatë shqyrtimit të projektligjit në senatin e Arizonës SHBA- Guvernatorja demokrate e Arizonës, Katie Hobbs, ka shfuqizuar nj&eum...
protestat ne shba SHBA- Përshkallëzimi i protestave në universitetet amerikane po detyron Presidentin Joe Biden të ndjekë një...
foto ilustruese BELGJIKË- Një belg 78-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasjen e ish bashëshortes së tij 30...
fotot ilustruese GAZA- Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) publikoi imazhe të Gazës, e ...