LIVE UPDATES
Bota

REL: Si është të jesh gazetar nën sundimin e talibanëve?

Gazetarët që i kanë kaluar vijat e kuqe janë arrestuar, burgosur, rrahur në paraburgim, kërcënuar dhe përndjekur.

3 Maj 2024, 12:52 Nga M.B
REL: Si është të jesh gazetar nën sundimin e
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Gazetarëve afganë u ndalohet të transmetojnë apo publikojnë lajme që janë kritike ndaj talibanëve. Gazetarët që i kanë kaluar vijat e kuqe janë arrestuar, burgosur, rrahur në paraburgim, kërcënuar dhe përndjekur. Gazetarët, jo vetëm që përballen me kufizime se cilat çështje mund t’i mbulojnë, por ata gjithashtu janë shumë të kufizuar për mënyrën se si raportojnë dhe kë mund të intervistojnë. Gratë dhe vajzat e kanë të ndaluar të shfaqen në programet televizive ose radiofonike.

Ndërkohë, gazetarëve burra u ndalohet intervistimi i grave dhe anasjelltas. Kështu është të jesh gazetar në Afganistan gati tre vjet pasi talibanët morën pushtetin. Militantët kanë transformuar peizazhin mediatik dikur të gjallë në vendin e shkatërruar nga lufta, ku censura tani është e përhapur dhe mospajtimi është zhdukur gati plotësisht.

“Është e pamundur të jesh gazetare nën [pushtimin] taliban”, tha për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë një gazetare grua e vendosur në Afganistanin qendror.

Gazetarja, si dhe të tjerët persona të intervistuar për këtë artikull kanë folur në kushte anonimiteti nga frika për hakmarrje. Pasi rimorën pushtetin në vitin 2021, talibanët fillimisht premtuan se do të lejojnë një shtyp të lirë. Por, qeveria e tyre e ashpër filloi shumë shpejt me sulme ndaj mediave të pavarura. Dhjetëra gazetarë dhe punonjës mediash janë burgosur ose sulmuar fizikisht. Talibanët, po ashtu, kanë mbyllur dhjetëra media.

Në këtë situatë, qindra gazetarë, prej frikës janë larguar nga vendi. Vetëm disa media të pavarura ende veprojnë prej kur pushtetin e kanë marrë talibanët. Por, gazetarët e tyre përballen me kufizime të rënda dhe shpesh përdorin vetëcensurë. Mbulimi i çështjeve si "pasiguria, të drejtat e njeriut dhe korrupsioni" janë të ndaluara, tha një redaktor që jeton në Kabul, i cili punon për një transmetues të madh. Zyrtarët talibanë shpesh i udhëzojnë gazetarët të "raportojnë vetëm për çështje" që i vendosin ata në një dritë më pozitive, shtoi redaktori. Talibanët, gjithashtu, u kanë thënë transmetuesve që të mos intervistojnë qytetarë afganë në rrugë, si përpjekje për të parandaluar kritikat ndaj grupit.

"Neve, tani nuk na lejohet t’i ftojmë afganët që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në programe", tha redaktori. "Është e ndaluar të përfshihen pikëpamjet e kundërshtarëve të talibanëve".

Një tjetër gazetar që punon në veri të Afganistanit tha se ai u përpoq të hulumtonte pretendimet për abuzime seksuale në medresetë e drejtuara nga talibanët, ose në seminaret islame, si dhe vendimin e talibanëve për t'u dhënë kontrata fitimprurëse minerare kompanive shtetërore. Por, atij iu desh të tërhiqej nga hulumtimi nga frika e hakmarrjes.

“Çështje të tilla janë plotësisht të ndaluara”, tha ai për Radio Azadi.

Kufizimet e talibanëve në media kanë prekur në mënyrë të pabarabartë gratë. Ata kanë vendosur kufizime të rënda për paraqitjen e grave, lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për arsimim dhe punë.

"Unë tani nuk mund të dal në terren dhe të raportoj", tha një grua gazetare që punon në Afganistanin qendror, duke shtuar se asaj i ndalohet të intervistojë burra dhe nuk mund të udhëtojë larg shtëpisë pa një shoqërues burrë. Një tjetër gazetare nga Afganistani qendror tha se ajo u thirr për t'u marrë në pyetje pasi raportoi për një protestë të grave kundër politikave shtypëse të talibanëve.

“Më pyetën pse raportoj për çështje të tilla”, tha ajo për Radio Azadi. “Më pyetën, a je kundër qeverisë?”.

Ajo tha se zyrtarët e kërcënuan dhe i thanë se do të përballej me "pasoja të rënda" nëse raportonte përsëri për ndonjë tubim të paligjshëm. Në mediat transmetuese ka edhe më shumë kufizime. Prezantueset gra janë detyruara të veshin një mantel të zi dhe shami në kokë, duke lënë të zbuluar vetëm sytë e tyre. Stacioneve televizive dhe radiofonike u është ndaluar transmetimi i zërave të grave dhe pranimi i thirrjeve telefonike nga gratë.

Goditja e talibanëve ndaj gazetarëve duket se po rritet. Në muajt e fundit, talibanët kanë vendosur kufizime të reja gjatë paraqitjeve të gazetareve, kanë ndaluar disa gra të kenë qasje në programet e radios dhe televizionit dhe kanë ndaluar filmimin ose fotografimin e zyrtarëve talibanë. Më 22 prill, tre gazetarë të radios u arrestuan në provincën juglindore të Khost për transmetimin e muzikës dhe pranimit të thirrjeve nga dëgjueset gra gjatë transmetimeve.

Ditë më parë, talibanët suspenduan transmetimin e dy stacioneve televizive private me bazë në Kabul për shkelje të "vlerave kombëtare dhe islame". Talibanët, po ashtu, kanë nxjerrë "11 rregulla për gazetarët" që ndalojnë publikimin ose transmetimin e lajmeve që janë "në kundërshtim me islamin" dhe të cilat zmbrapsin raportimin e lajmeve që nuk janë konfirmuar nga zyrtarët talibanë. Rregullat e talibanëve, sipas një gazetari që punon në Kabul, kanë mesazhin e qartë: mos publikoni ose transmetoni "asgjë kritike ndaj qeverisë". Një redaktor i vendosur në Kabul tha se persekutimi dhe kërcënimi i vazhdueshëm i gazetarëve nga talibanët detyrojnë shumë gazetarë ta braktisin profesionin e tyre ose të largohen nga atdheu i tyre.

"Të gjithë ata që i njoh, duan të ikin jashtë vendit", tha redaktori./ REL

afganistan

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend