LIVE UPDATES
Bota

Klinika Infektive në Kosovë pa terapi për HIV/AIDS

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, e cila është përgjegjëse për furnizimin me barna, konfirmon për REL-in se medikamentet që mungojnë për pacientët me HIV, pritet të arrijnë gjatë ditë së mërkurë në aeroportin e Prishtinës - pastaj pritet të bëhet zhdoganimi dhe shpeditimi.

24 Maj 2023, 16:59 Nga k.m.
Klinika Infektive në Kosovë pa terapi për HIV/AIDS
Foto ilustruese

PRISHTINË- “Nuk është hera e parë që nuk kemi terapi. Edhe vite më përpara ka ndodhur kjo, sepse ka shumë vite që jam i infektuar”, thotë për Radion Evropa e Lirë një i infektuar me virusin HIV, i cili trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.  Ka më shumë se dhjetë ditë që ky institucion nuk e ka terapinë që u duhet të të prekurve me sëmundjen infektuese HIV/AIDS.

Kjo po na ndikon në shëndet, e për më tepër po e prek edhe gjendjen tonë psikike”, thotë bashkëbiseduesi i REL-it.

Në Kosovë, aktualisht, janë rreth 80 persona të varur nga terapia për HIV/AIDS. Ata e marrin terapinë në klinikë, pa pasur nevojë për t’u shtruar në spital. Në Klinikën Infektive thonë se porositë për medikamente i kanë bërë me kohë në barnatoren qendrore të QKUK-së, por se “ato mungojnë”. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, e cila është përgjegjëse për furnizimin me barna, konfirmon për REL-in se medikamentet që mungojnë për pacientët me HIV, pritet të arrijnë gjatë ditë së mërkurë në aeroportin e Prishtinës - pastaj pritet të bëhet zhdoganimi dhe shpeditimi.

Shefi i repartit për HIV brenda Klinikës Infektive, Murat Mehmeti, thotë se janë së paku dy lloje medikamentesh që mungojnë e që “nuk dihet se kur do të mund të sigurohen”.

“Ka më shumë se dhjetë ditë që ne kemi mungesë të barit Dolutegravir dhe, po ashtu, është një kombinim tjetër i barit Lopinavir/Ritonavir, i cili ka skadim të afatit dhe si të tillë nuk mund t’ua japim pacientëve”, thotë Mehmeti.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpjegon pasojat që mund t’i shkaktojë trajtimi jo i vazhdueshëm:

“Mungesa apo mosmarrja e rregullt e terapisë rrit mundësinë e zhvillimit të rezistencës së virusit ndaj barnave. Pra, nëse nuk jepet me rregull, përkatësisht nëse ndërpritet marrja e këtyre barnave”.

Alban Gjonbalaj, udhëheqës i Asociacionit Kosovar të Personave me HIV, thotë se ka pranuar disa ankesa për mungesë medikamentesh në Klinikën Infektive.

“Po thonë se [barnat] janë në doganë, por, ta them të drejtën, neve nuk na intereson se ku janë barnat - ato na duhen në klinikë”, thotë ai.

Virusi HIV e dëmton sistemin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda. Sipas të dhënave nga Klinika Infektive, vitin e kaluar janë identifikuar 14 raste të reja me HIV/AIDS, kurse deri më tash këtë vit janë evidentuar edhe shtatë raste të reja. Shumica e të infektuarve janë burra. Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që atëherë rreth 50 persona kanë humbur jetën. Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të HIV/AIDS-it./REL

hiv-aids

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet