Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Ftoj çdo parti të na bashkohet në këtë front kundër së keqes
Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur k&...
Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur k&...
“Kemi bërë avancim në raportin me Amerikën!” Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet nuk kan&eu...
FOTO/ U gjet i vrarë në makinë, zbardhet identiteti i viktimës në Lezhë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes 6 Shk...
"Popullit ia mas pulsin çdo muaj"/ Rama: U rri mbi kokë punëve, jo si disa që e nxjerrin bukën duke sharë e ofen...
Kryeministri i Republikës Çeke, e cila kryeson Bashkimin Evropian, Petr Fiala paralajmëroi për samitin e parë të 44 krerëve të shteteve në Evropë - të gjithë përveç Rusisë dhe Bjellorusisë - si një mundësi për diskutime më joformale mbi çështjet e sigurisë dhe paqes, krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe synimet e mbrojtjes së mjedisit.
Liderët e 44 vendeve evropiane, më 6 tetor, do të dërgojnë një sinjal të qartë nga Praga për izolimin e Rusisë dhe do të përpiqen të krijojnë një rend të ri pa të, tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.
“Në takim do të bëhen përpjekje për të krijuar një rend të ri pa Rusinë. Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend”, u tha Borell gazetarëve në Pragë.
“Ky është sinjali që duam të dërgojmë, se fatkeqësisht nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë. Rusia është e izoluar... Nuk keni vend, të gjithë të tjerët janë këtu”, theksoi Borell.
Kryeministri i Republikës Çeke, e cila kryeson Bashkimin Evropian, Petr Fiala paralajmëroi për samitin e parë të 44 krerëve të shteteve në Evropë - të gjithë përveç Rusisë dhe Bjellorusisë - si një mundësi për diskutime më joformale mbi çështjet e sigurisë dhe paqes, krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe synimet e mbrojtjes së mjedisit.
“Presidenca çeke e BE-së po përballet me sfida dhe kriza të mëdha nëpër të cilat po kalon Evropa dhe të cilat do të jenë temë e diskutimeve të para të komunitetit politik evropian, qoftë paqja dhe siguria, energjia, mjedisi, ekonomia", tha nikoqiri i samitit, Fiala.
"Qëllimi nuk është që të arrihen konkluzione me shkrim, ndonjë përfundim me shkrim. Qëllimi është që të diskutohet dhe të krijohet një lloj marrëveshjeje kornizë lidhur me veprimet e mëtejshme të vendeve evropiane në ato fusha”, shtoi ai.
Republika Çeke, si mikpritëse e samitit, fillimisht ishte skeptike ndaj nismës së re politike të presidentit francez. Madje në Pragë e quajtën hapur si “kurthi i Macronit”, pasi këshilltari i kryeministrit çek Tomas Pojar, nga frika se vendet e BE-së që nuk janë të interesuara për anëtarë të rinj - përfshirë Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – mund të përdorin këtë format për të vonuar zgjerimin e BE-së.
“Vendet skeptike si Franca mund t’u ofrojnë vendeve kandidate Komunitetin Politik Evropian (KPE) dhe ta bëjnë atë një dhomë pritjeje të përjetshme për hyrje në BE-në”, tha eurodeputeti Aleksandar Vondra, ish-ministër i Mbrojtjes në qeveritë e Partisë Demokratike Qytetare.
Komunitetin Politik Evropian nuk do të jetë zëvendësues i procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit në BE, në radhë të parë të Ballkanit Perëndimor, është thënë edhe nga zyrtarët çekë në prag të samitit, për të cilët, pavarësisht nga ana e spektrit politik, zgjerimi për këtë rajon është një prioritet i vazhdueshëm i politikës së jashtme.
“KPE-ja nuk është gjë tjetër, përveç se që të mendojmë se si BE-ja, në këto kohë të vështira kur kemi një luftë në Ukrainë, mund të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë me një sërë vendesh jashtë BE-së, qoftë Britania e Madhe, Norvegjia apo Zvicra. Natyrisht edhe Ukraina dhe Turqia, sepse Parlamenti Evropian po zhvillon një sërë debatesh rreth asaj se çfarë mund t’i ofrojë BE-ja Ukrainës dhe Turqisë”, tha eurodeputetja çeke Dita Haranzova./REL
Agron Duka TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka folur pas takimit me kreun e PD Sali Berisha për zgjedhje...
Albin Kurti KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se afati prej dy muajsh i marrë nga Qeveria Kurti për r...
Olaf Scholz, Vjosa Osmani dhe Emmanuel Macron PRAGË- Presidentja Vjosa Osmani sot do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancel...
Foto Ilustruese PRAGË- Më shumë se 40 liderë evropianë pritet të mblidhen sot në Pragë për takimin inaugurues ...
TAJLANDË- Të paktën 31 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkoll...
Foto Ilustruese KOSOVË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni 'Toto' në Kosovë. Gazeta Express shkruan se 13 persona j...
Foto Ilustruese SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masa financiare, përkatësisht tw ngrijw pasurinë e pesëmbë...
Kevin Spacey SHBA- Aktori Kevin Spacey i drejtohet gjykatës të enjten për të mbrojtur veten në një padi të ngritur ...
Foto Ilustruese ITALI- 36 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës u arrestuan mëngjesin e sot&...
Momenti i shuplakes FRANCË- Një video që thuhet se tregon një fëmijë 13-vjeçar që goditet me shuplakë nga nj...