LIVE UPDATES
Bota

Kompania Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

Shitja e planifikuar e aseteve është veprimi më i rëndësishëm deri më tani i ndërmarrë nga një kompani ruse si rezultat i sanksioneve perëndimore të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, që Rusia e nisi më 2022. Lukoil tha përmes një njoftimi se ka pranuar një ofertë nga Gunvor për shitjen e kompanisë Lukoil International GmbH, e cila kontrollon asetet e huaja të gjigantit të naftës ruse.

30 Tetor 2025, 15:23 Nga E. D
Kompania Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë
foto ilustruese

RUSI- Kompania Lukoil tha se ka pranuar një ofertë nga kompania globale për shitjen e mallrave, Gunvor, për blerjen e aseteve të huaja të saj. Kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi po synon të shesë asetet e saj të huaja pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj saj javën e kaluar.

Shitja e planifikuar e aseteve është veprimi më i rëndësishëm deri më tani i ndërmarrë nga një kompani ruse si rezultat i sanksioneve perëndimore të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, që Rusia e nisi më 2022. Lukoil tha përmes një njoftimi se ka pranuar një ofertë nga Gunvor për shitjen e kompanisë Lukoil International GmbH, e cila kontrollon asetet e huaja të gjigantit të naftës ruse.

“Kushtet kryesore të transaksionit janë rënë dakord më herët nga palët. Nga ana e tij, [Lukoil] e ka pranuar ofertën, duke u zotuar të mos zhvillojë negociata me blerës të tjerë potencialë”, tha kompania në lidhje me ofertën e Gunvor-it.

Gunvor konfirmoi se ishte në bisedime me Lukoil lidhur me mundësinë e blerjes së aseteve. Departamenti amerikan i Thesarit ka lëshuar një licencë duke u dhënë kompanive afat deri më 21 nëntor që të përmbyllin transaksionet me Lukoil dhe Rosneft – një tjetër kompani ruse e energjisë që u prek nga rundi i ri i sanksioneve.

“Nëse do të jetë e nevojshme, palët planifikojnë të kërkojnë një zgjatje të licencës aktuale”, tha kompania Lukoil.

Marrëveshja duhet të marrë miratimin nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja nga Departamenti amerikan i Thesarit, shtoi Lukoil. Gunvor u bë e njohur në fillim të viteve 2000 si tregtari më i madh në botë i naftës ruse. Aksionarët në këtë kompani atëbotë përfshinin Gennady Timchenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili shiti aksionet e tij në Gunvor pasi SHBA-ja e sanksionoi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014.

Si shumë kompani tregtare, Gunvor ka përfituar shumë nga rritja e çmimeve të naftës dhe gazit pasi nisi lufta në Ukrainë dhe Evropa bëri hapa për të ulur varësinë e saj nga energjia ruse. Kompania Gunvor dhe konkurrentët e saj, Vitol dhe Trafigura i kanë përdorur këto fitime për të blerë asete në fusha të ndryshme, nga rafineritë dhe fushat e naftës deri te termocentralet.

Lukoil, që ka selinë qendrore në Moskë, ka rreth 2 për qind të prodhimit global të naftës. Aseti i saj më i madh jashtë vendit është fusha e naftës West Qurna 2 – një prej fushave më të mëdha në botë në Irak, ku kompania ka 75 për qind të aksioneve. Prodhimi në këtë fushë arriti deri në 480 mijë fuçi në ditë në muajin prill, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Lukoil ka në pronësi edhe rafinerinë Lukoil Neftohim Burgas në Bullgari  rafineria më e madhe në Ballkan – që ka kapacitet prodhimi ditor prej 190 mijë fuçi, si dhe rafinerinë e naftës Petrotel në Rumani. Lukoil furnizon me naftë Hungarinë dhe Sllovakinë, si edhe rafinerinë STAR në Turqi, e cila është në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës së Azerbajxhanit, SOCAR, dhe varet në masë të madhe nga nafta e papërpunuar ruse. Lukoil ka aksione edhe në terminalet e naftës si edhe në rrjetet e shitjes me pakicë të karburanteve në Evropë, dhe ka projekte të prodhimit dhe përpunimit të naftës në Azinë Qendrore, Afrikë dhe Amerikë Latine./REL

rusi kompania lukoil

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj