LIVE UPDATES
Bota

"Koha që mes Republikës Sërpska dhe BeH të caktohet kufiri" Analiza e REL: Sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës në teh

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska - plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion.

3 Qershor 2024, 14:03 Nga r.ll
"Koha që mes Republikës Sërpska dhe BeH të caktohet
millorad dodik

BOSNJE HERCEGOVINË- Për disa është “retorikë boshe” dhe “asgjë e re”, por për udhëheqësin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është koha që mes këtij entiteti dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës “të caktohet kufiri”. Shkak për këtë, sipas tij, është bërë rezoluta me të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka njohur si gjenocid vrasjen e mbi 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë nga forcat serbe të Bosnjës, më 1995.

Për Dodikun, i cili e mohon gjenocidin në Srebrenicë, “dëmi që ka shkaktuar kjo rezolutë nuk mund të zhbëhet” dhe dy entitetet tani “duhet të bëjnë përpjekje të jenë fqinj të mirë dhe të ndahen në paqe”. Bosnje e Hercegovinës “i ka ardhur fundi”, sipas tij.

Qeveria e entitetit serb, me në krye Radovan Vishkoviqin, ka paralajmëruar edhe disa hapa konkretë, në ditën kur ka kaluar rezoluta më 23 maj.

“Qeveria e Republikës Sërpska, në 30 ditët e ardhshme, do të hartojë një marrëveshje, të cilën do t’ua ofrojë kolegëve tanë në entitetin tjetër, për ndarjen paqësore të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Vishkoviç.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska - plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion.

Megjithatë, paqja nuk është se i ka përafruar komunitetet shumicë: boshnjakët, kroatët e serbët. Dodik ka ngritur shpesh mundësinë e ndarjes nga ai që vetë e cilëson si “shtet të dështuar”. Këtë e ka bërë përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të SHBA-së se do të ndërhyjë, për të parandaluar një skenar të tillë.

Po, a mund të ekzistojë Republika Sërpska vërtet si shtet më vete? Për ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy - jo.

“Ndarja ose shkëputja nuk do të thotë pavarësi e Republikës Sërpska ose fund i Bosnje e Hercegovinës. Do të thotë fund i Republikës Sërpska”, sipas tij.

James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se retorika e Dodikut shkakton efekt tejet destabilizues në Bosnje e Hercegovinë, por se është boshe. Sipas tij, Republika Sërpska nuk mund të bëhet e pavarur për një varg arsyesh, por “e para dhe kryesorja është se bashkësia ndërkombëtare u reziston shumë ndarjeve të njëanshme” dhe, rrjedhimisht, do të kishte pasoja të papërballueshme.

“Shkëputja do të ishte jashtëzakonisht e vështirë. Do të kishte ndikim të madh dhe të menjëhershëm në Republikën Sërpska. Do të kufizoheshin të gjitha kontaktet me të, do të mbylleshin kufijtë, Serbisë do t’i kërkohej që të mos e mbështeste, sepse do të rrezikonte anëtarësimin në BE... Unë mendoj se do të kolapsonte relativisht shpejt”, thotë Ker-Lindsay.

Si dëshmi tjetër se sa të vështirë do ta kishte, ai përmend edhe rastin e Kosovës.

“Edhe 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës - me gjithë mbështetjen e SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë - ajo vazhdon të njihet vetëm nga gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Kështu që mund të imagjinoni, nëse Republika Sërpska ndahet, sa pak njohje do të kishte”, thotë Ker-Lindsay.

Ai shpreh bindjen se edhe njohja eventuale nga Rusia - aleate e Republikës Sërpska - nuk do të përbënte ndonjë ndryshim në favor të sajin. Si shembull ai merr rastin e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë - Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Rusia ka vite që i ka njohur ato, por, ndërkohë, ka arritur t’i bindë vetëm edhe katër shtete të tjera që ta bëjnë të njëjtën.

Adnan Qerimagiç, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se përveç faktorëve politikë, janë edhe ata ekonomikë që do ta fusnin Republikën Sërpska në “kaos total”, në rast se do të ndahej.

“... sepse ekonomia e Republikës Sërpska varet jo vetëm nga vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor, por edhe nga Bashkimi Evropian, me të cilin Bosnje e Hercegovina ka marrëveshje stabilizim asociimi, dhe e cila është bazë për kontratat tregtare. Pastaj, varësia e qytetarëve të Republikës Sërpska nga remitencat që dërgon diaspora, është enorme. Të gjitha këto do të viheshin në pikëpyetje nëse do të shpartalloheshin institucionet e nivelit qendror”, thotë Qerimagiç.

Republika Sërpska, ashtu si edhe pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, klasifikohet si ekonomi me të ardhura të mesme të larta nga Kombet e Bashkuara. Sipas Institutit të Statistikave në këtë rajon, paga mesatare neto në prill të këtij viti ka arritur në 1.400 marka të konvertueshme, apo pak më shumë se 700 euro. Borxhi publik është në rritje, ndërsa popullsia në tkurrje.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë, që është bërë në vitin 2013, Bosnje e Hercegovina i ka pasur 3.5 milionë banorë, prej tyre mbi 1 milion në Republikën Sërpska. Por, sipas një analize që ka bërë Instituti i Vjenës për Demografi, nga viti 1990 deri më 2017, popullsia e Bosnjës është tkurrur për 22 për qind, kryesisht për shkak të emigrimit. Papunësia në mesin e të rinjve i kalon 36 për qind, ndërsa shkalla e fertilitetit është një nga më të ulëtat në Evropë.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin mars se nuk beson se Republika Sërpska ka fuqi të ndahet nga Bosnja.

“Ndonëse kërcënimet e Dodikut shkaktojnë dëm, unë nuk mendoj që një entitet i varfër me 750.000 njerëz, me borxhe në rritje, ka kapacitet ta sfidojë NATO-n apo ta shpallë pavarësinë, dhe të jetë i qëndrueshëm”, ka thënë Escobar.

Reagimi i Dodikut pas kësaj deklarate ka qenë i menjëhershëm dhe në një postim në rrjetin X ka thënë se “Republika Sërpska ka fuqi dhe mund të funksionojë edhe nën presione serioze tinëzare”. Këto presione, sipas tij, i bën pikërisht Escobari dhe “struktura e tij në Bosnje, e udhëhequr nga ambasadori amerikan, Michael Murphy”.

Qerimagiç, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, beson se Dodik, tash për tash, është vetëm “duke testuar terrenin”, përkatësisht “duke bërë një hap para dhe një gjysmë hapi prapa”. Në këtë frymë, thotë ai, ka qenë edhe vendimi i Dodikut, më 29 maj, për të tërhequr ligjin për “agjentët e huaj”, i cili është përshkruar si “shtypës dhe jodemokratik” nga Shtetet e Bashkuara.

“Ai po shikon se sa larg mund të shkojë. Ka qenë i qartë kur ka thënë se është duke pritur për rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si edhe për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, dhe, potencialisht, ta përshkallëzojë situatën edhe më shumë”, thotë Qerimagiç.

Dodik, në disa paraqitje publike, ka shprehur mbështetje për rikthimin e Donald Trumpit në krye të SHBA-së, pas zgjedhjeve të nëntorit atje. Sipas Dodikut, Trump nuk do të hezitonte ta shpallte pavarësinë e Republikës Sërpska. Dodik është i afërt edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e ka takuar katër herë prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022, dhe e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Republikës Sërpska”.

Në muajin prill, Dodik ia ka dhënë këtë medalje edhe kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban, i cili shpesh shpreh qëndrime anti-BE dhe proruse. Hungaria, përndryshe, ka qenë vendi i vetëm i BE-së që ka votuar kundër rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sipas Qerimagiçit, komuniteti ndërkombëtar ka mandat për ta mbrojtur paqen në Bosnje e Hercegovinë.

“Ajo që mund të bëjë Perëndimi, është t’i vendosë vijat e kuqe mbi mbështetjen e jashtme që merr Millorad Dodiku, sidomos nga Budapesti dhe Beogradi. BE-ja dhe NATO-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Banja Llukës se as Budapesti e as Beogradi nuk do të jenë në gjendje t’i mbështesin hapat destabilizues që mund të merren”, thotë Qerimagiq.

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, i cili mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, ka thënë në disa raste se atë e kërcënon retorika nxitëse e zyrtarëve të Republikës Sërpska. Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania pikërisht për përpjekjet e tij për të minuar këtë marrëveshje. Pas paralajmërimeve të fundit që ka bërë, BE-ja ka thënë se nuk do të tolerojë sjellje që e rrezikojnë sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës.

BE-ja ka forcën paqeruajtëse në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, të cilës NATO-ja i ofron mbështetje. Analistët thonë se retorika për ndarjen e Bosnje e Hercegovinës mund të mos jetë e re dhe serioze, por druajnë se zhvillimet e tjera gjeopolitike - nga lufta në Ukrainë deri tek ajo në Gazë - mund të mos e mbajnë Perëndimin mjaftueshëm të përqendruar në Ballkan. Strategjia e “karotës dhe shkopit”, sipas tyre, është e nevojshme më shumë se kurrë.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë.

republika serpska bosnje dhe hercegovinë

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë