LIVE UPDATES
Bota

Kina regjistron rënien më të madhe në eksporte që nga viti 2020

Shitjet e produkteve kineze në tregjet e huaja ranë për 14.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, u tha në të dhënat e autoritetit doganor. Kjo është rënia e tretë radhazi e eksporteve kineze.

8 Gusht 2023, 11:05 Nga k.m.
Kina regjistron rënien më të madhe në eksporte që nga
Foto ilustruese

Muajin e kaluar, Kina ka shënuar rënien më të madhe në eksporte për më shumë se tre vjet, sipas të dhënave zyrtare të publikuara më 8 gusht. Ky njoftim vjen në kohën kur ekonomia e dytë më e madhe në botë është goditur nga kërkesa e ngadaltë globale dhe nga një ngadalësim vendor. Këto të dhëna ka të ngjarë të rrisin thirrjet për liderët që të bëjnë më shumë për të ringjallur rritjen ekonomike, pasi autoritetet javëve të fundit kanë vendosur disa masa stimuluese që përqendrohen te konsumatorët dhe te sektori i trazuar i pronave.

Shitjet e produkteve kineze në tregjet e huaja ranë për 14.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, u tha në të dhënat e autoritetit doganor. Kjo është rënia e tretë radhazi e eksporteve kineze. Rënia e eksporteve është më e madhe sesa pritej dhe më e rënda që prej rënies prej 17.2 për qind në janar-shkurt 2020, kur ekonomia u godit në javët e para të shpërthimit të pandemisë COVID-19. Përveç një rritjeje të shkurtër në mars dhe prill, eksportet kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga tetori.

Kërcënimi nga recesioni në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me inflacionin e lartë, kanë kontribuar në dobësimin e kërkesës ndërkombëtare për produktet kineze në muajt e fundit. Eksportet kanë rënë për 12.4 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Dërgesat për në Bashkimin Evropian në shtatë muajt e parë të vitit kanë qenë 288.9 miliardë dollarë, apo 2.6 për qind më të ulëta, u tha në njoftimin e autoritetit të doganave. Ndërkaq, importet janë tkurrur për 12.4 për qind, për muajin e nëntë me radhë.

“Shifrat e tregtisë së Kinës për muajin qershor janë sërish zhgënjyese”, tha Ken Cheung Kin Tai, analist në Bankën Mizuho.

Shifrat e fundit të tregtisë janë treguesi i fundit se rimëkëmbja e Kinës pas pandemisë ka mbaruar. Ekonomia u rrit vetëm për 0.8 për qind në periudhën prill-qershor, ndërkaq papunësia në mesin e të rinjve arriti në shifër rekord prej më shumë se 20 për qind.

Sektori i pronave vazhdon të jetë i trazuar, me zhvilluesit e mëdhenj që po dështojnë të përfundojnë projektet për ndërtimin e shtëpive, që kanë nxitur protesta dhe bojkotim të pagesave të hipotekave nga personat që kanë blerë shtëpi. Muajin e kaluar, Këshilli Shtetëror i Kinës publikoi një plan prej 20 pikash për rritjen e konsumit të përgjithshëm, përfshirë strehimin, kulturën dhe turizmin, por edhe konsumin e gjelbër, sikurse janë automjetet elektrike.

Banka Qendrore po ashtu në javët e fundit ka ulur disa norma të interesit në përpjekje për të ringjallur ekonominë.

Megjithatë analistët kanë paralajmëruar se rritja e borxhit të Qeverisë vendore dhe vendosmëria e zyrtarëve që ta vendosin vendin në një trajektore të rritjes së qëndrueshme ekonomike, nënkupton se masat e ndërmarra më herët nuk do të merren sërish. Pekini synon që të regjistrojë një rritje prej 5 për qind gjatë këtij viti, që përbën një prej synimeve më të ulëta që ky shtet aziatik ka vendosur për dekada të tëra./REL

kine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet