LIVE UPDATES
Bota

Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në

Paralajmërimi vjen nga Ely Ratner, ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes për çështjet e sigurisë së Indo-Paqësorit, si pjesë e dëshmisë së tij në një seancë që mbahet të mërkurën në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për sfidat e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.

20 Mars 2024, 19:02 Nga E. D
Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor
fotot ilustruese

SHBA- Zyrtarët e lartë amerikanë e konsiderojnë luftën e Rusisë në Ukrainë një rrezik kombëtar për vetë Shtetet e Bashkuara, megjithatë ata vlerësojnë se ky rrezik mbetet pas Kinës kur bëhet fjalë për kërcënimet afatgjata ndaj sigurisë së Amerikës.

Paralajmërimi vjen nga Ely Ratner, ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes për çështjet e sigurisë së Indo-Paqësorit, si pjesë e dëshmisë së tij në një seancë që mbahet të mërkurën në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për sfidat e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.

“Republika Popullore e Kinës vazhdon të paraqesë sfidën më gjithëpërfshirëse dhe serioze për sigurinë tonë kombëtare”, do t'u thotë zoti Ratner ligjvënësve, sipas një kopjeje të komenteve të tij të siguruar nga Zëri i Amerikës.

“Republika Popullore e Kinës mbetet i vetmi vend me vullnetin dhe aftësitë gjithnjë e më të mëdha për të mbizotëruar në rajonin e Indo-Paqësorit duke zhvendosur Shtetet e Bashkuara”, paralajmëron zoti Ratner, duke shtuar, “RPK po ndjek qëllimet e saj me aktivitete gjithnjë e më shtrënguese në ngushticën e Tajvanit, detet e Kinës Jugore dhe Lindore, përgjatë vijës së kontrollit aktual me Indinë dhe më gjerë.”

Kjo nuk është hera e parë që zoti Ratner flet për kërcënimin në rritje nga Pekini.

Në tetor ai foli për ushtrinë e Kinës lidhur me atë që ai e përshkroi si një “rritje të mprehtë” të sjelljes së rrezikshme në detet e Kinës Lindore dhe Jugore.

Ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes Ratner paralajmëroi gjithashtu se udhëheqësit e Kinës “po e shrytëzonin gjithnjë e më shumë PLA-në [Ushtrinë Çlirimtare Popullore] si një instrument masash shtrënguese”.

Në raportin vjetor të Pentagonit për Fuqinë Ushtarake të Kinës thuhet se arsenali bërthamor i Kinës është rritur më shpejt se sa pritej, ndërsa Pekini po ndërton infrastrukturën e nevojshme për një zgjerim të mëtejshëm të forcave të tij bërthamore.

Kina i është përgjigjur akuzave të tilla duke akuzuar SHBA-në se po e ekzagjeron kërcënimin.

Të martën, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin lëshoi një paralajmërim të tijin, duke theksuar kërcënimin nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Ukrainës sepse është gjëja e duhur për t'u bërë”, tha Sekretari Austin në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë. “Por ne gjithashtu qëndrojmë pranë Ukrainës sepse është vendimtare për sigurinë tonë.”

“Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me rreziqe të reja të rënda në një botë ku agresioni dhe autokracia janë në marshim dhe ku tiranët janë inkurajuar dhe ku diktatorët mendojnë se mund ta fshijnë demokracinë nga harta”, tha më tej ai.

Zyrtarët e zbulimit amerikan vlerësuan kohët e fundit se kërcënimet nga Rusia dhe Kina janë të lidhura dhe se lufta e Rusisë ka shërbyer për të inkurajuar udhëheqjen e Kinës.

Drejtorja e zbulimit Kombëtar Avril Haines u tha ligjvënësve në fillim të këtij muaji se Pekini ka arritur të marrë lehtësimet e kërkuara prej kohësh nga Moska në këmbim të mbështetjes për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se suksesi rus në Ukrainë mund të “ngjallë ambiciet e udhëheqjes kineze në rastet e paparashikuara që shkojnë nga Tajvani deri në Detin e Kinës Jugore”.

Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Ely Ratner do t'i informojë ligjvënësit amerikanë të mërkurën për masat e Departamentit të Mbrojtjes drejt forcimit të aleancave kryesore në Indo-Paqësor dhe zhvillimit të asaj që ai e quan një “forcë rajonale” përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Filipinet dhe Australinë.

Ai do të dëshmojë gjithashtu se buxheti i propozuar i Pentagonit për vitin 2025 po i jep përparësi investimeve në energjinë ajrore, detare dhe nënujore, si dhe në modernizimin e forcave bërthamore të SHBA-së me një sy drejt përpjekjeve të vetë Pekinit për modernizimin ushtarak./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj