LIVE UPDATES
Bota

Pas tre ditëve debat, Ana Brnabiç zgjidhet kryetare e Kuvendit të Serbisë

Ana Brnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend.

20 Mars 2024, 18:50 Nga r.ll
Pas tre ditëve debat, Ana Brnabiç zgjidhet kryetare e Kuvendit
ana bërnabic

SERBI- Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Brnabiç, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë. Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pro, ndërsa pesë ishin kundër emërimit të saj.

Ana Brnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend. Propozimi që Brnabiç të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve.

Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Brnabiç në krye të Kuvendit. Deputeti opozitar nga Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Borisllav Novakoviç, tha se kryetarja e Kuvendit duhet të jetë e moderuar dhe të tregojë gjakftohtësi gjatë seancës.

“Kam vënë re vetëm kufizime nga Ana Brnabiç”, ka thënë ai, duke thënë se në dy raste ajo ka fyer opozitën.

“Unë mendoj se zonja Brnabiç, ju duhet të punoni në fjalorin tuaj”, shtoi ai.

Lideri i SNS-së dhe ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike të Serbisë, Millosh Vuçeviç, e ka quajtur Novakoviçin, siç raportojnë mediat, “kriminelin më të madh në Novi Sad”, duke pretenduar se ai ka “vjedhur” para nga buxheti i shtetit.

“Zvonko Veselinoviç është shembull i ndershmërisë për ju”, tha Vuçeviç.

Në fund të vitit 2021, Departamenti Amerikan i Financave e cilësoi Zvonko Veselinoviç si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal dhe si një nga figurat më famëkeqe të korruptuar në Kosovë dhe për pasojë e vendosi atë në listën e sanksioneve. Shefi i grupit parlamentar të partisë në pushtet, Millenko Jovanov, tha se lista opozitare “Serbia kundër dhunës” i ndan njerëzit dhe imiton elitën.

"Ju jeni një elitë ashtu siç jam unë një astronaut. Epo, ju jeni një elitë e tillë", tha Jovanov.

Brnabiç tha se opozita ka kërkuar nga Parlamenti Evropian “të shfuqizojë sovranitetin e Serbisë dhe Kuvendit”. Ajo tha se Parlamenti Evropian nuk do të jetë mbi parlamentin serb.

“Nuk ju mjaftoi një rezolutë e PE-së, të cilën e sollët vetë dhe e cila kërkon heqjen e sovranitetit të Serbisë, që PE-ja të mund të pezullojë ligjet tona. Dhe, nuk ju mjaftoi ai turp, po na kërcënoni me një rezoluta e re e PE”, tha Bërnabiç.

Më 8 shkurt, Parlamenti Evropian (PE) miratoi një rezolutë që kërkon një hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet e dhjetorit dhe pezullimin e financave të BE-së për Serbinë në rast se vërtetohet se autoritetet kanë kryer mashtrime zgjedhore. Koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, kishte kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë të mbahet pas datës 8 shkurt, kur deputetët e Parlamentit Evropian do të shpallin zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.

Raportet e organizatave monitoruese vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tregonin se kishte parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. SNS-ja në pushtet dhe udhëheqja shtetërore i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Më 18 dhjetor, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u përcollën me parregullsi, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, fushata negative dhe përhapje frike. Seanca konstituive e parlamentit filloi më 6 shkurt, kur u verifikuan mandatet e deputetëve. Më pas deputetët e opozitës bënë betimin në sallën e kuvendit. Seanca konstituive vazhdoi më 18 mars./REL

ana brnabiç kuvendi i serbise

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit