Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kushner, i martuar me Ivanka Trump, shërbeu si këshilltar i lartë i politikës së jashtme të tij gjatë mandatit të Trumpsi President i SHBA-së 2016-2020. Vetëm javë më parë ai mori një çmim për ndihmën e dhënë në përparimin e kauzës së paqes në Lindjen e Mesme.

SHBA- Jared Kushner dhëndri i ish-presidentit amerikan ka marrë një valë kritikash, pas deklaratave të tij të fundit për Gazën në një komunikim në universitetin e Harvardit. Ai ka tronditur audiencën kur teksa po fliste për luftën Izrael- Hamas që po zhvillohet në Lindjen e Mesme, tha se bregdeti i Gazës mund të jetë i vlefshëm për investime. Ai tha se Izraeli duhet të “pastronte” fillimisht çdo palestinez dhe të mbaronte punën e ofensivës ushtarake në Gazë.
"Është pak si një situatë fatkeqe atje, por nga këndvështrimi i Izraelit unë do të bëja çmos për t'i larguar njerëzit dhe pastaj për ta pastruar atë," tha ai.
Kur u pyet për shqetësimet se banorët e Gazës nuk do të mund të ktheheshin nëse largoheshin, Kushner tha: "Nuk jam i sigurt se ka mbetur shumë nga Gaza në këtë pikë".
Kushner, i martuar me Ivanka Trump, shërbeu si këshilltar i lartë i politikës së jashtme të tij gjatë mandatit të Trumpsi President i SHBA-së 2016-2020. Vetëm javë më parë ai mori një çmim për ndihmën e dhënë në përparimin e kauzës së paqes në Lindjen e Mesme.
Por komentet e tij të fundit kanë shkaktuar kritika të ashpra nga njerëzit që e akuzojnë atë për mbrojtjen e "spastrimit etnik".
Kushner i tha një profesori të Harvardit: "Prona ujore e Gazës, mund të jetë shumë e vlefshme, nëse njerëzit do të fokusoheshin në ndërtimin e mjeteve të jetesës. Nëse paratë që janë shpenzuar në rrjete tunelesh dhe në municione, imagjino çfarë mund të ishte bërë, nëse ato do të kishin shkuar në arsim apo inovacion."
Ish-punëtori i Senatit Amerikan, Dylan Williams, shkroi në X pas komenteve: “Vetëm ditë pasi @ADL-ja @JGreenblattADL i dha atij një çmim për rekordin e tij të punës së politikës, dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, mbron hapur spastrimin etnik të Gazës.”
Just days after the @ADL’s @JGreenblattADL gave him an award for “his record of policy work,” Donald Trump’s son-in-law Jared Kushner openly advocates for the ethnic cleansing of Gaza: https://t.co/VFhidPf60W
— Dylan Williams (@dylanotes) March 19, 2024
Komentatorja demokrate amerikane Lindy Li gjithashtu shkroi: "...Jared Kushner po shikon Gazën për zhvillimin e tij të ardhshëm të apartamenteve luksoze." Ajo tha gjithashtu se Kushner kishte bërë miliarda nga marrëdhëniet e tij me Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët të dy janë të përfshirë në ndërmjetësimin midis Hamasit dhe Izraelit.
If you don’t care that Jared Kushner is eyeing Gaza for his next lux condo development
— Lindy Li (@lindyli) March 20, 2024
Or that he got a multi-billion dollar sweetheart deal from Albania & Serbia
Or that he grifts billions from MBS, Qatar & UAE
Or that he got millions in PPP
Kindly shut the F up about Hunter
Kushner, gjithashtu ish-tregtar pronash, tha se një shtet palestinez është një "ide super e keqe".
Që nga masakra e Hamasit më 7 tetor, forcat izraelite kanë goditur Rripin e Gazës në një përpjekje për të shkatërruar grupin terrorist të Hamasit dhe bastionet e tij. Në këtë proces, mbi 30,000 palestinezë janë vrarë sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit të enklavës. OKB-ja ka thënë se më shumë se tre të katërtat e popullsisë së saj janë zhvendosur dhe mbi një milion janë grumbulluar në Rafah, pranë kufirit.
Ben Wallace UKRAINË- Ish-ministri i mbrojtjes Ben Wallace ka thënë se trupat britanikë në Ukrainë nuk mund të përj...
Alexandra Morton-Hayward BRITANI E MADHE- Ka ende shumë detaje që nuk dihen për trurin e njeriut dhe kjo përfshin se si disa prej ...
fotot ilustruese ARABIA SAUDITE- Një agjenci humanitare e financuar nga Arabia Saudite u zotua të mërkurën të rrisë fondet&nb...
olaf scholz BRUKSEL- Përpara samitit të BE të kësaj jave, kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur në favor të ...
albin kurti. aleksander vucic BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, paralajmëroi të mërkurën se nev...
Bitcoin SHBA- Bitcoin ra nën nivelin e 62,000 dollarëve herët të mërkurën për të fshirë të gjitha fitime...
foto ilustruese RUSI- Një grua u dënua ditën e sotme me tetë ditë burg nga një gjykatë ruse pasi kishte shkruar "Jo...
femijet e gazes BRITANI- Një kirurg britanik, i cili ka kaluar vite duke u bërë vullnetar në spitalet e Gazës, tha se ai nuk ishte...
Osama Hamdan HAMAS- Një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha të mërkurën se përgjigja e Izraelit ndaj propozimit t&eu...
SpaceX RUSI- Rusia ka thënë se është në dijeni të përpjekjeve të inteligjencës amerikane për të p&e...