22 Mars 2024, 09:34
Nga r.ll
gerald knaus
BRUKSEL- Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka thënë se raportuesja Dora Bakoyannis ka rekomanduar në raportin e saj pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Në postim në "X", Knaus ka thënë se Kosova e ka hequr edhe një pengesë për pranim në këtë organizatë. Ai ka publikuar gjithashtu edhe pjesë nga raporti.
Knaus, thotë se Bakoyannis ka rekomanduar që Kosova aty të pranohet me emrin Kosova, (anglisht: Kosovo), pa u përmendur Republika.
“Raporti nga ish-Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis: “17. Prandaj, Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave: 17.1. Të ftohet Kosova që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”; 17. Të ndahen 3 ulëse”, ka shkruar Knaus. Udhëheqësi i ESI’it, instituti i cili gjatë muajit mars doli me një raport për Manastirin e Deçanit, ku Kosovës i kërkohej të zbatojë vendimin për t’ia regjistruar Manastirit 24 hektarët, nëpërmjet një videoje në nga Athina, ka thënë se sot është një ditë e mirë për Evropën.
“Kosova e ka hequr edhe një pengesë për t’u bërë në maj të këtij viti, si demokracia e fundit në kontinent që nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, e klubit më të vjetër të demokracive që mbush 75 vjet këtë prill. Pas 12 vjetësh, Kosova ka zbatuar vendimin rreth pronës së Manastirit Ortodoks të Deçanit. Kjo është bërë e qartë nga raportuesja e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare Dora Bakoyannis, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë. Ajo ka rekomanduar anëtarësimin, ka definuar kushtet e pasanëtarësimit, kjo do të jetë e mirë për sundimin e ligjit, për pakicat, për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është se do të ketë përkrahje të fuqishme siç duket nga Asambleja Parlamentare dhe pastaj shtetet anëtare në maj mund t’i ndjekin ata, bazuar në të gjitha detajet që janë gjetur dhe ta pranojnë Kosovën. Gjë e mirë për Ballkanin, për Evropën, për Këshillin e Evropës dhe win- win – win për të gjithë”, tha ai.
kosove gerald knaus dora bakoyannis
Bota
22 Mars 2024, 09:25
r.ll
foto ilustruese
AFGANISTAN- Grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për bombardimin vdekjeprurës që ...
Bota
22 Mars 2024, 09:09
M.B
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron
AUSTRALIA– Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha sot se Britania e Madhe do ...
Bota
22 Mars 2024, 08:58
r.ll
JANINË- Autoritetet greke janë vënë në alarm pas gjetjes së trupit të një burri në Janinë. Koka dhe k&e...
Bota
22 Mars 2024, 08:54
M.B
Një punëtor brenda centralit bërthamor të Zaporizhjës. Fotografi ilustruese nga arkivi.
UKRAINA- Rusia ka kryer sulme me 12 raketa...
Bota
22 Mars 2024, 08:41
r.ll
foto ilustruese
SHBA- A është sot momenti që trupi më i lartë diplomatik botëror të mblidhet në një thirrje ko...
Bota
22 Mars 2024, 08:39
M.B
Presidentja moldave Maia Sandu
MOLDAVIA- Parlamenti i Moldavisë miratoi të enjten një apel për të vazhduar me përpje...
Bota
22 Mars 2024, 08:20
M.B
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Ukraina mund të heqë brenda disa ditësh listën e zezë të "sponsor&eum...
Bota
22 Mars 2024, 08:01
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, do të udhëtojë sot në Izrael për të provu...
Bota
22 Mars 2024, 07:47
M.B
Pjesë nga videoja e publikuar nga Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës s&eu...
Bota
22 Mars 2024, 07:56
r.ll
keshilli i evropes
KOSOVË- Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarës...